Sporti i MMA-s ka korrur një sukses të jashtëzakonshëm në kampionatin e gjashtë Ballkanit të zhvilluar para pak ditësh në shtetin Grek.
Dy sportistët që kanë përfaqësuar Shqipërinë Anxhelia Aliaj dhe Klajdi Metani të cilët arritën që të shpalleshin kampiont në kategoritë ku ata garonin.
Anxhela Aliaj, arriti që të bënte mrekullinë duke mundur një rivale shumë të fortë e cila ishte kampionia e Botës në këtë nivel të “Kick Box” dhe kampionen e shumëfisht të Greqisë, 25 -vjeçaren Tsobani Anna.
Një fitore spektakolare nga sportistja shqiptare që fitoi ndaj Tsobani Anna, e cila ishte idhulli i Greqisë ne këtë sport.
Një sukses i madh për sportisten shqiptare Anxhela Aliaj që shpallet kampione e Ballkanit për herë të dytë rradhazi në kategorinë 66 kg.
Një fitore të madhe mori dhe sportisti tjetër shqiptar Klajdi Metani, i cili gjithashtu u shpall kampion i Ballkanit.
Metani arriti që të shpallej kampion i Ballkanit në kategorin 70.3 kg.
“Përshëndes të gjithë shqiptaret nga serres greece ku sapo u shpalla kampioni i ballkanit. Falenderoj presorët e mi, familjen time, çunat e ekipit dhe gjithë dashamirësit e këtij sporti”, shkruan Metani në rrejtin e tij social facebook pas shaplljes kampion.
Një sukses i madh për Kombëtaren Shqiptare të MMA-s që doli me dy kampion nga Kampionati i 6-të Ballkanik. (TemA)
Cfare keni bere more keshtu? Do na merziten filo-greket shqipfoles
BRRAVO JU LUMT SUKSESE VAJZES DHE DJALIT , PAçI FAT DHE SUKSES NE KARJEREN TUAJ , U BEFSHI KAMPION BOTE JU DUM FORT.
Cobani , dhe ajo me duket shqiptare eshte . Ska nje gje shqiptare qe mos ti bej greket krenar .
PA SHQIPTAR SKA GREQI.