Joachim Low rinovon kontratën deri në vitin 2020 me Kombëtaren gjermane

15 Maj 2018, 15:50Sport TEMA

Joachim Low ka vazhduar kontratën deri në vitin 2020 me kombëtaren gjermane. Trajneri 58-vjeçar ka nënshkruar kontratë të re me katër herë kampionët e botës.

Para kontratës, ish-tekniku i Austria Wien kërkohej nga gjigantët e Premier League, Chelsea, si zëvendësues i italianit Antonio Conte, i cili nuk do të jetë më në krye të londinezëve.

Së bashku me trajnerin kanë rinovuar edhe ndihmësit e stafit të tij, Thomas Schneider, Andreas Kopke, të dy deri në vitin 2022 dhe Oliver Bierhoff me Marcus Song deri në vitin 2024.

Në vijim Low do të udhëheqë ekipin kombëtar në Botërorin që do të zhvillohet në Rusi më 14 qershor deri më 15 korrik.

Në vazhdim pritet të publikojë edhe listën e lojtarëve që do të marrë me vete në këtë kompeticion, ku mes tyre do të jetë edhe mbrojtësi shqiptar nga Gostivari që aktivizohet në radhët e Arsenal, Shkodran Mustafi.

Ndeshjen e parë gjermanët e luajnë ndaj Meksikës më 17 qershor ndërsa të dytën ndaj Suedisë, më 23 qershor dhe të tretën e kanë më 27 qershor ndaj Koresë së Jugut.

Në këtë garë me rëndësi do t’i mungojë mbrojtësi i Bayern Munich, Jerome Boateng, i cili mbeti i dëmtuar në sfidën ndaj Real Madrid në Champions League.

Ai është në drejtim të Gjermanisë që nga viti 2006-të, me të cilën ka fituar Kupën e Botës në vitin 2014-të, Kupën e Konfederatave në 2017-ën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje