Neymar: Të gjithë e dinë pse kam ardhur te PSG. Tani mendoj vetëm Botërorin

14 Maj 2018, 10:03Sport TEMA

Ylli i PSG, Neymar thotë se është i lodhur nga zërat për një transferim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Mediat e ndryshme europiane kanë pasur informacione të vazhdueshme mbi interesimin e Real Madridit dhe Manchester United për yllin brazilian.

26-vjeçari është lidhur me një largim të papritur nga PSG, pas vetëm një sezoni në Ligue 1, pavarësisht se është kontraktuar me parizienët deri në vitin 2022.

Presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, tha të shtunën se ishte “2000 për qind” i sigurtë se Neymar do të qëndronte me kampionët e Ligue 1, shkruan Telesport.

Spekulimet janë, gjithashtu, në rritje të lodhshme ndaj Neymar, i cili u emërua “Lojtari i sezonit në Ligue 1”, të dielën.

“Gjithkush e di se për çfarë kam ardhur këtu, se çfarë dua të bëj, qëllimet që kam, – tha ai. – Qëllimi im tani është Kupa e Botës.

Nuk është koha për të folur për transferimet.

Jam pak i lodhur tani me këto zëra të mediave”.

Neymar shënoi 28 gola në 30 ndeshje për PSG, përpara se sezoni i tij të përfundonte para kohe, nga një dëmtim serioz në këmbë, në muajin shkurt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje