VIDEO: Portieri kontrollon mesazhet gjatë ndeshjes

14 Maj 2018, 18:58Sport TEMA

Portieri Santos i Atletico Paranaense mesa duket ka pasur gjëra të tjera në mendje gjatë disfatës 2-1 ndaj Atletico Mineiro.

Pak përpara se të fillonte ndeshja e Serie A braziliane të dielën, Santos nxori celularin për t’u marrë me diçka që duhet të ketë qenë tepër urgjente.

Tifozët vendas pas shpinës së tij në Arena da Baixada dekeshin të habitur teksa 28-vjeçari po merrej me celularin e tij, përpara se ta zhdukte teksa arbitri i ra bilbilit për startin e ndeshjes.

Pas ndeshjes, trajneri i Atletico Paranaense Fernando Diniz ishte po aq i habitur sa të gjithë tifozët e pranishëm: “Nuk e di. Është pak e çuditshme. Santos është një lojtar i përgjegjshëm, por ishte e çuditshme, kaq mund të them.”

2 komente në “VIDEO: Portieri kontrollon mesazhet gjatë ndeshjes”

  1. zhaku i pamposhtur says:

    Normale….paraja është e madhe dhe ky robi duhet të sigurohet sa gola të lëri 2 apo 3…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje