Tahiri turbullon median: E presin të dalë nga banesa, shfaqet... në gjykatë

15 Maj 2018, 11:25Kronika TEMA

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbërritur në Gjykatën e Krimeve të Rënda duke dalë nga dera e garazhit të tij.

Teksa media e priti për orë të tëra që të dilte nga dera e pallatit ku banon, ai në orën 10:55 minuta u shfaq në gjykatë duke u futur nga dera e pasme.

Ndërkohë, mediat raportonin se Tahiri nuk kishte dalë ende nga banesa.

Ish-ministri del sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda për verifikimin e masës së sigurisë.

Ditën e shtunë ai u la në ‘arrest shtëpie’ pas disa përgjimeve ku përmendet emri i tij. (TemA)

1 komente në “Tahiri turbullon median: E presin të dalë nga banesa, shfaqet… në gjykatë”

  1. sali says:

    Si ka mundesi qe keto media shperdorojne te drejten e informimit duke qendruar per ore te tera para deres se tahirit, dhe ashtu sic pritej tahili u la glasen. Turp, si ka mundesi qe media te behet tella I lesh e lise dhe pd. Me sa dihet mire new 24 eshte media tella I opozites pasi eshte prone e likes dhe I sherben me devotshmeri atij dhe mones. E shihni mire se ka disa dite qe new 24 nuk di gje tjeter vetem tahiri, xhafa a thua keto jane kriminelet me te medhej se sala (me gerdec 26 te vdekur, 21 janari 4 te vdekur, e sa e sa hajdutlleqe e krime te tjera pa fund). Kulmi eshte kur del ne conference shtypi ish ministri I brendshem basha, qe pasi nuk la gje pa vjedhur vrau edhe 4 shqiptare ne boulevard, dhe denoncon xhafen se I vellai qenka denuar per droge. A ka byth qe rri ky maskarallek. Si mund te kerkoje basha denimin e xhafes, kur vete ai nuk ka dhene asnje llogari per krimet e tij. Por basha duhet te kujtoje se krimet e tij nuk harrohen. Cdo dalje e tij ne media vetem irriton njerezit e I ben ata te pakenaqur me drejtesine dhe ps qe lejojne kriminele te tille ne media, ne kohen kur duhet te ishin tek 313 duke dhene llogari per krimet e bera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje