Ish-sekretari i Mehmet Shehut: Si u shtang ambasadori amerikan nga fortifikimi i tankeve në Shqipëri

19 Maj 2018, 10:51Politika TEMA

Në vitin 1990, kur ambasadori amerikan Rajerson, erdhi për vizitë në Shkodër dhe shfaqi dëshirën të shikonte një repart ushtarak, ai mbeti i shtangur nga përballja me të. Kështu shprehet gjatë një interviste të posaçme për “Albanian Free Press”, Hysen Qendro, ish-sekretari i ish-kryeministrit në kohën e komunizmit, Mehmet Shehu. “Ambasadori u bë kureshtar se ku ishte strehuar gjithë ajo teknikë e brigadës, që s’dukej gjëkundi. I thanë që teknika dhe çdo gjë ishte në tunelet nëntokësorë”, pohon ai. Duke shtuar se më pas, Rajerson buzëqeshi dhe tregoi se mori përshtypje të mira për ç’ka pa, sikur të ishte një ekspert ushtarak i përkryer. 

Në jetën tënde kur e ke parë më të vlerësuar fortifikimin e vendit tonë në sistemin komunist? 

Në vitin 1990, kur ambasadori amerikan Rajerson, erdhi për vizitë në Shkodër dhe shfaqi dëshirën të shikonte një repart ushtarak. Komanda e Divizionit e solli në Brigadën  e Tankeve, në Megush, fshat pranë rrugës automobilistike, që të çon në Shkodër. (Sot ajo rrugë quhet e vjetër, sepse është ndërtuar e reja). Brigada ishte e vendosur në një vend të zgjedhur nga pikëpamja ushtarake dhe pranë detyrave luftarake të caktuara; në rrëzë të kodrave që zbresin valë-valë, nga maja më e lartë dhe më karakteristike e asaj ultësire, siç është maja e Zefjanës, që ngjan me një piramidë madhështore, sikur natyra ta kishte falur, në atë vend, për ushtrinë e për atë njësi tankiste të ushtrisë sonë. Ambasadori, pasi u takua me kuadrot dhe efektivin që e pritën, kërkoi të shikonte teknikën luftarake, se nuk po shihte park tankesh në territorin e njësisë, dhe u bë kurioz se ku ishte strehuar gjithë ajo teknikë e brigadës, që s’dukej gjëkundi. I thanë që teknika dhe çdo gjë ishte në tunelet nëntokësorë.

Në rrëzë të kodrës që përmenda, vinin në radhë 4-5 tunele grykëmëdhenj të maskuar. Në ballin e tyre dalloheshin disa tabela me shkrime udhëzuese për ruajtjen, mirëmbajtjen dhe përdorimin e teknikës luftarake. Tanket, brenda tuneleve, ishin të rreshtuar si qenie të gjalla dhe, si për të nderuar vizitorin, “rrinin në drejtqëndrim me vështrimin” nga hyrja e tunelit. Të gjithë të veshur me “uniformën e blertë e me pelerinën mbi supe”, tregonin madhështinë e tyre, që nga hyrja e deri 100-120 metra në zemër të kodrës.

I zbuluam një tank “T-59”. me topin 100 m/m, me grykën e shtrirë në pozicion horizontal. Ishte i pastër si qelqi, me zinxhirët të lyer me bojë të zezë; gjithë ajo kështjellë prej çeliku, qëndronte mbi takot e drunjta, si një “zotëri mbi karrigen e vet”.  Si ky vinin me radhë edhe tanket e tjerë. Si për të provuar gatishmërinë, ambasadori kërkoi të ndizej  motori i një tanku, ndoshta edhe si provokim në mendjen e tij.

Ushtari tankist, një djalosh i vitit të dytë, me trup mesatar dhe muskuloz, i veshur me uniformën e veçantë që kishin ekuipazhet e asaj arme, u vërvit si atlet mbi tank dhe për dy sekonda u fut në kullën e çeliktë. Në çast u dëgjua zhurma metalike e motorit. Kur motori u ngroh, tanku lëvizi sikur donte të dilte nga vendi i vet. Ambasadori buzëqeshi, uli kokën dhe tregoi se mori përshtypje të mira për ç’ka pa, sikur të ishte një ekspert ushtarak i përkryer. Ambasadori vërtet mund të jetë çuditur, sepse vendet e mëdha që kanë ushtri të mëdha, me karakter mësymës, fortifikimin permanent nuk e kanë përparësi në luftimet dhe operacionet që zhvillojnë. Mendoj se është veprim i duhur puna që filloi për restaurimin dhe kthimin në një objekt turistik i vendkomandës  (Bunk’art-1) në Tiranë, për t’u vizituar nga qytetarët tanë dhe nga turistët e huaj. Asnjë gjë nuk i prish punë fshatarit në rast se në parcelën e vet private ka një garnizon me tri qendra zjarri ose ka një strehim tip-tunel, të kujdeset, e t’i përdorë për qëllimet e veta familjare, pa i shkatërruar. Le ta mbulojë edhe me dhè qendrën e zjarrit e të mbjellë diçka mbi të. Ajo le të jetë atje për çdo rast. Në kohën e kaluar ne gjetëm shumë objekte fortifikuese të Luftës së Dytë Botërore e të luftës italo-greke, por nuk i prishëm. Ato janë edhe sot. Pse të mos i ruajmë e mirëmbajmë këto që kemi ndërtuar me duart tona? Ka mjaft qytetarë që në mënyrë rastësore kanë ruajtur dhe mirëmbajtur disa objekte fortifikuese, të cilët duhen përkrahur, për nismën e mire të tyre. I lavdërueshëm është shembulli i kompleksit te Shkëmbi i Kavajës, i cili në anë të shëtitores që kalon buzë detit, ka ruajtur dhe ekspozuar dy qendra zjarri origjinale, që tërheqin vëmendjen e turistëve. Ose shembulli i zotit Fatos Lubonja, i cili, nisur nga këndvështrimi i tij real-historik, në anë të bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, midis objekteve të tjera, ka paraqitur edhe një qendër zjarri të asaj kohe.

Flitet shumë për vendkomandën e Shtabit të Përgjithshëm në Bunk Art. Si do t’i cilësoje komentet e ndryshme?

Si kuadër ushtarak, jam ndjerë i çuditur dhe shumë i fyer kur, pasi u rikonstruktua vendkomanda e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë sonë të asaj kohe, qarqet e caktuara të politikës, por jo vetëm, e përbuzën dhe e komentuan sikur aty brenda të ishte vetë emërtesa e lartë e socializmit dhe familjet e tyre. Këtë koment e përcollën edhe disa media të shkruara dhe televizive. Si dëshmitar konkret, i hedh poshtë këto shpifje, sepse kam qenë një nga kuadrot që në atë kohë, punoja në Ministrinë e Mbrojtjes, në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë. Jam habitur kur dëgjova se ai objekt i madh ishte ndërtuar për kastën e lartë politike dhe familjet e tyre, gjë që është e pavërtetë. Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu kanë ardhur atje vetëm kur objekti mbaroi dhe u përurua. Vetëm atëherë Enveri është ulur në zyrën e vet si Komandant i Përgjithshëm. Ndërsa Mehmet Shehu mund të ketë shkelur aty një ose dy herë të tjera si Ministër i Mbrojtjes, kur janë zhvilluar dhe drejtuar stërvitjet e mëdha të ushtrisë në atë kohë. Ndaj, e them me bindje se ai objekt u ndërtua për të funksionuar si vendkomandë për Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë për kohë lufte. Ne, kuadrot e atij shtabi, kemi zhvilluar e drejtuar me dhjetëra stërvitje nga ajo vendkomandë. Kuptohet, komentet që bëhen janë shpifje dhe propagandë kundër fortifikimit e më tej. Fortifikimi edhe në pikëpamje teknologjike është studiuar dhe eksperimentuar për cilësinë e ndërtimit të objekteve të tij. Përpara se të kalohej në prodhimin në masë të qendrave të zjarrit, për të parë qëndrueshmërinë ndaj goditjeve të artilerisë, të raketave dhe të efektit të zjarrit mbi efektivin, që do të luftonte brenda dhe jashtë tij, në vitin 1976, në rajonin e Rrëzomave të Delvinës u kryen qitje të drejtpërdrejta mbi qendrat e zjarrit të një garnizoni pesësh.

Si do ta vlerësoje idenë e fortifikimit?

Kur u hartua plani i fortifikimit më 1976-tën, nën drejtimin e Mehmet Shehut, u ndje një përgjegjësi e veçantë, për faktin se ai plan kërkonte saktësi të lartë. Kjo sepse, plani i fortifikimit do të zbatohej konkretisht në terren, sipas drejtimeve të caktuara, dhe do të përfundonte brenda një 5-vjeçari. Në atë plan, pasqyrimi në hartë i objekteve fortifikuese duhej të bëhej me qendra zjarri të drejtuara saktë me frëngji andej nga mbyllej drejtimi me zjarr. Prandaj nga kjo pikëpamje duhej gjetur edhe shenja konvencionale e veçantë. Shenja që u zgjodh përbën një risi në historinë e artit tonë ushtarak. Veç kësaj, saktësia e paraqitjes së objekteve në atë plan ishte me përgjegjësi, sepse mbi atë që piketohej në hartën topografike do të vendoseshin objektet konkrete në terren.

Komandat dhe shtabet e korpuseve dhe të grupimeve operative përballuan një punë të madhe mendore dhe fizike për realizimin e asaj detyre. Mbi këto komanda dhe shtabe ishte drejtimi nga afër i Drejtorisë Operative, i Drejtorisë së Fortifikimit dhe në përgjithësi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit dhe ministrit të Mbrojtjes, Mehmet Shehu. Ishin idetë e tij që fortifikimi të merrte ato përmasa që kërkonte mbrojtja operative-strategjike e vendit tonë.

Mehmet Shehu, mbi bazën e informacioneve që merrte, në çdo pesëmbëdhjetë ditë për ecurinë e planit të fortifikimit, vinte detyra konkrete për vijimësinë e punës. Në të njëjtën kohë dërgonte herë pas here grupe specialistësh për të kontrolluar cilësinë e ndërtimit dhe të vendosjes taktike të objekteve në terren. Kujdesi i shtuar i tij u duk që në hartimin e planit të mbrojtjes kur, midis kreve të atij plani, fortifikimi cilësohej një masë e rëndësishme e forcimit të mbrojtjes sonë. Kur komandave të korpuseve u caktohej detyra konkrete për piketimin dhe vendosjen e objekteve në terren, ai, duke njohur mjaft mire drejtimet dhe mënyrën e fortifikimit, shkonte edhe vetë në terren. Kur po bëhej ky planifikim, vinte shpesh në zyrat e planëzimit luftarak për të parë ecurinë e tij. Më kujtohet një rast: kur nga zyra e punës në Kryeministri erdhi me merakun për të parë mënyrën e fortifikimit të rajonit të Bërdicës në Shkodër. Kodrat e Bërdicës bashkë me Kalanë e Rozafës, në pikëpamje të mbrojtjes nga ai drejtim, janë portat natyrore të qytetit të Shkodrës. Fortifikimi i bënte ato edhe më të pakapërcyeshme.

Ai erdhi  dhe u përkul mbi hartë.

– Ku jemi këtu? -pyeti, duke parë hartën e fortifikimit, dhe gishtin e madh e kishte vendosur tek ura e Bahçallëkut.

– Aty është ura e Bahçallëkut, shoku Mehmet, -i thamë.

– Ku janë këtu kodrat e Bërdicës?, -vazhdoi.

– Aty, ku kini vënë ju gishtin, -iu përgjigjëm.

Ai e kaloi gishtin e madh të dorës në të gjithë kodrat e atij rajoni, sikur të kërkonte ndonjë send të humbur, e vazhdoi.

– Mirë e paskemi parashikuar për t’i fortifikuar, se për këtë merak erdha që nga zyra. M’u fiksua sikur nuk i kishim planifikuar për t’i fortifikuar kështu siç është në këtë hartë.

Pastaj, u largua duke na përshëndetur, i qetë në vetvete për mënyrën se si duheshin fortifikuar kodrat e bukura të Bërdicës. Raste të tilla pati edhe për drejtime të tjera gjatë kohës që ndërtohej fortifikimi.

HISTORI

Çfarë tankesh kishte Shqipëria në atë kohë?

Nisja e zhvillimit të armës të tankeve në vite, ashtu si e përshkruan veterani Petrit Fico në librin e tij “Biografia e Armës së Tankeve të Ushtrisë Shqiptare” filloi me tanket trofe të zëna armikut gjatë luftimeve të UNÇSH-së, u shtua me ardhjen e tankeve fillimisht nga Jugosllavia të tipit SPA dhe më vonë nga ish-Bashkimi Sovjetik, me teknikë të kohës, tanke T-34-85, AVL-76, autoblinda BA-64. Zhvillimin më të madh në sasi e cilësi të tankeve dhe mjeteve të blinduara mori, me ardhjen e teknikës nga Republika Popullore e Kinës mbas vitit 1962. Kuadrot e përgatitur në vendet e lartpërmendura, njohës të teknikës së ardhur, fillimisht u bënë promotorët në drejtimin e reparteve, përgatitjen e efektivave si dhe në mësimdhënie në shkollat tona ushtarake. Kuadrot tankistë komandues e teknikë me arsim të lartë e të mesëm të shkolluar jashtë vendit numëroheshin rreth njëqind vetë. Me krijimin e shkollave tona ushtarake, në specialitetin për tanke, nga kurset, shkollat e mesme teknike, shkollat e larta, akademi e inxhinieri, kuadrot e shkolluar janë me qindra vete.

Intervistoi për “Albanian Free Press”: Albert Zholi

31 komente në “Ish-sekretari i Mehmet Shehut: Si u shtang ambasadori amerikan nga fortifikimi i tankeve në Shqipëri”

  1. titi says:

    Rrespekte për ish ushtrinë dhe fortifikimin perfekt të kohës ppshs . rrespekt për ish ushtarakët tanë që nuk kursyen asgjë për ushtrinë fortifikimin dhe mbrojtjen e atdheut . duhet të jen krenar për çfar bën për atdheun e tyre. Lavdi asaj kohe kur e deshëm me zemër vendin tonë.

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Po pse o shoku Qëndro!
      ke shku gjer në Megush
      tunele plot Sauku
      dhe te vreshtat me rrush.
      ***

      1. Edkari says:

        O plehra komuniste,akoma me keto idiotesira.Keto tregojani
        atyre debilave qe ju vijne nga mbrapa se ne ketu kemi jetuar
        e ketu jetojme dhe e kemi bere ushtrine dhe zborin ne keto
        reparte ushtarake qe ishin vete skamja e mjerimi.
        Ushtari ushqehej si mos me keq e ashtu vishej.Ne mengjes hante nje garuzhde groshe e asgje tjeter ,ne dreke makarona te skuqura ose pilaf orizi dhe nje gjelle ne shume raste pa mish.Ne darke nje gote alumini me çaj kine me fare pak sheqer dhe ralle ndonje cope marmalate sa madhesia nje kuti shkrepse.Vishej ushtari njelloj si i burgosuri.Breke nuk kishte po kishte benevreke prej bezeje qe ti skuqnin koqet,çorape nuk kishte po kishte pece.Pecja ishte nje cope beze qe e mbeshtillje kemben.Kepucet i shin cilesore po ishin per dimer se ne vere nuk i mbaje dot.Kanatjere nuk kishte po nje lloj si kemishe pa jake e kjo prej beze.Kapota ishte si gunat e labit,dikujt i vinte e madhe e dikujt taman po kishte dhe qe i vinte e vogel,shpesh i nderronin me njeri tjetrin.Po fjetja si ishte,turp i vertete,dy batanije te vjetra fare,dysheku i mbushur me kashte ashtu dhe jasteku.Dua te them se ne tre ushtar njeri perfundonte ne burg mbasi kodi penal e kishte rrethuar ushtarin me te gjitha nenet per ta denuar.Armatimi ishte akoma me keq,nje karabine model 56 dhe bajoneta.Ne ate kohe vendi u mbush me bunkere e qendra zjarri ne cdo vend dhe per dijeni po u them se ne qendren e zjarrit ne kohe lufte duhej te futeshin tre ushtar dhe komandanti mbasi ata futeshin ja mbyllte deren me dry.Dera ishte pllake e rende betoni dhe kishte shulin e madh.Kjo ishte menduar nga teoricienet e ushtrise qe ushtaret te mos braktisnin qendren e zjarrit..Mos shikoni propoganden e asaj kohe por po u them se ushtria jone popullore te hante vetem mutin e nuk ishte per asgje.Harrova te them se keto bunkere u shfryezuan nga hallexhinjte qe skishin ku te kryenin nevojat dhe nga çiftet e lumtura qe palloheshin.

        1. Nuk i njeh normat e ushtrise dhe se si trajtoheshin ushtaret ne ate kohe, Ne normen me te vogel dhe qe ishte masive ushtari merrte cdo dite ushqimet dhe kalorite e nevojeshme dhe te gjithe ishin si pocat te shendetshem dhe te forte, Ata ushtaret merrnin ne norme cdo dite me sa me kujtohet 750 gr buke gruri, 45 gr mish te fresket, 20 grame yndyre, 125 gr kolonjale , 75 gr groshe , 6 gr kripe 3 gr salce . 480 gr zarzavate. 25 gr sheqer dhe nga ekonomite ndihmese te tyre mund te perdornin fruta opa kufizim, Pleh ne kete mes nuk dihet se kush eshte por nje gje dije te sakte se te tjeret e vleresonin vendin tend dhe timin,

  2. Pilo says:

    Sot kemi makinat e shtrenjta te politikplehrave.

  3. Markus says:

    Qenka shtange amerikani nga tanket e luftes se pare boterore te Mehemetit e Enverit????!!!!

    1. Moni says:

      Markus nga tunelet e takneve tha ai dhe jo nga tanket. Dhe per sa i perket T-59, ne vitin 1990 nuk ka qene dhe aq i vjeter nqs kemi parasysh qe Kina i ka patur ne sherbim deri ne vitin 2002.

  4. Genti S says:

    ahhaahhahahhahhahhhahhahhahahhahhahhahhhhhhahhahahahhahhahahahhahah

  5. shigjetari says:

    KUR nuk di nga lidhet gomari je injorant ne nje drejtim , na ler te komentojm ne te tjeret qe i kemi par dhe mirmbajtur ata , rrubythje qe çdo gje shqiptare e denigrojn bejn mir te pirdhen nga syt kembet , mos i lidhi gje me ket ven , qe vetem e dhjesin dhe e shajn per çdo gje.

  6. shigjetari says:

    KUR nuk di nga lidhet gomari je injorant ne nje drejtim , na ler te komentojm ne te tjeret qe i kemi par dhe mirmbajtur ata , rrubythje qe çdo gje shqiptare e denigrojn bejn mir te pirdhen nga syt kembet , mos i lidhi gje me ket ven , qe vetem e dhjesin dhe e shajn per çdo gje.

  7. Gramoz says:

    Markus je nje phlere qe shokun nuk e ke

  8. kot says:

    Kjo ngelet vetem ne kuadrin e nostalgjise, shpenzime marramenedese, gjithe ari e gjaku e djersa e shqiptareve u kthye ne beton e celik vetem e vetem qe diktatori te ishte i paprekshem. Kujt i duhen keto bunkere sot ? Pse duhehsin atehere, qe diktatori te ishte perjete i papushtueshem. Kulmi dhe akoma i thuren lavde, ju komentuesit nostalgjik dhe Mero BAze qe thur lozhe ne distance !!!

    1. Al says:

      Nuk ishte diktatori perjete I papushtueshem por populli Shqiptar! Historia do ishte ndryshe nese nuk do I kishe pasur zotrote. Do flisje ose serbisht ose greqisht sot. Do ishe bere hambari I fqinjeve tane! Me mire ari dhe pasuria te shkriheshin ne mbrojtje e celik sesa ne kompani offshore te nje apo dy gjakpiresave ne politike! A more vesh o kot fare? Na rrujtet Karin ju millennials qe e keni pare driten e diellit pas 2000 dhe nuk dini se c’eshte integriteti dhe politika globale!

  9. Mentari says:

    Sekretari Injorant I nje ish krimineli Mehmet Shehu ka “Shtangur” Ambasadorin Amerikan???????????????? Tankey T-59 qe jane prodhim Kinez ishte kopja e Tankut T-56 e prodhuar me 1936 nga Hitleri,nje tank luftimi inferior si te gjith tanket Ruse (Bashkimit Sovjetik) para 1992 qe per gjuajtur gjylen duheshin te ndalonin sepse shuhej motorri dhe ne ate kohe ishte Pre e kundershtarit per tu goditur. Nuk desha te hyj ne Artin Ushtarak sepe kam perpara deklarimet e nje Jeniceri injorant por desha te them se Bunkeret Shqiptar ishin ivestim idiotesh dhe ate e tregoj lufta e Kosoves kur gabimisht nje rakete e hedhur nga Ajroplani F-16 Amerikan ne Kukes e ngriti ate Bunker ne ajer dhe e beri copa copa.Periudha 1944-1992 ishte periudhe ku sundonte injoranca me brire,Idiotizmi me brire dhe me keq nje varferi ekstreme sic ishte Etopia para 30 vjetesh.

    1. ED says:

      Tanket T-56 ishn prodhim rus dhe sa per dijeni Hitleri copioi nga rused T-34 dhe nderoti tankun Panthera. E kopjoi se siluete se nga ana inginerike nuk kishin asnje the perbashkety. Gjermanet u befasuan kur hasen per here te pate T-34 rus. Kishte zingjire the gjere qe e benin me te MANOVRUSHEN NE STEPAT DHE BALTEN E RUSUSI, Kishte motor me nafte qe nuk merte aq shpejt sjar sa tanket gjermane me motor me benzine. dhe eshte i pari tank ne bote me armature te pieret. Gjermanet u habiten kur kuptuan se asnje nga tiopat e tyre untitank nuk mund ta shponin. I vetmi top gjerman qe nud ta shponte ishte Flak-88 qe ishte projektuar si kunderajror. T-34 rus eshte tanku me i mire i luftes se dyte botrore edhe sepse ishte me i lire ne cmim. Gjermanet munden ta mposhtnin se T-34 nuk kishin radio ne fillim dhe komunikonin me flamure me njeri tjetri dhe se taktikat e luftes se kankeve gjermane ishin shume me superiore se ruset ne fillim te luftes. Generali gjerman Guderian, Mbreti i luftes me tanke ne WW2, veten ne kohen e Luften para Moskes ka shkruar se RUset filluan te mesojme si ti perdorin tanket e tyre. tanket ruse T-35 dhe KV-1 ishin suprise per gjernamet ah sa u kerku me ngoln panthera tank qe esht eperdorur per here te pare ne betejen e Kurskut 1943 dhe pati probleme tekniker sidomos me linjat e furnizimit te motorit me benzine. kalofshi te gjite nje dite te mbrekyullushme.

  10. kapteri says:

    Ky na e ben Memetin hero strateg,harron qe dulla e beri agjent te cia-s
    Komandanti,shefi i tije ka qene tradhetar,armik i popullit,ne qofte se jo,
    atehere i bije qe komamdanti i pergjithem ishte tradhetar,o njeri o tjetri
    Zgjidh e merr me cilin je.cilin komandant, me te dy bashke nuk behet dot
    historia e “lavdishme” e mbrojtjes,mos harro edhe grupet “puciste”

  11. e verteta says:

    Or debil fshatar . memet shehu esht i dekorum nga bashkimi sovjetik ka dal me medalje ari nga Moska. Dilni ju rrumbythjet që pini vetëm bar në jetën tuj dhe korrigjoni ata burra që ndërtuan dhe çliruan ket ven. U bonë kokrrat e zorraxhive korigjojn njerëz që kanë ber histori . e kush kta që ai që i mbante uturakun e shurres atyre burrave . po ju perdhunon si kurva ka 30 vjet. Legena me 7 të klas shkoll.

    1. kapteri says:

      Mehmeti ja ka shitur agjentures se huaj cia-s ,Kgb-s,Udb-s gjithe “sekretet” ushtarake,ishte “multiagjent”
      Edhe ti qe e lavderon ke qene kelysh i sherbimeve te huaja,”kompllotist per te eleminuar sekretarin e pare”
      Heroin e popullit !
      Upssss……”heroit” i dolen te gjithe tradhetare,gjithe shefat e shtabit,ministrat e mbrojtes,komandantet e luftes e te
      mbas luftes. Si spjegohet nga trutharet e partise ? Kush ishte “armiku”Cobaneve te deleve enveri u dha nga nje kapote ushtarake e i nisi
      andej nga kishin ardhur per te ndertuar guva ne maje te malit qe si duheshin as dreqit.Ti o (e verteta) je nje injorant
      qe te lexuan historine e partise e te veshen oficer Ti dhe ca te rjedhur si ky qe ka dhene intervisten e qe e hanit qul,
      tani keni pjerdhur fare e na dilni si heronj

  12. Gaqi says:

    Po pse intrervistoni pleq te rrjedhur? Lerini te vdesin rehat.

  13. WEB says:

    Te gjithë oficerët apo ish – ushtarakët që guxuan ti bënin vërejtje mehmetit mbi fortifikimet apo bunkerët përfunduan në internim. Ishin njerëz shumë të zotë biles dikush ishte kthyer nga europa dhe nga amerika për të dhënë kontributin e tij por sapo panë mënyrat se si ishin vendosur bunkerët vunë duart në koke, per të mos folur për fortifikimet detare dhe ato ajrore

  14. Kuq e zi says:

    Me vjen keq qe bunkart u be publik nga ana ushtarake eshte humbje e madhe ne fonde
    Nuk me rezulton qe shtetet perendimore pas luftes se ftohte i treguan bazat e tyre sekrete
    Te thuash qe bunkart eshte nje moster e regjimit duhet te jesh antishqiptar sepse ai ishte thjeshte nje baze ushtarake pra perderisa pranojme te kemi ushtri bazat jane abc-ja e cdo ushtrie
    Nqs kta politiqen donin vertet te tregonin mostrat e regjimit ai ishte spaçi me shoke

  15. Tur Suarez says:

    Edhe gomari e di që T-59 janë kopje të T-54/55 sovjetike, të cilat janë në farë mënyre evolim i T-34 pasi u braktis ideja e tankeve të rënda si IT (Iosif Stalin Tank) dike nga 50-ta. S’ka të bëj fare me vitet 30-të as si doktrinë se si do përdoreshin asnjë lidhje me T-56 gjoja të Hitlerit që në 36-ën…që sikush e shpiku nga truri ose mungesë informacioni. As që nuk ka egzituar tank T-56, gjerman. E gjithë seria T-54/55/59, me ekuipazhe të përgatitura mirë kanë qënë armë të suksesshme për kohën, madje me aparatura moderne dhe korracatë shtesë vazhdojnë të shërbejnë në shumë shtete. Dhe ka dhjetëra paketa modernizimi për ushtri me buxhet të vogël. Kur dikush nuk di apo nuk do ti futet artit ushtarak, më mirë ti rrijë larg…të vrasi ndonjë në PlayStation. Nqs dikush mendon se jo vetëm në vitet 70-80 por dhe tani me bomba preçize do ishte në gjendje të zhdukte dhjtëra mijëra qendra zjarri një nga një pa e gjetur gjë dhe pa kosto në forca ajrore dje mjete, atëherë mirë është ti futet pak edhe aritmetikës.

    1. ED says:

      IS-3 tanku qe cuditi amerikane dhe britaniket the paraden e fitores ne Berlin ishte tanku sovjetik me i madh i prodhuar ndonjehere. Pajtohem me komentin tend vetem se ushtria shqiptare e asaj kohe thembren e atilit e kishte mbrojtjen ajrore dhe furnizimin. Le te kishte bunkere sa te deshte do te paralizohej shuem shpejt dhe pa mundim nga ajri ashtu sic ndodhe me ushtrine serbe qe ishte me e paisur se e jone ne luften e kosoves. Luften sot e fiton ia qe soteron ajrin edhe ne det edhe ne toke. kete e kane veretuar 2 luftreat e gjiri persik lufta e kosoves dhe e perdor cdo dite ushtria izraelite. Tanket perdoren mbasi avjonat kane paralijuar ndervidhejn infrasturkturen dhe komplet organizimin e ushtrise armike. Lufta me irakun tregoi se tanket T-72 rus ishin inferiore edhe ne distancen e qitjes dhe shenimit. Abrahamsat americane qellonin dhe shenonin ne menyre te sukseseshnme nga 3 km kurse T-72 nuk ishin efektive ne me shume se 1.5 km. Kot qe debatojme ne nuk jemi ushtareake por vetem lexojme historine e luftrave per hobi. Gkithesesi do te me pelqente qe ushtria jone e tanishme te kishte perseri tanke moderne e avjone. Shendet te gjitheve

  16. ish ushtar says:

    Ju ish sahan-lepiresa te ushtris I lini keto se nuk shkojn. Shqiperia nuk ka pasur kurr ushtri si duhet. ushtar te uritur, te leckosur e rraskapitur nga ushqimi mizerabel,mbi lodhja ne punime xhenjere, ekonomi ndihmuse, stervitje, sherbim garnizoni, shpyllezim plus kapricove te oficerave alabak qe ne rast lufte suksesin e kishin bazuar ne ligjin secret ushtarak. Ushtaret ne front kurse oficerat treqind metra mbas tyre do rrin gati te ekzekutojn pa gjyq cdo ushtar qe tenton te largohet nga fronti. Nuk deshi zoti te niste luft se atehere do e kishin marr vesh oficerat lagena se ne ke drejtim do shtinin me teper ushtaret , ne drejtim te atyre qe kishin perball apo ne drejtim te atyre qe rrinin 300 metra mbas tyre.

  17. Nje ish.. says:

    Respekt per ushtaraket dhe ndertuesit qe punuan me perkushtim te madh dhe me tension ne fortifikimin e vendit. Por duhet thene se pak njerez ose shume pak Shqiptare e dinin aresyen kryesore te kesaj pune gjigande qe do te ishte teper e kushtueshme dhe per shtete te fuqishme. Dhe ata qe urdheruan nuk ishin budallenj dhe e dinin fare mire se nuk mund vendos fatin e nje lufte fortifikimi sado i fuqishem te jete, aq me teper ne pretendonim te rezistonim ndaj superfuqive. Fatin e luftes e vendos potenciali ekonomik i vendit. Aresyeja e kesaj pune gjigande ishte se mbas prishjes me Kinen u mbyllen te gjithe objektet qe financoheshin nga Kina. Behet fjale per dhjetra mijra punetore te angazhuar ne keto vepra si dhe ne industrite e materialeve te ndertimit qe do ta shembte sistemin nrenda 6 muajvet. Prandaj u zgjodh kjo forme vertet jo efektive por qe do ti shtynte jeten sistemit edhe per nje kohe. Edhe Hitleri kur mori fuqine ne Gjermani e cila ishte renuar plotesish mbas luftes se pare boterore zgjodhi te ndertonte autostrada dhe te impononte industrine per te mare ne pune punetore edhe jashte llogjikes ekonomike. Njrkohesisht i mori me dhune cifuteve gjithe vlerat monetare qe ata dispononin ne Gjermani. Ky yni ate pune e kishte bete qysh ne vitet 45-46 por u mori fshatareve edhe ate pak kopesht personal qe kishin dhe i mori gjithe bagetite duke kethyer fshatin ne konsumator. Kjo e shtyu edhe per disa vjet per te sjelle ne fund katastrofen ekonomike, 80% e famshem dhe fundim ne 90. Pra kjo ishte ana e prapme e medaljes, por njerezit e thjeshte sakrifikuan shume. Megjithate gjithe vendet e botes punojne per fortifikimin por kryesisht per mbrojtjen e popullates dhe jo per ti kethyer ne muzera.

  18. topuzi says:

    Hajde kar hajdeeeeeeee, amerikani me satelit shikonte se sa luge groshe hanin ushtaret tane, kurse ky kari na tregon se si gjoja nuk e dinte Rajersoni se ku i kishte futur tanket Enveri me Mehmetin

  19. Shqiptar says:

    Epo ç‘ti besh‘..! Ateher kishte ushtri e armatime. Kishte fabrika e uzina. Kishte shkolla e spitale falas. Kishte bujqesi e toka te sistemuara. U thane keneta e u ba bonifikimi. Thjesht ai shtet ateher kishte DINJITET..!
    „Po sot Shqypni, me thu si je..“?
    Te gjitha te keqiat qe ka bota , kane zbritur kembekryq ne Shqiperi. A do korrupsion, a do krim, a do droge, papunesi, . Shumica ne varferi. Prostitucioni ne lulezim. Vrasje e gjakmarrje. Thjesht shtet pa DINJITET..!

  20. Lisi says:

    Kot e kini te gjeni te verteten.Forca mbrojtese dhe goditese e Ushtrise Popullore se Shqiperise arriti kulmin me hapjen e depove ,me Urdherin e Gjeneral Vicidolasit. Per tu ardhur ne ndime kosevareve ne prag te luftes me SLLOBON, gjenerali ne fjale, Cau dhe bllokaden eNaftes.

  21. petr says:

    iSHTE NJE KOHE E LAVDISHME,U be nje shqiperio e barabarte me fqinjet e gjithe boten nga nje shqiperi ne kohen e zogut ku mbrteronte injoranca e shqiptari qellonte me revole karkalecin ne ballin e shokut e pastaj nuk kuptonte qe e kishte vrare por i thoshte ngriu mor vella se une vrava lecin e jo tyja..ju rrugace qe nuk doni ta njihni ate kohe ,mir qe nuk late gje pa share e ofenduar por as me thoni per cfar arsye shkaterruat gjithe fuqine mbrojtese te vendit me tanke aeroplane e nendetese dhe shkaterruat gjithe ekonomine mos valle keto ishin me stampa komuniste,e kuptoni cfar keni bere.jeni per te varur ne litar.e tani mereni me perrallat e nastradinit duke cpikur vidio fallso e perdorur perseri njeres te degjeneruar si albnerti cam i degjeneruar brz pas brezi.Ka dale nje djal ai quhet edi raama e do ta coje shqiperine perseri drejt perparimit,kete radhe se bashku me ameriken.juve do te pellcisni nga vreri i perparimit te popullit shqiptar qe perkrah edi ramen.

  22. Pedro i ri says:

    Cdo vend ishte fortifikuar ne kohen e luftes se ftohte.
    Amerika dhe Sovjetiket me shume nga te gjithe

  23. ilir hoxha says:

    LAVDI USHTRISE NCSH
    LAVDI USHTRISE POPULLORE SHQIPERISE. KISHIM USHTRI ME TE FORTE BALLKAN+

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje