Saimir Tahiri ka apeluar masën e sigurisë “arrest shtëpie” të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda.
Ka qenë avokati i tij mbrojtës, Maks Haxhia i cili ka depozituar kërkesën ditën e sotme pranë Gjuykatës së Apelit.
Haxhia ka kërkuar revokimin e vendimit ‘Arrest shtëpie’ dhe pritet të shqyrtohet brenda 10 ditëve.
Ndërkohë, vendimin e ka apeluar dhe Prokuroria, e cila kërkon ‘Arrest me burg’.(TemA)