E bujshme, “The Sun”: Manchester United i gatshëm të paguajë 44 milion paund për Hysajn

14 Maj 2018, 14:07Sport TEMA

Tabloidi britanik “The Sun” ka dhënë një lajm të bujshëm sa i përket të ardhmes të mbrojtësit të kombëtares shqiptare Elseid Hysaj.

Klubi i Manchester United është i gatshëm të paguajnë klauzolën që klubi i Napolit ka vendosur për të lënë të lirë mbrojtësin shkodran.

Sipas “The Sun” drejtuesit e “Djave të Kuq” do t’i pagujnë Napolit klauzolën prej 44 milionë paundësh për të marrë shërbimet e Elseid Hysajt këtë merkato të verës.

Është vetë trajneri portugez, Jose Mourinho, që ka kërkuar për të bërë këtë nënshkrimin me Hysajn që luan në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Me largimin e Matteo Darmian i cili pritet t’i bashkohet skuadrës së Juventusit, afrimi i një mbrojtës të djathtë tek Manchsteri bëhet më emergjente dhe Elseid Hysaj është lojtari i dëshiruar nga Jose Mourinho.

“The Sun” shkruan se Hysaj cilësohet si një nga mbrojtësit më të mirë në Evropë duke u kthyer në një lojtar që kërkohet nga shumë klube të mëdha europiane. (TemA)

5 komente në “E bujshme, “The Sun”: Manchester United i gatshëm të paguajë 44 milion paund për Hysajn”

  1. Malo Kanona says:

    Pa-pa-pa, sa e bujshme!!!!!!!!!!!!!

  2. tosi says:

    me gjithe respektin qe kam per hysaj, dhe me gjithe deshiren qe kam qe ai te luaje ne nje klub te madh si Manchesteri, juve keni 3 vjet qe thoni ” do skoje te united, te bayern, reali, city, psg. Nuk besoni se do e kishte marre ndonje nga keto klube po ta donte??

  3. tarasi says:

    Tek Bayerni e cuan , pastej e kerkon P.S.G , dhe tani e mori MAN. United ………..nga i theni ne te bere te ndan nje mal i tere……………..

  4. Bambi says:

    Cdo 2-3 jave ky avaz eshte ketu ne shtyp me ket djalken.
    Lereni te qete se nuk e ndihmoni, perkundrazi…
    Do e katandisni si ate tjetrin qe i harruam dhe emrin…Si quhej ai qe luajti disa here me Manchester United dhe nuk donte te luante me Shqiperine po zgjodhi Belgjiken…a, Januzaj se mezi e gjeta…
    Lereni dhe kte Hysajn ti shtrije kembet sa ka jorganin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje