Përsëri pa Europë, tek Flamurtari mendojnë të promovojnë të rinjtë

15 Maj 2018, 16:15Sport TEMA

Në Vlorë tani duken ët sigurt se Flamurtari do të mbyllë një tjetër sezon pa arritur të sigurojë Europën, edhe pse matematika nuk e ka thënë ende fjalën e fundit.

Vlonjatët luajnë këtë javë ndaj Partizanit, një rival të cilin kanë ende shanse teorike të arrijnë, por që tani në klub janë të ndërgjegjshëm se duhet të fokusohen më shumë te e ardhmja.

Edhe pse nuk ka ende asnjë sinjal mbi atë që do të jetë trajneri për edicionin e ardhshëm dhe cilët lojtarë do të ketë në dispozicion, në dy ndeshjet e fundit vlonjatët pritet të fokusohen të promovimi i emrave të rinj, të cilët mund të përbëjnë boshtin e klubit në sezonin e ri.

Që me emërimin e Beharit si trajner i përkohshëm, Deliaj është bërë pjesë e grupit bazë të Flamurtarit, ndërsa pritet që më rregullisht të gjejnë hapësira në ekip edhe Zuka e Hyseni, dy futbollistë të cilët vlonjatët i shohin si emra shumë premtues.

Ndaj Partizanit e Kukësit, duelet e mbetura deri në mbyllje të edicionit, pritet që këta futbollistë të kenë më shumë hapësira për të treguar vlerat e tyre dhe për të siguruar qëndrimin në radhët e skuadrës vlonjate.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje