Audio-përgjimi i Babales/ Prokuroria bën lëvizjen e radhës, thërret të dëshmojë gazetarin investigativ

20 Maj 2018, 15:13Kronika TEMA

Gazetari Jetmir Olldashi do të jetë dëshmitari i radhës që do të pyetet nga prokurori i Krimeve të Rënda, në vijim të hetimeve për audio-përgjimin me Dëshmitarin X.

Çështja e kallëzimit të rremë, e bashkuar tashmë në një të vetme me atë të trafikut të narkotikëve, do të dërgojë gjithashtu pranë akuzës edhe deputetët Ervin Salianji, Enkelejd Alibeaj dhe Gazmend Bardhi.

Të tre ata në pozicionin e personave që kanë të dhëna të vlefshme, duhet të paraqiten në Prokurorinë Krimeve të Rënda, të hënën në orën 10:00.

Por rrëfimi më i rëndësishëm pas dëshmitarit X, është ai i gazetarit Jetmir Olldashi, i cili deklaroi një ditë më parë itinerarin e ndjekur gjatë një investigimi, sipas tij mbi çështjet e trafikut në Vlorë.

Por atij nuk do t’i kërkohen vetëm shpjegimet se si e takoi Albert Veliun, si u zhvillua biseda mes tij dhe një personi tjetër që thuhet se Agron Xhafajt, apo edhe si do të sigurohej hashashi, shkruan Top Channel.

Gazetarit, do t’i kërkohet materiali bruto i audio-regjistrimit mes dëshmitarit X dhe Agron Xhafajt.

Pas këtij momenti shpjeguan të njëjtat burime të besueshme, prokurorët do të vendosin se ku do të zhvillohet ekspertiza e materialit audio, për të cilin po vlerësohen dy mundësi.

Së pari prokurorët do t’i drejtohen për ekspertizë policisë shkencore në Tiranë, për të krahasuar tonalitetet e zërit të Agron Xhafës, të regjistruara nga prokurorët e Tiranës, përpara se ai t’u vetëdorëzohej italianëve me zërin që shfaqet në përgjim.

E njëjta gjë do të ndodhë edhe në rastin e dëshmitarit Albert Veliu.

Vetëm pas këtij momenti dhe nëse materiali bruto u dorëzohet hetuesve, prokuroria do të kërkojë edhe ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë ashtu sikurse është vepruar edhe më parë.

7 komente në “Audio-përgjimi i Babales/ Prokuroria bën lëvizjen e radhës, thërret të dëshmojë gazetarin investigativ”

  1. Fatos says:

    Dakord… po ndonjë lajm nga Agroni ka? Apo atë strumbullarin e latë mënjanë? Pse ky dallim mes palëve? Çfarë po bën në Itali sepse kaloi java?

  2. Kombi says:

    AKOMA NUK ESHTE BERE KY REGJISTRIM NGA ANA E EKSPERTEVE LIGJOR ????????

  3. Zigur Qarri says:

    Ka thirrur ndonjehere Prokuroria gazetaret investigative te emisonit Fiks Fare dhe STOP?
    Perse ndodh ne kete rast,per te mbrojtur Shtetin apo Ministrin,Vellain e tij si edhe Kryeminstrin?
    Faktet tregojn,se lufta nuk behet aspak per te drejten,per mbrojtjen e Shtetit,por per mbrojtjen
    e disa personave!Perderisa “Demokracia”e brishte shqiptare,eshte akoma jofunksionale,Drejtesia
    eshte ne dore te politikes dhe e manipulueshme.Korrupsioni po perdoret vetem si akses politik per
    opoziten dhe jo per te konsoliduar shtetin e se drejtes,ku ligji eshte mbi Shtetin.Ndersa pozita
    kerkon me çdo menyre qe te mbysi te verteten,sepse eshte pjese e krimit.Megjithese shqiptaret e
    kan humbur shpresen tek politika dhe nga vasali i saj,sistemi i drejtesise,le te shpresojm per nje
    ndryshim, qe te kthehet besueshmeria.Nuk eshte e drejte qe dikush te denohet per nje dore kanabis,
    ndersa ata qe e bejn me tonelata jo,nuk eshte e drejte te denohet me burg te perjeteshem dikush per
    tentative vrasjeje ,ndersa ai qe vret,jo.Jo,politikanet nuk duhet te jene imun ndaj ligjit,me ta duhej
    te fillonte zbatimi i vetingut,sepse nga ata buron e keqja e gjithshkaje.

  4. Lond says:

    Po nuk shkerdhyem zigur qorrin dhe lulushen esht gjynah me bo jet, zigur dhe lulushe do te fusim hurin ne bytht se ju nuk keni ndermend te hiqni dor nga zanati i byth qimit.

  5. Shvejk says:

    Sepse videot e Fiksit dhe Stopit kane autoresi te deklaruar o Zigur Palla, nuk ka cfare te hetoje prokuroria.

  6. Kol Tivari says:

    O zigur Shqarri!!
    Ne kete rast behet fjale per presion e kercenim ndaj shtetit
    Eshte krimi 27 vjecar qe ka vjedhur e djegur kete vend,asht klika kriminale e familjes Berisha qe kercenohet nga drejtesia e re qe po instalohet e cila po shantazhon shtetin,qeverine e rendin
    Ata e shohin qe ju mbaruen ditet dhe i pret burgu
    Prandaj sulmojne nje shumice qe populli i ka besu qeverisjen

  7. fariu i madh says:

    Z. Zigur!
    A ka patur ndonjë të inçizuar nga Fiks-Fare që ka kallzuar gazetarine Fiksit, ku të shpjegojë se nuk është zëri i tij?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje