Skandali me miellin, nën hetim dy kompani që importojnë nga Kosova në Shqipëri

15 Maj 2018, 08:38Sociale TEMA

Prokuroria në Shqipëri ka filluar hetimet duke vënë para përgjegjësisë penale dy kompanitë kryesore të importit të miellit në Shqipëri.

Të dyja këto kompani zënë rreth 40% të tregut në Shqipëri dhe miellin e importojnë nga Kosova, shkruan sot Koha Ditore.

Prokuroria ka konfirmuar se ka regjistruar procedimin penal për veprat “Kontrabandë me mallrat e tjera” dhe “Prodhim i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë e ushqimorë”, ndërsa vetë Agjencia Kombëtare e Ushqimit në Shqipëri (AKU) pretendon se vepra është kryer me dashje të drejtpërdrejtë me qëllim përfitimin material, pasi malli me nivel proteine më të ulët blihet me çmim më të lirë në Kosovë dhe shitet në Shqipëri me çmim më të lartë, ku përdoret për prodhimin e bukës.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Shqipëri (AKU) ka bllokuar gjatë kontrollit në magazinat e këtyre dy firmave 35 ton miell pas dyshimeve të lindura për mashtrimin e shoqërive të këtij tregu në nivelin e proteinave që deklarohen në etiketë.

3 komente në “Skandali me miellin, nën hetim dy kompani që importojnë nga Kosova në Shqipëri”

  1. toni says:

    Ju dhjefsha masat e juaja, ndaloni dy kompani do dalin dyzet te tjera, ligjin Panariti per lejimin e miellit me cilesi te ulet kur do ta nryshoni!?

  2. Teknologu says:

    Teknologu
    Ky miell Ka vite qe futet ne Shqiperi nga keta kompani. Kompanite nuk kane faj . I gjithe faji eshte I AKU -se . Eshte nje autoritet pa autoritet . Cdo kompani mund te marre mall dhe ta shese me cmin me te larte se blerja . Eshte ligj I kapitalismit te kete norne fitimi per te mbijetuar . AKU duhej te ushtronte kontrolle ditore ne hyrje te kufiri dhe tek depot e kompanive ne Rep e Shqiperia . Per kete paguhet my autoritet nga nga taksapaguesit shqipetar. Dhe Jo per te fjetur gjume . Duhet AKU te ndicet penalisht dhe te vendoset para ligjit .

  3. mafja says:

    Problemi nuk zgjidhet me gjobitjen e dy firmmave por me ndryshin e ligjit te Panaritit per te ndaluar miellin jo cilesor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje