Zyrtare: Kukësi në vazon e parë në Champions… në pritje të Skënderbeut

14 Maj 2018, 10:57Sport TEMA

Zyrtarizimi dje i vendit të dytë në Superiore për Kukësin ka përkuar edhe me zyrtarizimin e pranisë në vazon e skuadrave të forta në shortin e turit të parë të Ligës së Kampioneve.

Sigurisht, verilindorët duhet të presin të mësojnë se çfarë do të ndodhë me Skënderbeun dhe apelimin e tij në KAS para se të fillojnë përgatitjet për një aktivitet të tillë.

Por në kushtet aktuale, vendimi në fuqi është ai i përjashtimit nga Europa të korçarëve, që bën kuksianët pjesëmarrës në Ligën e Kampioneve.

Nëse Skënderbeu dihej se e kishte të sigurt praninë në vazon e më të fortëve për turin e parë, kësaj arritje tashmë mund t’i gëzohet edhe Kukësi.

Me mbylljen e pjesës më të madhe të kampionateve në Europë dhe me përllogaritjet e koeficienteve, skuadra e drejtuar nga Pakult e sheh veten mes 15 emrave në pjesën e sipërme të grupit të ekipeve që marrin pjesë në Ligën e Kampioneve në këtë tur duke pasur mundësi më të mëdha për kalimin e tij.

Kështu do të ketë ekipe të kampionateve më të dobëta si rivalë, ndërsa eviton emra si Ludogorets, Sëlltik, APOEL, Astana, Karabak apo Crvena Zvezda.

VIP Sport ju sjell më poshtë listën e të gjithë skuadrave pjesëmarrëse në turin e parë eliminator të Ligës së Kampioneve, të cilave u shtohen edhe emrat e ekipeve nga turi paraeliminator, por të cilët kanë një koeficient të ulët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje