Dorëzohet Ronaldo: Do të paguajë 30 mln euro gjobë për të shmangur burgun

14 Maj 2018, 16:48Sport TEMA

Mes pagës strasferike dhe sposorëve gjigandë, Cristiano Ronaldo e ka luksin që të falë disa miliona, kur në mes është dhe fjala ‘burg’.

Portugezi, që kohët e fundit ka qrnë në telashe fiskale, pothuaj si të gjithë yjet e botës së futbollit, ka pranuar të paguajë 30 milionë euro, si kompromis për taksat e mospaguara. 

Lajmi është dhënë nga ‘El Confidencial’, sipas së cilës ylli portugez është duke kërkuar të gjejë një akord me agjencinë e kontrollit të pasurisë dhe prokurorisë për të ndërprerë procedimin fiskal.

Ronaldo ka pranuar që të marrë pësipër fajësinë për 4 vepra të pretenduara, duke paguar një shumë prej 14.7 milionë euro(për të drejtat e imazhit në periudhën 2011-2014) dhe një gjobë prej 30 milionë euro, duke shmangur kërkesën për 2 vjet burg.

Por ndërkohë përfaqëesuesit ligjorë të Ronaldos janë duke negociuar për të paguar vetëm gjobën prej 30 milionë eurosh dhe me shumë gjasa e gjithë çështja do të mbyllet përpara finaleve të Botërorit.

Sipas të njejtit burim, Ronaldo ka kërkuar edhe përfshirjen e Realit në këtë çështje, por këta të fundit kanë përjashtuar kategorikisht, edhe pse nuk përjashtohet mundësia e rritjes së pagës për të ndihmuar futbollistin për të përballuar gjobën.

1 komente në “Dorëzohet Ronaldo: Do të paguajë 30 mln euro gjobë për të shmangur burgun”

  1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Ike
    o Ronaldo
    …………….. ike
    mes pagës STRA – SFERIKE
    e SPOSORËVE Gap e Nike!

    P.S.

    SPOSOR = pa përkthim
    STRASFERIKE = Shumë e rumbullakët
    Stra (to) sferike = Shumë e lartë (stratosferë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje