Turi i bashkëqeverisjes, Veliaj në Pezë: Do rindërtojmë aksin Tiranë-Plepa

15 Maj 2018, 12:26Sociale TEMA

Njësia administrative Pezë ka qenë ndalesa e radhës e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj gjatë turit të dëgjesave për bashkëqeverisjen me njerëzit.

Në takimin me banorë të kësaj njësia, kryebashkiaku Veliaj i shoqëruar dhe nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manasterliu dhe Kryetarja e PS për Tiranën, Blerina Gjylameti, deklaroi se në bashkëpunim me Autoritetin Rrugor Shqiptar kanë nisur bisedimet për rindërtimin e aksit Tiranë-Plepa që do t’i jepte kryeqytetit një hyrje të re, por njëkohësisht edhe një impuls të ri zhvillimit ekonomik të gjithë zonave ku kalon.

“Bashkë me ARRSH-në po gjejmë një fond për rrugën kombëtare Tiranë – Ndroq. Po të kemi të njëjtën frymë bashkëpunimi, siç kemi pasur në këto tre investime kryesore, do të ecim akoma më shpejt”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku deklaroi se Njësia administrative e Pezës ka qenë dëshmitare e një numri investimesh të cilat do të shtrihen në të gjitha lagjet e saj, teksa shtoi se transformimi ka prekur edhe fshatrat e njësisë.

Veliaj theksoi se Partia Socialiste i kushton një vëmendje të posaçme demokracisë dhe se koha kur jepet llogari para popullit vetëm një herë në 4 vjet kur voton, ka marrë fund.

“Ne kemi një parti që llogaridhënien nuk e trajton si një sport një herë në katër vjet, por si diçka që duhet të bëhet përditë”, tha ai. Në bashkëbisedimin me banorët e Njësisë Administrative Pezë, kryebashkiaku Veliaj i inkurajoi që të gjitha shqetësimet e tyre t’i shprehin nëpërmjet portalit për bashkëqeverisjen, ku do të marrin të vëmendjen e duhur.

2 komente në “Turi i bashkëqeverisjes, Veliaj në Pezë: Do rindërtojmë aksin Tiranë-Plepa”

  1. Çentrale says:

    Po shyqyr qe u kujtuat , se ka per ta lehtesuar trafikun ne autostrade

  2. Kallaballek says:

    Mashtrim ,z.Veliaj me keto qe thua!
    Ju jepni llogari vetem kur shporreni nga pushteti!
    Cfare te terheq ne Peze,kur nuk te ka shkelur kemba ne Yzberish ,3 km larg zyres tende dhe qe banojne 50 mije banore si ne Kalkuta?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje