Vettingu vijon të sitë drejtësinë, ja dy zyrtarët e radhës që dalin para Kolegjit

15 Maj 2018, 17:25Kronika TEMA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka regjistruar procesin e rivlerësimit kalimtar për dy subjektet Sulejman Tola dhe Mirela Fana.

Ndërkohë, kjo e fundit dha dorëheqjen në fund të janarit të vitit 2017, menjëherë pasi hyri në fuqi ligji i vettingut, praktikë e ndjekur edhe nga Tola.

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.3/2018 JR, datë 17.04.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit Nr.4, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Sulejman Tola.

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues ​i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator:     Ardian Hajdari

Anëtarë:    Ina Rama

Luan Daci

Sokol Çomo” shkruhet në njoftimin e përcjellë nga KPA.

Ndërkohë sa i përket  Mirela Fana thuhet se:

Sot, në datën 15.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues ​i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relator:    Rezarta Schuetz

Anëtarë:    Albana Shtylla

Ardian Hajdari

Sokol Çomo”, nënvizohet në njoftim. (TemA)

1 komente në “Vettingu vijon të sitë drejtësinë, ja dy zyrtarët e radhës që dalin para Kolegjit”

  1. Komi says:

    Keta komisioneret qenkan idiote. S tola.ka dale ne pension kurse m.fana ka dhene doreheqjen kur ja ka.lejuar ligji dhe vetingu nuk behet me. Ceshte ky ankim idiot dhe ne kundershtim me ligjin?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje