Luhen dy javët e fundit të kampionatit dhe Partizani është në garë për një vend që do ta çonte në Kupat e Europës, por njëkohësisht drejtuesit e klubit të kuq po mendojnë edhe për sezonin e ri.
Ka një marrëveshje me mbrojtësin beratas Enea Bitri, i cili do të jetë pjesë e Partizanit për tre sezonet e ardhshme. Kuptohet që është një investim për të ardhmen dhe kjo është pjesë e politikës së klubit të kuq.
Lajmin e kanë konfirmuar për “Vipsport.al” burime pranë klubit të kuq.
Bitri është 21 vjeç dhe luan në pozicionin e qendërmbrojtësit.
Ai është aktivizuar me Tomorin në Kategorinë e Parë dhe ka rënë në sy me paraqitjet e tij të mira. Stafi i Partizanit do ta shohë gjendjen e këtij lojtari gjatë përgatitjeve verore.
Te Partizani po i mëshojnë më shumë afrimit të lojtarëve të rinj, të cilët premtojnë shumë për të ardhmen. Bitri u shtohet lojtarëve të talentuar si Bardhi, Mala e ndonjë tjetër.