Dritan Hila, shkroi dje një status në rrjetin social ku, shpreh: “Xhafaj e dorëzoi vëllanë. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”.
Kjo fjali e Hilës provokoi shumë reagime në rrjet.
Gazetarja Entela Resuli e Dita-s e ka marrë në një intervistë atë, për të folur në lidhje me aktualitetin e çështjes “Xhafaj” .
-Zoti Hila, ditët e fundit opozita i është kthyer një çështje të vjetër të vëllait të ministrit të Brendshëm për një dënim në Itali. Si e shikoni këtë denoncim dhe pse pikërisht tani?
E shikoj si sulm ndaj njeriut që është autori i reformës në drejtësi. Por jo vetëm kaq. Ai është personi që jo vetëm e ka bërë por edhe do ta zbatojë. Është njohës i mirë i mekanizmit të shtetit për vetë faktin se ka qenë ministër disa herë në funksione kyçe, funksione që e kanë ndihmuar të njohë edhe njerëzit. Kjo do të thotë që njeh si ata që do të jenë zbatuesit e reformës ashtu edhe viktimat e saj.
Nëse kjo betejë e opozitës është bërë për hatër të parimeve që kanë lidhje me raportin mes vëllezërve Xhafa, atëherë duhet pranuar se kanë një problem me veshin muzikor dhe nuk dinë të mbajnë fare ritmin e kërkesës popullore. Është një këngë që është kënduar 12 vjet më parë dhe megjithëse i është rënë daulles me forcë edhe në ato kohë, nuk kanë fituar ndonjë çmim.
Mos harrojmë se është një përsëritje e të njëjtës partiturë që këndonin 4 vjet më parë kur vendi ishte në pragun e marrjes së statusit të vendit kandidat. Është në të drejtën e çdo opozite të bëjë luftë me mjetet që ka. Por kjo është e vërteta.
-Por duket se ajo që e shtoi më shumë presionin ndaj qeverisë ishte fakti që opozita nxori dhe një audio ku implikonte vëllain e ministrit për trafik të lëndëve narkotike. Deri më tani kemi dy palë: ata që e marrin për fakt të kryer këtë video, ndërsa të tjerë që dyshojnë dhe e konsiderojnë atë të manipuluar, ju si e komentoni këtë?
Nëse është manipulim teknik, për këtë duhet të shprehen specialistët. Sa i takon asaj që thuhet se është një bisedë për pazar droge, ky përgjim nuk sjell asnjë fakt.
Të paktën nga ato që kanë publikuar. Mbase ekspertiza nxjerr se mos është thënë gjë tjetër pa sa për këto që janë deklaruar, Bashkëpunëtori X mund të ketë shkuar tek Agroni t’i kërkojë kanabis (siç thotë opozita) ashtu sikurse mund të ketë shkuar për të kërkuar para borxh, dyshek, batanije apo letër higjenike.
Asgjë nuk fakton trafikun e lëndëve narkotike edhe sikur Ermali që përmendet të jetë trafikant narkotikësh. E gjithë pjesa tjetër pastaj është lojë mediatike, ku opozita dhe mbështetësit e saj, krijon psikozën kolektive.
-Ndërkohë, ditën e sotme (dje) vëllai i Xhafajt është vetëdorëzuar te autoritetet italiane për të zgjidhur problemet e tij me drejtësinë italiane. Sipas jush edhe kjo është lojë apo e konsideroni një standard të ri për politikën shqiptare?
Nuk po merrem me anën morale të saj, pasi në këtë rast, më duhet të them që brenda çdo njeriu ka një anë të ndritur të tij. Çfarëdo gabimi të ketë bërë në jetë Agroni, me këtë akt tregoi burrëri të marrë përsipër pasojat e veprimeve të tij.
Politikisht është një standard që ka lënë pa lëvizje tjetër kundërshtarët e tij si brenda edhe jashtë partisë. Dhe më këtë mbyllet ky kapitull për Fatmir Xhafën i cili në vetvete është ndër të rrallët politikanë shqiptarë që nuk është përfolur për asnjë shkelje apo abuzim me pushtetin. Tani topi është në fushën e të tjerëve.
-Pas këtij vendimi ju jeni shprehur tekstualisht “Xhafaj e dorëzoi vëllanë. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”. Për kë ishte ky mesazh?
Aktorët politikë shqiptarë kanë shumë skelete dhe qese floriri në dollapët e tyre. Nëse mendohej se çështja e Agron Xhafaj do ta mbante peng Fatmirin (që është një skemë e vjetër në politikën shqiptare), i hoqën vetes një mundësi presioni.
Dhe tani ky njeri që siç e thamë është autor dhe do të jetë aplikuesi i reformës, e ka shpatën e lirë të presë majtas dhe djathtas.
Dhe mos kujtoni se trembja është vetëm nga kampi opozitar. Ka shumë të trembur edhe në kampin e Xhafës, aq më tepër kur ata e njohin mirë natyrën e tij infleksible përballë ligjit.
Gjithashtu kjo vërtetoi edhe diçka tjetër që përflitet prej kohësh se Xhafa është njeri i amerikanëve. Amerikanët nuk e lëshuan Fatmir Xhafën. Dhe nuk ishte Rama që e mbajti Xhafën. Rama vetë, u mbajt te Xhafa pas aktit të pa precedent që bëri ky politikan.
-Megjithatë, një gjë vihet re, se sa herë ka akuza apo dhe implikime për njerëz të së majtës, shoqërohet me dorëheqje apo dhe me arrestime, por këtë gjë nuk e kemi parë në kampin e PD. Mendoni edhe ju kështu?
Madje shpesh njerëzit shprehen se “Berisha i mban të vetët, ndërsa të majtët të lëshojnë”. Çka ka të vërtetë brenda. Besoj është çështje formimi. Krahu i majtë ka politikanë me eksperiencë dhe kjo sjell edhe pasjen e standardeve më të larta. Por ka edhe individë me personalitet.
Tani besoj se është koha që kush ka probleme me ligjin në krahun tjetër, dhe kur them probleme, e kam fjalën për probleme direkte dhe jo të babait apo vëllait, të përgatitet, sepse mesa duket një erë tjetër do fillojë: Ku ata që nuk do shkojnë me këmbët e tyre, do të shkojnë t’i marrin me policë. Mbas këtij momenti fillon një erë e re në politikën shqiptare.
I paska bere mire dielli i kesaj kohe hiles.
Si mund ti prese shpata kur nuk ka moralin te jete minister.
Fatmir Xhafa , Edi rama e Arta Marku kane llogari pa lare.
Edkari-ti duhet te jesh Zeni apo Berisha dora vete.
Pa lare hesapet me drejtesine qe ka Berisha me familjen, Meta, Basha dhe ca maskarenj te tjere te medhenj te PD-LSI nuk ka se si drejtesia te merret me peshqit e vegjel. Ka maskarenj edhe ne rradhet e PS-se, por ne krahasim me personat e siperpermendur, ata jane cironka sic do thonin korcaret.
Bravo Hila kesaj radhe ; nje gjykim serioz dhe plot kompetence analitike. Me pelqen shume ajo shprehja domethenese: “Xhafaj e dorezoi vellane. Tani, ju te tjeret vishni breke hekuri”. Fantastike dhe e goditur, megjithese shpesh here tjeter te kam kritikuar per qendrimet. Por ke harruar diçka qe qofsha une i gabuar. Sali Berisha eshte gjalle dhe ai di ta perserise 1997-en apo 14 shtatorin se ka ushqyer shume kryekriminele brenda dhe jashte Shqiperise e ata jane ne aktivitet. Bile Fazlliçi vjen e u tund kembet shqiptareve ne mes te Tiranes akoma. Pa lere ndonje kongresmen amerikan qe i jepte fshehur dekoraten Nishani kur hoqi mustaqet. Faktet e krimit jane tronditese keto 28 vjet, ato te kryera nga Saliu dhe dora e tij. Ata s’kane me rruge tjeter, veçse te derdhet gjak qe te mos merret me ata drejtesia. Te pakten kete mendojne ata. Shiko , sot nuk u paraqiten ne prokurori Ali-beu dhe çingia e tij, njesoj si ne 21 janar…çdo te thote kjo dhe ka ndonje zgjidhje sipas mendimit tend? Valle do ti lere ky popull akoma te gjalle ta poshtrojne e dhunojne akoma si i do qejfi Saliut? Theme per popullin e munduar dhe jo per ate popull qe i shkon mbrapa bandave.
Nuk ma merte mendja, se, Dritan Hila do te fliste kaq drejte si kete radhe.Gjithmon kame patur antipati per kete person, se ka folur shume here ne favor te atyre qe e paguajne,por sot me kete interviste eshte treguar i sinqert dhe i drejte.Gjithmon shqipetaret duan sinqeritet,analiza politike te drejte dhe te verteta,dhe jo shpifje e baltosje,shtremberime e akuza te kota,thirrje e çirrje histerike,bajate,nga te cilat jemi merzitur aq shume,sa themi kur do vije nje dite,qe kjo pd-ke te dale jashte ligjit si parti fashiste.Kete imazh te keq e ka krijuar vete pd-ke te shqipetaret me sjelljen e keqe te saj.Por me e keqja eshte se opozita kete nuk e kupton, dhe kur vjen fundi te kutija e votimit, dalin si rruar e qethur “bukur” nga populli.
Nqs dote kokretizohen ato qe thua ne rrjeshtin e fundit kam shume besim qe shqiperia do te behet.Ligji mbi gjithecka shqiperia dote jete ne rrugen eduhur.
Fatmir Xhafajn e kam njohur personalisht shume vite me pare, nepermjet kunatit te tij, L.B.
Pershtypja ime per te ka qene teper positive si nje person me integritet dhe teper i ndershem. Si jurist i vjeter, ai vendos ligjin perpara cdo gjeje tjeter. Eshte e vertete qe njerezit edhe ndryshojne, por nuk kam besuar asnjehere ne akuzat apo insinuatat qe beheshin ne adrese te tij.
Z.Hila, Xhafa eshte minister (per te cilin kam vleresim) dhe jo prokuror apo gjyqtar per te prere “koka”…
Ai me te vertete ishte drejtues i reformes ne drejtesi por ajo “pret” edhe koken e Xhafes, ashtu sic edhe te cdo deputeti qe e votoi ate…koka e pare u be vellai i tij dhe nuk ishte burreria e tij …. po te ishte ashtu ai nuk do kishte ndryshuar emrin, por do ishte dorezuar qe ne vitin 2012, kohe kur gjykata dha vendimin e formes se prere dhe jo tani qe i plasi skandali …pas 6 viteve dmth pas pilafit..
Persa i perket Berishes, thoni se ai i mban te vetet dhe jo si te majtet…e ke shume gabim…
per kujtese, ne qeverine e pare te tij ka shkarkuar zevendesin dhe mikun e tij Rexhep Uka per afere korrupsioni, madje i ka kaluar prokurorise dhe eshte denuar…Ylli Pango u shkarkua per 5 minuta pas skandalit te tij… Bashkim Kopliku minister i brendshem, etj etj…ka raste pa fund