Tmerr në Elbasan, 63-vjeçari përdhunon dhe lë shtatzënë adoleshenten

15 Maj 2018, 11:52Kronika TEMA

Një 63-vjeçar dyshohet se ka përdhunuar një 18-vjeçare duke e lënë shtatzënë.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit.

“Shtetasi Murat Cangoja, në janar 2018 në banesën e tij, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës së saj,me shtetasen A.I,18 vjeçe, banuese në Elbasan, duke e lënë shtatzënë”, njofton policia e Elbasanit.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”.

Ndërkohë në Cërrik ndodhi një tjetër ngjarje e rëndë me të mitur, ku një 20-vjeçar akuzohet për veprime të turpshme, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë një 12-vjeçare.

Po sot u raportua se tre të rinj kanë rrëmbyer dhe kanë tentuar të përdhunojnë një vajzë 13 vjeçe në Fier.

1 komente në “Tmerr në Elbasan, 63-vjeçari përdhunon dhe lë shtatzënë adoleshenten”

  1. ''....askush nuk urrehet me shume se ai qe thote perhere te verteten''[PLATO] says:

    sunite,kjo rrace bastarde nuk mund te jetoi ndryshe……………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje