Klubi gjirokastrite ka publikuar para pak minutash në faqen e tij në facebook një video motivuese për ekipin para ndeshjes me Kukësin.
Në këtë video, ku shfaqen pamje nga ndeshje të ndryshme të Luftëtarit dhe golave të shënuar prej tij, thuhet se tashmë Europa nuk është më një ëndërr.
Evidentohet edhe fakti se skuadra gjirokastrite ka fituar simpatinë e gjithë Shqipërisë me spektaklin që dhuron në fushë, ndaj dhe meriton të shkojë në kupat e Europës për herë të parë në historinë e saj.
Luftëtari mban vendin e tretë me 5 pikë para rivalëve të Laçit dhe Partizanit tri javë para fundit të kampionatit.