Shpërthim me tritol në Tiranë, plagosen rëndë burrë e grua. Emrat, dyshohet për motive pronësie

15 Maj 2018, 08:10Kronika TEMA

Një shpërthim me eksploziv ka tronditur Tiranën mëngjesin e sotëm.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një banesë private në Mëzez, e për pasojë janë dëmtuar rëndë dy bashkëshortë.

Nga bluzat e bardha mësohet se burrë e grua ndodhen në gjendje të rëndë në spital.

Kryefamiljarët e plagosur janë Lulezim Selfo 48 vjeç dhe Lirie Selfo 40 vjeçe, të cilët po marrin mjekim në spital.

Policia dyshon se kemi të bëjme me konflikt pronësie

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje