Skuadrat që kanë stadiume të mira në Shqipëri dhe trajnerët që ato kanë në drejtim janë të destinuar të dështojnë.
Deri më tani ka rezultuar se nuk bëhet fjalë për koincidencë, por për realitet.
Kur Mirel Josa mori drejtimin e Tiranës, ishte një prej trajnerëve më të mirë në Superiore.
Kishte fituar tituj me Skënderbeun dhe mund të zgjidhte të drejtonte cilëndo skuadër që dëshironte dhe zgjodhi Tiranën.
Me stadium të ri dhe trajner kampion, bardheblutë nuk mundën të shkëlqenin, por për më tepër dështuan. Ranë në Kategorinë e Parë dhe Josa u largua. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Ernest Gjokën, trajnerin e dorëhequr nga nga Vllaznia. Një vit më parë u shpall kampion me Kukësin dhe pritej të ishte i suksesshëm edhe te Vllaznia.
Por, kjo nuk ndodhi dhe, dy javë nga fundi, skuadra ka pak shanse të mbijetojë në Superiore. Dhe Vllaznia ka një stadium modern, siç është “Loro Boriçi”. Të mos harrojmë Elbasanin, një tjetër ekip me traditë në Shqipëri, shkruan Panorama Sport.
Ka stadium të ri, me kushte moderne, por luajti sezonin që sapo u mbyll në Kategorinë e Dytë dhe u ngjit në të parën. Ndërsa ndeshjet e kampionatit, pavar- ësisht impiantit modern i luajti në një fushë sportive.