Nënë e bijë shqiptare masakrojnë foshnjën e porsalindur dhe e hedhin në koshin e plehrave: E mbytëm se qante

14 Maj 2018, 16:52Kronika TEMA

Në verilindje të Athinës është shënuar një ngjarje e rëndë që ka tronditur gjithë opinionin publik.

Mësohet se një 19-vjeçare shqiptare dhe nëna e saj, 54 vjeçare, kanë mbytur një foshnjë të porsalindur dhe e kanë hedhur në kazanin e plehrave.

Agresoret janë arrestuar pas përfundimit të hetimeve të cilat konkludonin se në ditën e lindjes, adoleshentja nuk ka shkuar në spital por ka lindur në shtëpi me ndihmën e së ëmës.

Vajza jetonte në zonën e quajtur Petropulis dhe kishte pasur marrëdhënie me një djalë ku ishte ndarë pa i  treguar për shtatzëninë.

Referuar dëshmive të tyre, autoritetet kanë dalë me përfundimin se vajza e ka mbytur foshnjën duke i myllur gojën që të mos qante pasi në gjendjen që ishin nuk mund të duronin.

Pas krimit makabër e kanë hedhur në një qese të zezë në koshin e plehrave ku kufoma u zbulua rastësisht më 26 shkurt 2018.

Ndërkohë, rezultatet e analizës së ADN-së vërtetuan se i kujt ishte fëmija.

Fill pas kësaj, adoleshentja dhe nëna e saj u arrestuan. për krimin e rëndë. (TemA)

4 komente në “Nënë e bijë shqiptare masakrojnë foshnjën e porsalindur dhe e hedhin në koshin e plehrave: E mbytëm se qante”

  1. Erza says:

    Njerez me probleme mendore. Ka keshtu monstrash gjithanadej.

    1. ben says:

      Erza-drejt jeni shprehur, por nuk e kuptoj se cfare eshte ky trend gazetash qe permendin fjalen “shqiptare” apo “shqiptar”, kur ketu behet fjale per te semure psiqike qe mund te jene te cdo nacionaliteti. Kjo tregon se edhe gazetaret e TEMA-s nuk jane te privuar nga mangesite profesionale nga e cila vuan aq shume gazetaria jone kombetare.

  2. Doni shtet apo rrumpalle vdekjeprurese says:

    Burg te perjetshem per keto bushtra. Bravo policia greke.

  3. ''....nese gervish sadopak nje muslimon shqipfoles,do te zbulosh ''arabin'' qe ai fsheh mes veti.......! says:

    sunitokomentues, jeni rrace gjaxore arabe do te thoshte dikush…………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje