Identifikohen policët e dhunës barbare në Korçë: Në qeli policia s'ka kamera, familjarët filmojnë trupin në morg

19 Maj 2018, 16:14Kronika TEMA

Policia ka identifikuar efektivët që hynë në qelinë ku mbahej Enea Ftoj në komisariatin e Korçës.

Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave që po heton vdekjen e të arrestuarit ka marrë kamerat e sigurisë që ndodhen vetëm në korridoret e komisariatit.

Aty duken policet që kanë hyrë e kanë dalë nga qelia, ndërsa në dhomën e izolimit nuk ka kamera sigurie. Emrat e policëve të dyshuar për ushtrim dhune nuk bëhet të ditur, ndërsa bashkëshortja e viktimës, ka dëshmuar se i shoqi i kishte përmendur dy emra policësh, Alqi dhe Kreshniku.

Për të hetuar në lidhje me ngjarjen në drejtorinë e Policisë së Korçës ka shkuar edhe drejtuesja e Shërbimit të Brendshëm në polici, Anila Trimi.

Arsyet e vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoj nuk janë bërë ende publike, ndërsa thuhet se atij i ka ndaluar zemra, por siç pretendojnë familjarët, 27-vjeçari është rrahur aq sa i janë shkaktuar hematoma në disa pjesë të trupit. Familjarët e tij e filmuan të ndjerin në morg për të faktuar dhunën.

Enea Ftoj ishte arrestuar për akuzën e vjedhjes me dhunë dhe sipas informacioneve ishte edhe përdorues i lëndëve narkotike. 27-vjeçari i kishte rrëmbyer varësen një gruaje në rrugë dhe policia e kishte kapur dhe mbyllur në qeli.

Ai pritej të dilte para gjykatës, por familjarët atje mësuan se Enea kishte vdekur. Nga verifikimet e para, sipas burimeve, SHÇBA ka identifikuar të gjithë punonjësit e policisë të cilët kanë qenë në detyrë ditën e mërkurë. Për rastin e rëndë SHÇBA ka bërë referimet përkatëse edhe në prokurori ndërkohë që i është marrë kallzim edhe bashkëshortes së të ndjerit.(tch)

8 komente në “Identifikohen policët e dhunës barbare në Korçë: Në qeli policia s’ka kamera, familjarët filmojnë trupin në morg”

  1. Kol Tivari says:

    Vetem burgim te perjetshem
    Te dy moterqiret police qe e kane vra duhen denu

    1. Liu says:

      Kol Tivari , Po pse mor moterqir te bej burg polici per nje jevg drogaxhi qe vjedh njerezit me dhune rruges?

  2. Nabukodonosor1 says:

    Hajdut dhe drogaxhi.Ku eshte problemi se vdiq?Jam I sigurt se familja ka shpetuar nga ky plehre.

  3. Askishi says:

    Tmerr viktimash

  4. Sali says:

    Duhet ta kishin vrare qe ne momentin e vjedhjes, se ligji nuk i denon keta byth qirat e droguar.

  5. Sali says:

    Duhet ta kishin vrare qe ne momentin e vjedhjes, se ligji nuk i denon keta byth qirat e droguar. Shoku mos ma how komentin. F.B

  6. Fatosi says:

    Ti prite dora maskarait ,hajdut ,drogaxhi, dhe pastaj le te ngrihen familjaret ne protest

  7. Pellazgos says:

    Keta jane me kriminele se ata te Greqise qe e ngordhen shqipetarin Kerelin ne biruce.
    E para eshre se shqipetari vrau njerez,e dyta nuk ishte greke.
    Kurse ketyre nuk i falet te vrasin bashkekombasin,por sic duket “bishti i qenit” per shqipetaret eshte veshtire te drejtohet.
    Shteti ka ligje zoterinj dhe sipas falit dhe denimi,kurse ju ignorantet qe po denoni me shume se sa thote Ligji jini per te qare hallin,vetem po te kini nje moshe te vogel qe justifikoheni.
    Imagjinoni ju qe ne te gjitha burgjet e Evropes qe flitet shqip sikur ti vrisnin te gjithe se kete tru kini ju.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje