Unai Emery beson se ylli i PSG, Neymar, do të mbetet pjesë e kampionëve të Ligue 1, sezonin e ardhshëm. Ylli brazilian, 26 vjeç, është lidhur me një transferim te Real Madridi dhe Manchester United, pavarësisht se është i kontraktuar me parizienët deri në vitin 2022.
Megjithatë, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, tha të shtunën se ishte “2000 për qind” i sigurt, se braziliani ndërkombëtar do të qëndronte në klub. Emery, i cili largohet nga “Parce des Princes” pas dy sezonesh, ndjen se Neymar do të mbetet te PSG.
“Ky sezon ka pasur raste, kur gjithçka që lidhet me Neymar ishte e tepërt, – tha ai për “Cadena SER”. – Neymar nuk flet shumë, na tha se ishte lodhur nga gënjeshtrat që janë thënë për të. Nuk do të jem zëdhënës i Neymar, por mendoj se sezonin e ardhshëm do të qëndrojë te PSG. Do të ishte gjëja e duhur për lojtarin dhe për klubin”.
Neymar shënoi 28 gola në 30 ndeshje të luajtura në sezonin e tij të parë te PSG, por një dëmtim i rëndë në këmbë, në shkurt, e pa sezonin e tij të përfundojë para kohe. Emery beson se braziliani ishte në rrugë të mbarë për sezonin e tij më të mirë, para se të lëndohet:
“Kam gëzuar shumë, duke e pasur Neymarin nën urdhëra. Kam qenë shumë i kënaqur me të. Ai është në nivelin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, – tha ai. – Dëmtimi e ka lënduar atë. Jam i bindur se do të arrijë nivelin maksimal”.
As ka qene dhe as do te jete ne nivelin e Ronaldos, pasi ke Mesi nuk ka arritur askush deri me sot.