Shokuese në Fier: Tre të rinj marrin forcërisht 13-vjeçaren dhe tentojnë ta përdhunojnë

15 Maj 2018, 10:24Kronika TEMA

Tre të rinj janë arrestuar në flagrancë pasi kanë marrë forcërisht një 13-vjeçare, e kanë çuar në një banesë të pabanuar dhe kanë tentuar që të kryejnë marrëdhenie seksuale me dhunë.

Por ata nuk kanë mundur, informon Policia e Fierit.

Të arrestuarit janë Redion Tereziu, 22 vjeç, Jorges Dosti, 24 vjeç dhe Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 100 e 22 të Kodit Penal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje