Skandali në Vlorë, policia s’lejon izraelito-amerikanen të hyjë në shtëpinë e saj të uzurpuar

15 Maj 2018, 20:38Politika TEMA
Skandali në Vlorë, policia s’lejon izraelito-amerikanen të

“Fiks Fare” denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal në Policinë e Shtetit. Një shtetase shqiptare e amerikane, me kombësi hebreje, u ankua se Policia e Vlorës e shoqëron sa herë që tenton të futet në shtëpinë e saj, që e ka me hipotekë.

Rashel Sollomoni ka bërë 4 kallëzime penale në Policinë e Vlorës, kundrejt shtetasit Saimir Selimi. Sipas saj, ky shtetas i ka uzurpuar një apartament banimi në qytetin e Vorës, në Zonën Kadastrale 8.603, me adresë “Rruga Sadik Zotaj, godina 1.104, hyrja 1”, me sipërfaqe 73.4 metra katrorë, me pronarë Neti Loni Matathia dhe Rashel Loni Sollomoni.

Kallëzimin e parë e ka bërë në datën 23 mars 2018. Më pas ka bërë kallëzime në muajin prill dhe në muajin maj.

Ajo tregon se gjyshërit e saj kanë ardhur nga Greqia dhe janë vendosur në Vlorë. Pas mbylljes së kufijve, pas Luftës së Dytë Botërore, familja e saj qëndroi në Vlorë. Familja mori në administrim një apartament në Vlorë, të cilin e hipotekuan. Në vitet ’90, kur u hapën kufijtë, Rasheli dhe e motra, Neti, emigruan drejt Izraelit, ndërsa prindërit e saj një vit më vonë. Por, gjatë kësaj kohe, apartamenti i saj në katin e parë u uzurpua nga një familje, që dikur kishin qenë komshinj.

Familja e saj ka hapur disa procese gjyqësore në Gjykatën e Vlorës, Apel, e deri në Gjykatën e Lartë, ku rezulton se është bashkëpronare me të motrën e këtij apartamenti. Madje ka edhe një certifikatë pronësie të lëshuar më 13 dhjetor të vitit 2017, ku rezulton pronare. Ajo thotë se, sa herë që shkon në këtë apartament, Policia e Vlorës e shoqëron atë dhe jo personin që ia ka zënë.

Pas denoncimit, “Fiks Fare” shoqëroi zonjën në këtë apartament. Menjëherë sapo shkoi atje, ajo debatoi me personin që ia kishte uzurpuar, Saimir Selimin. Ai i tha të mos tentonte ta hapte, pasi do të lajmëronte policinë. I telefonoi ndërkohë policisë dhe i tha se ka ardhur sërish shtetësja në fjalë. Madje e fotografoi dhe ua dërgoi punonjësve të policisë. Nga ana tjetër, zonja Rashel kishte marrë masa për ta hapur shtëpinë, pasi kishte marrë me vete edhe një marangoz.

Pas disa momentesh, në vendngjarje mbërrin një agjent policie, i cili i kërkon zonjës Rashel të mos tentojë të hapë shtëpinë, pasi do ta shoqëronte në komisariat. Ai thërret një furgon policie dhe, bashkë me marangozin, i shoqërojnë ata në polici. Ndërkohë, për denoncuesin, policët u thanë atyre se do të vinte vet.

Gjatë kohës së shoqërimit, “Fiks Fare” kontaktoi me zëdhënësen e Policisë së Vlorës, së cilës i treguan për shoqërimin e zonjës Rashel Sollomoni. Ajo u përgjigj se “është proceduar penalisht për shkatërrim të pronës”.

Pas më shumë se tri orësh e shoqëruar, zonja u lirua. Edhe pse tha se u shoqërua vetëm ajo dhe marangozi, ndërsa denoncuesi erdhi vet. Në fund, izraelito-amerikania tha se apartamentin e ka me certifikatë pronësie. “Fiksi” kontaktoi sërish me zëdhënësen e Policisë së Vlorës, duke i bërë të ditur se zonja Rashel Sollomoni pretendonte se prona është e saj. Ajo iu përgjigj gazetarëve se “banesa është në pronësi të një shtetasi tjetër. Për pjesën e pronësisë, palët janë në proces gjyqësor në Gjykatën e Lartë, Tiranë”. Gazetarët e “Fiks Fare” i dërguan asaj të gjitha vendimet e gjykatave, nga Shkalla e Parë deri në Gjykatën e Lartë, ndërsa zëdhënësja u shkroi se “çështjet i ka Prokuroria si rast”.

“Fiksi” pyeti prokuroren e Vlorës, Flora Çela, e cila është koordinatore e informimit, e cila u tha gazetarëve se në vitin 2017 është regjistruar një procedim për falsifikim ndaj zonjës Sollomoni, por çështja është pushuar. Sipas saj, për kallëzimet e fundit për thyerje e dhunim banese, Prokuroria ka vendosur të mos fillojë hetime, pasi janë konflikte që zgjidhen në gjykatë. Në lidhje me kallëzimin e bërë nga zonja Sollomoni për vetëgjyqësi, prokurorja tha se çështja është ende në verifikim e sipër.

Pra, në të gjitha rastet, Prokuroria nuk po e heton zonjën Sollomoni për shkatërrim prone, siç pretendon Policia e Vlorës.

19 komente në “Skandali në Vlorë, policia s’lejon izraelito-amerikanen të hyjë në shtëpinë e saj të uzurpuar”

  1. Daku says:

    Ku eshte skandali ketu?!!! Apo vetem qe eshte izraelite? E pastaj? Po te ishte katunare nga Babica do e kishit nxjerre te fiksi? Mos nxirrni vetem pretendimet e ksaj burrit izraelit , shikoni dhe ca thote pala tjeter.
    Hajt tung

  2. aty afer says:

    Po Neti Sollomoni do shtepi ne Vlore tani? patjeter qe do te ja japi vajzes, Ronedes, pa baba. Te gjeje babain e vajzes nje here, pastaj do ja japin shtepine Netit dhe Rasheles.Po megjithemend, u thoni atyre te fiks-fare te gjejne babain e Ronedes dhe ai mund te kujdeset per shtepine. Histori trilli.

    1. vl says:

      Po cfare te duhet ty se me rrobt e saj or trim. Apo e ke edhe ti shoke ate qe ka zene shtepine. ?

    2. ErionS says:

      Ti ” aty afer” ti injorant qe ben shjegime te tilla ne vend qe te analizosh rastin merresh me babain e vajzes se personit ne fjale ane e shan ane e Bagdad …injorant ..ti e ke pyetur tet eme se kush e shkerdheu qe doli bytha jote apo te zuri na pylli I sodes ..idiot lamash navosele …ik qiu ne ndonje ferr andej nga ke dal

  3. aty afer says:

    Se po kthehem prape; pse nuk thoni shqiptare-izraeliten por izraelite – amerikanen? Se babain ka izraelit, vete eshte shqiptare, tani shqiptare-izraelite dhe pastaj eshte bere izraelite amerikane.

  4. 2025-alb-nakba says:

    te qafsha moj shege..ku je ne izrael…je ne Albaniston te shpeja e Selim Selamit prej vlone me gjoksvrime….

  5. tfgs1 says:

    sunitet zaptues………..

    1. Gi says:

      C’ne nuk ke fol i pari ? Po ta kalojne te tjeter

  6. GJINOJA says:

    Ç’t’u desh mos Rashel që bleve shtëpi në Vlorë, në vendin e kusarëve. Të tjerët që janë shqiptarë të pastër po ikin nga Shqipëria, ti që je gjysmë shqiptare po vjen!

  7. Askushi says:

    Keto i njoh sh mire. Dhe ka te drejte. Shtepija ka qene e tyre qe nga momenti kur eshte ndertuar dhe deri sa ajo familje eshte shperngulur ne Izrael. E njoh dhe personin qe eshte brenda. Ai thjesht banon aty.

  8. katarakti says:

    Ndofta duhet pare se pari pronesia. Kur çifutet u larguan nga Shqiperia pas 1990-tes shtepite ishin te shtetit. Ti duhej te paguanje çdo muaj qerane, dhe ujin dhe driten qe konsumonje. ndryshe shteti ta merrte apartamentin. Keta dukes se kane ikur ne Izrael ne ate kohe. Dhe kur eshte bere privatizimi ndofta nuk kane qene ne Shqiperi dhe nuk kane qene pronare. Shteti mund te ia kete dhene kete shtepi atij qe e ka sot. Eshte e thjeshte te zbulohet se kush eshte i pari pronar privat i shtepise pas 1990-tes. Labi apo çifutja.

  9. vlora.vlora says:

    ha ha me certifikate ?,ne kete rast policia i mer te dyja palet ne komisariat dhe shikon dokumentacionin qe ka cdo pale ,dhe me konkretisht personi qe ka zene pronen e tjetrit me dhune apo me cdo menyre tjeter duhet te futet brenda,po nje gj skuptoj ai personi nga dritarja eshte futur ? se dicka calon ketu

  10. Daku says:

    I fitove 7 Euro sot tfgs. Ha mute lumte.

  11. ura says:

    grekmutet nuk rrine dot pa helmuar gjithcka tonen.

  12. sapa says:

    Ska mundesi te ndodhe kjo pune ne shqiperi,po hapen negocjatat per evrope,i ka plotesuar kushtet,duan ti prishin imazhin me keto lajme.

  13. demok says:

    Ti gjej njehere si vajte privatizove shtepine e tjetres,qe ka jetuar aty deri ne 91,pastaj me nge shko gjeja babain vajzas.

  14. DINGO says:

    Zgjidhja do ishte sikur Izraeli ti fuste 2/3 raketa Vlores se nuk ka vend me te piste nga te gjitha anet.Keta qe qiheshin ne bythe per nje hashure dikur dhe jetonin neper kallamet e Sodes dhe te choles sot na hiqen dhe italiane.pederaste te shitur dhe keta.

  15. Plato says:

    dhe izraelite dhe amerikane, me tere kota grada, ckerkon ne vlore!?

  16. A. says:

    Eh he mos skandalizoni dhe asq shume, se dhe kjo zonja shtepine e ndonje palestinezi ka zene kur ka vajt ne Izrael. Bota eshte me rrota.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje