Gent Strazimiri të enjten me miell në Kuvend (koburen do e lërë në shtëpi)

15 Maj 2018, 21:44Politika TEMA

Opozita ka paralajmëruar se nuk do të ketë normalitet parlamentar deri në largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. I ftuar në studion e lajmeve të Ora News deputeti i PD, Gent Strazimiri nuk dha shumë detaje se çfarë do të ndodhë, pasi sipas tij është herët për të folur.

Ai tha që pritet një reagim i madh qytetar.

Ilva Tare: Ju keni paralajmëruar që nuk do të ketë normalitet në Kuvendin e Shqipërisë, çfarë do të thotë kjo?

Gent Strazimiri: Do të thotë që nuk do të ketë normalitet, do të thotë që çështja pavarësisht se Rama do të flasë për mbrojtjen e lulelakrës në bujqësi çështja është Fatmir Xhafaj dhe mbrojtja që ai i bën Fatmir Xhafajt dhe organizatave të tjera kriminale. Duhet të flasim për një Shqipëri që ka 5 vjet që 100% të ministrave të Brendshëm i ka o në burg ose subjekt të ligjit antimafia për shkak të përfshirjes së tyre në faktorë të narkotrafikut dhe që kjo qeveri që vetëm drogën nuk ka ndërmend të luftojë.

Ilva Tare: Çfarë do të ndodhe të enjten, do të ketë miell, vezë…?

Gent Strazimiri: Nuk është pak herët për ta menduar?

Ilva Tare: Është herët ngaqë është pasnesër…

Gent Strazimiri: Unë nëse e ke me merak marr dhe pak miell nuk është problem, por besoj që është herët për ta menduar. 

Ilva Tare: Mund ta thoni kur është regjistruar videoja?

Gent Strazimiri: Është gjatë kohës që Fatmir Xhafaj është ministër i Brendshëm në detyrë.

Ilva Tare: Ju prej sa kohësh e dispononit atë përgjim ?

Gent Strazimiri:  Mjaftueshëm për ta parë dhe për të provuar autenticitetin e saj.

Ilva Tare: Pra e keni verifikuar, personazhet që janë përfshirë..

Gent Strazimiri: Gjithçka, ngelet vetëm prokuroria nuk ka verifikuar.

Ilva Tare: Ka marrë audion sot

Gent Strazimiri: Ka marrë audion, por nuk ka marrë dot të dënuarin me 7 vite burg për trafik droge.

Ilva Tare: Është kompetencë e Prokurorisë ta bëjë këtë?

Gent Strazimiri: Prokuroria dhe policia. Në momentin që ai është dënuar duhet të shkojnë dhe të merren me të. Ligji antimafia është i detyrueshëm për zbatim.

Ilva Tare: Si veprohet kur nuk ka një kërkesë nga pala italiane?

Gent Strazimiri: Çështja e ekstradimit është çështje tjetër. Ai është një shtetas i dënuar për disa krime që në legjislacionin shqiptar përfshihen në ligjin antimafia. Ai dhe të afërmit e tij duhet të futën në sitën e aseteve financiare për të parë nëse pasuritë që i kanë krijuar i kanë për shkak të veprimtarive mafioze apo jo. I gjithë ky proces është i kompromentuar për sa kohë detyrën për ta bërë këtë punë e ka vëllai i tij që është subjekt i ligjit antimafia.

Ilva Tare: A ka shteti shqiptar një dokument që ai është i dënuar në Itali?

Gent Strazimiri: Kush nuk e ka, vetë Fatmir Xhafaj tha që gjendet në internet. Pasi e mohoi më në fund tha që ky dokument gjendet në internet.

Ilva Tare: A ka përgjime të tjera, ose pjesë që nuk janë publikuar ende?

Gent Strazimiri: Nuk mund të jap përgjigje për këtë. Gjithësesi është një person i dënuar me 7 vite burg.

Ilva Tare: Nëse Xhafaj nuk jep dorëheqjen cfarë do të bëjë PD?

Gent Strazimiri: PD nuk do të rreshtë së punuari. Kjo nuk është vetëm një betejë e PD. Gjithësecili prej jush duhet të pyesë  si tja bëjmë të ndihmojmë PD të heqim këtë vagabondë nga pushteti.

Në lidhje me akuzën për falsifikimin e nenit 491 të reformës në drejtësi që lidhet me ekstradimin, Strazimiri tha:

“Fatmir Xhafaj është zoti i reformës në drejtësi. Reforma në drejtësi është Fatmir Xhafaj. Bëhet fjalë për një pjesë të asaj reformës që është deformuar reformuar duke sjellë ligjet e organizimit jashtë kuadrit kushtetues. Rasti konkret, ne kemi qenë në çadër. Opozita pati kontributin thelbësor tek ndryshimet kushtetuese që u arritën me 140 vota. Më pas në mënyrë të vazhdueshmë u përzu opozita dhe cdo faktor tjetër. Në rastin konkret është krejtësisht e vërtetueshme në faqen e interentit të Kuvendit që ai nen, që i intereson vëllait të Fatmir Xhafës është futur në seancë, nuk ka pasur debat, nuk është futur në komision ligjesh”

10 komente në “Gent Strazimiri të enjten me miell në Kuvend (koburen do e lërë në shtëpi)”

  1. Cuku says:

    Le te vene fotografine e.Arben Ndokes ne hyrje te Parlamentit dhe tia.shikojme.« trimerine »’ketij halabaku kokezbathur,,,,,,

  2. raul says:

    A nuk eshte kopje e Himlerit te Rajhut te Trete kjo fytyre gestapoje,,,

  3. xxx says:

    Ky as deri te koqet si shkon Himlerit

  4. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Mos e merr koburen
    se t’a grisi xhepin
    por, dhe po e more
    rrafshoje mir thepin.
    *
    Meqë zell i madh
    kaq for të ka hyp
    propozo që burrat
    të mos venë rryp.
    *
    Jo për gjë po nxefen
    e me rryp kaishi
    të fusin të rrafme
    sa të nxihet mishi.
    *
    Por, edhe me Kishë
    edhe me xhami
    Druri esht hallall
    kur e pëson ti.
    *
    T’a marrë vesh EUSA
    t’a marrë vesh mileti
    se Banda PëDë
    s’ka pik dinjiteti.

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      O Gopisti , je fantastik fare , nuk e di nga te vjen ky frymezim , nejse , nga do qe te vije , je i pa pare ….tung shoku……

  5. Shigjeta says:

    O me cfare plerash kemi te bejme , me sfare te niveli perfaqeson ky pis , dhe seshte vetem ky , eshte Salianji , Muli , Strazovaci , nese keta zgjidhen si te rekomanduar nga larte ( nga kryesia pd – se), ne regull sepse e tille eshte kryesia , te tille do zgjedhe , dhe ata qe ishin si te thuash pak me nivel , i largoi Lul karabushi , nuk iduhet , i duhet te tille kamikaze , nese i zgjedhin me votim te lire , atehere mjer per ata votues , qe zgjedhin ket , tregojne nivelet me te ulta te IQ , eshte turp i madh te te perfaqesoje Salianji , apo Strazimiri , ne parlament

  6. Beni bo says:

    Si ka .mundesi qe jane te gjithe jashte keto kafshet e zoo pd…..ma ka ate koken si koka e ketij timit ….yyyyyt rrac e keqe qe qelbet dynjane.

  7. Hysen Boshti says:

    Ky vetem me kerbac merr vesh sepse nuk eshte ne hava njeriu, por si kafshe, e kafsha (disa nga me te egrat) vetem me dhune kuptojne. Me sa duket I ka ardhur koha per tu rrahuar, pasi ka kaluar ca kohe pa te, por te mos e kerkoje se e gjen si gjithmone.

  8. Petrit says:

    Ku ka njeri me te çplare se ky…si si vjen turrp qe del ne shesh..plere

  9. Alidemsi vjeter says:

    Deri me sot nuk kam pare “Dardhe boksi levizese” me syze dhe me gishta perpjete.Kjo ndodh vetem ne Parlamentin shqiptar,ku Kryetari i jep “veshtiresi pune” kesaj “dardhe levizese” per sakrificen qe ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje