I pari është Griezman, “El Mundo Deportivo” zbulon merkaton e Barcelonës…

12 Maj 2018, 20:25Sport TEMA

Barcelona ka nisur një plan të qartë për rinovimin e skuadrës me futbollistë të rinj në moshë dhe cilësorë dhe do të bëj katër blerje të mëdha duke nisur nga vera e këtij viti deri në verën e vitit 2019, ka zbuluar “El Mundo Deportivo”.

Pas largimit të Andres Iniesta dhe duke qenë se Lionel Messi, Gerard Pique dhe Luis Saurez janë 30 vjeç, katalanasit kanë nisur planin për rinimin e ekipit.

Emri i parë që do të marrin është ai i Antoine Griezman nga Atletico Madrid.

Marrëveshja është arrirë.

Pas blerjeve të Dembele dhe Coutinho, Griezmann do të jetë blerja e radhës 100 milionëshe për Barcelonën, teksa do të afrohet nga akademia edhe mesfushori Carles Alena, që ka shkëlqyer sivjet me ekipin “B”.

Në janar 2019, Barcelona do të marrë brazililianin Arthur për 30 milionë euro nga Gremio, ndërsa në verën e vitit të ardhshëm priten edhe dy blerjet e tjera të shtrenjta që do të kompletojnë planin “blaugrana”, sipas “El Mundo Deportivo”.

1 komente në “I pari është Griezman, “El Mundo Deportivo” zbulon merkaton e Barcelonës…”

  1. Fudbolli shikohe e nuk mesohet nga shako hoxha says:

    Blerjet e barcelones
    Kutinjo…nuk ben nje sprit me shume se 20m
    Dembele…driblon por harron diçka te rendesishme,topin.
    Grizman…per nje vit del ne pension.
    Suaresi…rezohet siku te jete penaldo
    Keta,tiki-taken,po e kthejne ne ” tiki”…..e pas nje ore ” taka”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje