SHIFRAT: Më shumë vdekje se lindje, bie me shpejtësi numri i popullsisë

14 Maj 2018, 15:19Ekonomia TEMA

Treguesit demografik të Shqipërisë shënuan një rekord negativ historik, teksa për herë të parë numri i vdekjeve ka kaluar atë të lindjeve.

Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e parë të këtij viti në vend lind 285 veta më pak se sa vdiqën për të njëjtën periudhë duke bërë që shtesa natyrore e popullsisë të rezultojë negative.

Të dhënat e detajuara tregojnë se përkeqësimi i treguesve të popullsisë është rezultat i rënies së lindshmërisë. Sipas INSTAT, për periudhën janar mars të këtij viti në të gjithë vendin u regjistruan vetëm 5669 lindje ose 18 për qind më pak se sa e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Lindshmëria në Shqipëri po bie me ritme të shpejta duke paralajmëruar një krizë të thellë demografike në të ardhmen. Sipas INSTAT, vitin e kaluar numri i lindjeve shënoi nivelin më të ulët që nga viti 1930, kohë në të cilën shteti shqiptar krijoi për herë të parë regjistrin civil. Por ky rekord negativ me gjasa do të përkeqësohet sërish këtë vit.

Në tre dekadat e fundit, popullsia e Shqipërisë është ulur me 410 mijë vetë. Por shkaku i kësaj rrudhje ka qenë i lidhur vetëm me emigrimin masiv i shqiptarëve.

Tani vendi po kërcënohet edhe nga shtesa natyrore negative e popullsisë, pra rënia e lindshmërisë nën nivelin e vdekjeve, çka do ta thellojë edhe më shumë tkurrjen e popullsisë.

Ky skenar i frikshëm për Shqipërinë u paralajmërua edhe nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila në një raport të fundit parashikon se brenda një shekulli popullsia e Shqipërisë mund të rrudhet edhe nën 1 milionë vetë.(tch)

5 komente në “SHIFRAT: Më shumë vdekje se lindje, bie me shpejtësi numri i popullsisë”

  1. Albani says:

    O burrani o shqiptarë shtrengoni pushket dhe shenoni ne shenjester, mos qelloni ne lavaman dhe tullumbaca

  2. Shqipo says:

    Ku punon shteti ktu per mireqenien e Shqiperise?

    Ku del qytetari per te protestuar per te drejten te jetoje i qete ne vendin e tij?

    Partite politike shesin votat ….ne biem dakord tja u japim. Ja ku jemi tani.

  3. IVONI says:

    NATYRISHT , KETO JANE VESHTIRESITE E “INTEGRIMIT” NE SISTEMIN E EKONOMISE SE TREGUT , PRA TREGU I LIRE , KARAKTERISTIK PER “MATRAPAZET ” NE GJUHEN POPULLORE ..! SUKSESET DO TI SHOHIM KUR ” IDEOLOGET ” TE KENE SHKATERUAR KOMBIN ..! …POPULL SHIH SE C`KE RROTULL ..!

  4. shqip says:

    Do ta shtojne muxhajdinet . Te kishte Pune , gjysma e te keqes . Do vinin emigrante e do shtonin popullsine . Po ketu Po ikin edhe zogjte . Jemi populli me bukeshkale i planetit . Hodhem Poshte te gjitha politikat sociale qe ngriti sistemi i kaluar . Arsim , shendetsi , perkrahje sociale per familjet ne numer te madh . Pune e garantuar , çmime tavan qe lejonin te jetoje edhe me aftesi te kufizuara . Pregatitje kuadrosh , shkolla profesionale , rend e qetesi . Pasterti dhe siguri ushqimore . Zhvillim gradual e i qendrushem makro ekonomik . Te gjitha qe i duhen nje vendi , per tu quajtur shtet . Prisni se s’keni pare gje akoma . Edhe natyra po hakmerret . Erozion , permbytje , thatesire kur je i mbytur ne uje . Zjarre te qellimshme , vetem te kullosin delet . E te tjera qe s’di nga ti zesh , e nga ti lesh . Pa lene menjane plaget sociale qe Po e bejne rinine te mos gjeje rruget e duhura . Por te gjithe e Kane mendjen te pasurohen sa me shpejte . Droge , vjedhje , prostitucion , korrupsion . Çudi do jete Po mbijetuam me gjithe keto vese .

  5. Don says:

    Sigurisht po te hash miell te importuar nga Serbia dhe Ukraina patjeter qe do shtohet numri i cifteve qe nuk lindin dhe i meshkujve sterile dhe impotente.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje