Vazhdon dhuna në kufi: Militantët në Gaza janë objektivi i radhës i sulmeve ajrore izraelite

17 Maj 2018, 17:37Bota TEMA

Ushtria izraelite ka thënë se ka kryer sulme ajrore mbi ato që ajo i përshkroi si vendet militante në Gaza, një përgjigje kjo ndaj zjarrit me armë automatike që goditi një ndërtesë në qytetin izraelit të Sderotit.

Ushtria tha se aeroplanë bombarduan një kompleks ushtarak dhe një strukturë të prodhimit të armëve në Rripin Verior të Gazës gjatë të enjtes.

Ministria palestineze e Shëndetësisë tha se një njeri u plagos rëndë, por nuk ka thënë nëse ai ka qenë në vendin ku ishin militantët apo afër.

Sulmet ajrore erdhën orë pasi forcat izraelite u vunë nën zjarr brenda territorit palestinez. Ushtria tha se asnjë nga trupat nuk u plagos në shkëmbimin e zjarrit mes militantëve palestinezë dhe ushtrarëve izraelitë.

Të hënën snajperët izraelitë vranë pothuajse 60 palestinezë që protestonin përgjatë kufirit me Gazën, ndërsa një ceremoni u mbajt në Jeruzalem për të shënuar transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në qytet.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar përgjatë kufirit të Gazës me Izraelin që nga 30 marsi, duke kërkuar që refugjatët palestinezë të lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre tani brenda Izraelit. Javët e protestave masive dhe përplasjeve përgjatë kufirit tani mund të arrijnë një fund pasi filloi muaji i shenjtë i Ramazanit.

Numri i të vdekurve të hënën çoi në dënimet ndërkombëtare të Izraelit dhe thirrjet për një hetim të pavarur. Izraeli i ka hedhur poshtë këto thirrje, duke thënë se veprimet e tij janë të nevojshme për të ndalur infiltrimet masive nga enklava palestineze.

Ajo ka akuzuar Hamasin, me të cilin ka nisur tre herë luftën që nga viti 2008, për të kërkuar për të përdorurur demonstratat si mbulim për të kryer dhunën. Hamasi ka mohuar pretendimet e Izraelit që ka orkestruar demonstratat, duke thënë se i mbështet ato, por se ato janë organizuar në mënyrë të pavarur.

E premtja, dita kur zakonisht protestat mbizotërojnë, do të jetë një test kyç nëse raundi aktual i trazirave do të vazhdojë në çdo nivel. Demonstratat fillimisht kishin për qëllim përfundimin më 15 maj, por zyrtarët e Hamasit kanë thënë se duan që ata të vazhdojnë.

Ministrat e Jashtëm arabë do të mbajnë një takim të jashtëzakonshëm të enjten në Kajro për të diskutuar dhunën në kufi. Të mërkurën presidenti i Egjiptit, Abdel Fatah al-Sisi, tha se zyrtarët e tij ishin në komunikim me të dyja palët “në mënyrë që kjo gjakderdhje të ndalet”.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje