DETAJET/ Gomonia e braktisur në Fier do të transportonte drogë, policia: E pamatrikulluar dhe me numrat e motorëve të fshirë

14 Maj 2018, 18:10Kronika TEMA

Gjendet një gomone e braktisur në Fier.

Policia Kufitare njofton se dyshimet e para janë se ajo do të përdorej për transport të lëndëve narkotike.

Mjeti i lundrimit është gjetur në vendi e quajtur Pishpore, dhe rezultonte i pa matrikulluar.

Policia Kufitare Vlorë njofton:

“Policia Kufitare ka konstatuar një gomone e cila dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve.

Policia Kufitare Vlorë në bashkëpunim me Delta Forcë në kuadër të parandalimit të trafikimit të lëndëve narkotike, kanë zhvilluar kontrolle të imtësishme në zonat dhe territoret me risk në të cilat dyshohet se mund të trafikohet lëndë narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme dhe informacioneve të siguruara në rrugë operative, ditën e sotme në vendin e quajtur Pishpore, Fier, midis pishave është konstatuar i fshehur një mjet lundrues tip gomone, i cili dyshohet se do të përdorej për trafikim të narkotikëve drejtim Italisë.

Mjeti lundrues është 10 metra i gjatë me dy motorë. Nga verfikmet ka rezultuar se ky mjet është i pamatrikulluar dhe me numrat e motorve të fshirë. Për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale mjeti iu dorëzua DVP.Fier.” (TemA)

1 komente në “DETAJET/ Gomonia e braktisur në Fier do të transportonte drogë, policia: E pamatrikulluar dhe me numrat e motorëve të fshirë”

  1. co‱ says:

    Mos harroni matrikuLLimin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje