Kush ia dha 20 mijë eurot trafikantit fakir “Babale” për të blerë drogë; gazetari, Salianji apo Basha?! Prokuroria të hetojë

20 Maj 2018, 14:13Politika TEMA

Ka një debat të fortë në lidhje me autenticitetin e vide-përgjimit të pretenduar nga opozita ndaj Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj ku flitet se ai drejton trafikun e drogës në Vlorë.

Palët e përfshira në debat vërtiten rreth mënyrës se si u bë përgjimi, lokali ku u bë apo dhe kush e bëri përgjimin, pasi deri më tani deklaratat janë kontradiktore dhe asnjë nuk pranon autorësinë, duke e lënë “jetim” këtë element të rëndësishëm.

Ende mbetet mister çfarë kanë thënë realisht në Prokurori Agron Xhafaj apo trafikanti i rënë nga vakti dhe fakir Albert Veliu.

Megjithatë, burimet thonë se prokuroria ka administruar si provë përpos deklaratave respektive, video-përgjimin dhe intervistat apo letrat e bëra publike nga të gjithë aktorët e perfshire në këtë skenar, përfshirë dhe gazetarin sezonal Jetmir Olldashi, dhe kamerat e sigurisë së lokalit të pretenduar se është bërë video-përgjimi apo atyre përballë ku mendohet se kanë qëndruar sipas deklaratave të tyre dhe porositësit e përgjimit.

Por me sa duket një element i thjeshtë ka shpëtuar në deklaratat publike, por shpresojmë të mos i ketë shpëtuar organit të akuzës, që ka filluar me intensitet hetimin.

Bëhet fjalë për trafikun e mbi 20 kilogramë drogë, që sipas trafikantit fakir dhe të rënë nga vakti, pa asnjë lek në xhep Albert Veliu e kishte marrë tek personi ku e kishte dërguar vëllai i Ministrit të Brendshëm.

“Nga zbardhja e bisedës së përgjuar që është bërë tashmë edhe publike, Albert Veliu i kishte kërkuar Agron Xhafajt ndihmë për të siguruar dhe trafikuar një sasi kanabisi në drejtim të Italisë dhe Agron Xhafaj e kishte dërguar tek një person për të mbaruar punë.

Më pas shkuam në një lokal i cili sipas Albertit njihej si lokali poshtë Habilajve.

Aty erdhi një person, me të cilin u zhvillua një bisedë për të siguruar sasinë e drogës dhe më pas udhëtuam drejt Tragjasit për ta siguruar sasinë e kanabisit”, thote publikisht Jetmir Olldashi, gazetar i pretenduar se kishte qënë ai që i kishte dhënë mjetet përgjuese “Babales”.

Pra ai pranon këtë fakt tepër të rëndë pasi tregon se ka marrë pjesë drejtpërdrejt bashkë me Albert Veliun apo “Babalen” në një blerje prej 20 kg marijuanë që duhej ta trafikonte në Itali.

Gazetari nuk shpjegon se kush ia shiti drogën dhe ku përfundoi ajo, dhe ku e kanë shitur atë. Apo meqë ia kishte bërë për “inat pakete duhani burgu” Agron Xhafajt, nëse nuk e ka shitur ku e ka magazinuar drogën Albert Veliu ose “Babalja”.

Blerjen e 20 kg marijuanë që në tregun e trafikut vlen mbi 20 mijë euro e pranoi publikisht edhe Albert Veliu i cili tha se lekët i kishte marrë borxh.

Por në Vlorë Veliun e njohin si njeri të këputur, trafikant që nuk i beson njeri, që e ka qejf pijen dhe asnjëherë nuk ka lekë në xhep, duke u mbajtur tërë familja vetëm në lekët e djalit që punonte kamerier.

Në Shqipëri me këto “kredeciale” financiare, besueshmërie dhe vite burgu në kurriz askush nuk të jep asnjë lek, jo më të të japin menjëherë 20 mijë euro për të blerë drogë dhe për të bërë tregti me të, një biznes i rrezikshëm dhe me rrisk.

Ndaj janë një sërë pyetjesh për “Babalen” dhe porositësit e videopërgjimit të pretenduar, se: kush ia dha paratë, 20 mijë eurot për të blerë drogë “Babales”, ku e bleu drogën ai për ta tregtuar në Itali, ku ka shkuar droga?

Jetmir Olldashi nuk ka lekë, dihet se është një gazetar sezonal dhe madje asnjëherë nuk ka qënë i siguruar, vetëm kur kur punuar te Ujësjellësi i Bashkisë dhe te AMA me Indira Bushatin.

Atëherë ia ka dhënë deputeti Ervin Salianji apo vetëm Lulzim Basha përmes deputetit të tij?! Madje kreu i PD ka përvojë në këtë drejtim për të hedhur para që vijnë dhe shkojnë në drejtim të paditur, pasi është dhe nën hetim nga FBI amerikane dhe Prokuroria shqiptare për lobimin në SHBA të financuar nga rusët përmes parajsave fiskale.

Prokuroria besojmë se është përqëndruar dhe tek fakti i trafikut të drogës nga “Babalja” për të shkuar direkt tek personi që e ka furnizuar me marijuanë, personi që e ka financuar “Babalen” mes-këputur nga varfëria dhe se ku ka shkuar droga e trafikur. Të hetojë të paktën, se do të dalin xhevahire.(TemA)

15 komente në “Kush ia dha 20 mijë eurot trafikantit fakir “Babale” për të blerë drogë; gazetari, Salianji apo Basha?! Prokuroria të hetojë”

  1. Vlora e njeh says:

    Babale është një legen që ë blen për 1 dopjo. As ka takuar fare Agron Xhafaj se s’merret njeri me të jo më ky që sipas PD është shefi i trafikut në jug. Ai është aq legen sa dhe pastruesit e rrugëve në Vlorë ë kanë tallur sa ë sa herë se ka qenë tapë. Dava mashtruesi po ordiner fare. Jo më t’a besojë prokuroria e politika.

    1. Bushi says:

      Mire e ke o zoteri,te hetohen keta deputet dhe Basha,po kushe do ta hetoi? Hetuesit ne radhe te pare jane te paafte profesionalisht,dhe e dyta ata jane te Sali Berishes dhe te Bashes.Prandaj nuk del dot e verteta,se nje prokuror apo gjykates nuk mund t’i dal kundra Berishes e Bashes,se jane pikerisht ata qe i kane emruar ne keto vene pune.Keshtu qe videopergjimi,Babale,deputetet,Basha do dalin pa lagur nga kjo histori teper e rende.Pd-ke eshte ne momentet e fundit te ekzistences se saj.Populli nuk e do.Ata qe do shkojne ne proteste,i gezojne asaj 500 lekshit e per te ngrene ndonje sufllaqe.

    2. prizem says:

      Une them qe PD-ne ta drejtaoje Babalja qe tani e tutje dhe me siguri do e sjelle ne pushtet shume shpejt. Duket me popullor se keta legenat qe jane tani ne krye te PD-se.

  2. EKZEKUTUSI says:

    agron xhafaj eshte VIKTIME e nje Intrige te Ndyre e Organizuar nga PD-ja SERBE…
    FAKT:Nuk Shkoj Agroni te takonte kete “Loqen Babalen” POR SHKOJ BABALJA te Agroni….NE NJE SHTET LIGJORE KJO ESHTE E DENUSHME ..ne radhe te pare per kete Legenin Babalen dhe se Dyti KUSH JANE URDHERUESIT E INTRIGES???????????????Lulezim Basha ..Sali Berisha…dhe gjithe Klani Serbe ne Shqiperi..lol

  3. Blendi says:

    Te dy thone qe pergjimi dhe kjo histori eshte bere para kater muajve. Merruni telefonat dhe shikojeni qe nuk kane asnje thirrje te njeri tjetri, por te gjitha muhabetet i ka bere dashnori Grides

  4. Peçua says:

    Sa simpatik më duket Babalja! Salianji dhe Klevis Balliu i marin të keqen, pasi janë më legena se Babalja. Basha duhet të shoh mundësinë për ta kooptuar në kryesinë e Pd Babalen. Babalja është njeri i aksioneve politike që kërkojnë zgjuarsi dhe zhdërvjelltësi, nga ata që Partise demokratike i duhen në cdo kohë. Pa njerëz si Babalja PD është një hiç. Jo po i duhen Ed Selami dhe Majlinda Bregu. Atyre një shqelm bythve tu biesh dhe ranë për tokë. Kurse Babalja ka rezistencë, nuk bije me kollaj. Tani, po pati rrëkëllyer ndonjë gotë edhe mund të bjerë, por ngrihet prapë. Dhe me këngën “Sali Berisha or tungjatjeta” në gojë, çan përpara duke rrëzuar në tokë një skuadër të tërë policësh të rilindjes.
    Rroftë partia demokratike dhe udhëheqsi i saj legjendar Sali Berisha! Përpara për fitorje të reja!

  5. qqqqq says:

    O Blendi!
    Sapo lexova komentitin tuaj!
    Sa per sqarim…..
    Salianji nuk eshte dashnori i Grigjes,por eshte dashnorja e saj…..
    Me fal, por here tjeter mos gabo!
    TUNG !!!!

    1. mergim tari says:

      Plasi lezbizmi

  6. Moni says:

    … me siguri leke jane dhe nga Lul-Tullumi tel Deputeti PD-se …
    SHENIM:
    – Besoj se shume shqiptare nuk e dine, qe Basha ka gjithe jeten qe ushehet me leke te pista …
    – Gruaja tij eshte mbesa e Alimuces i frmes piramidale “VEFA”, e cila u arratis me thase plot ne leke ne det ne 97-ten drejt Italise dhe me pas me ndihmen e trafikanteve u hodh ne HOLLANDE …
    – Prinderit e Bashes kane punuar me vite tek firma piramidale “VEFA” prandaj dhe e martuan me shkese me mbesen e VEFE-s …
    – me keto para te pista Lul-Tullumi bleu shtepi dhe beri gjoja shkolle ne HOLANDE …
    – Pra me 100% leket e droges deputeti PD-se i ka mare nga BASHA, qe kete radhe zor se do ti shpetoje Drejtesise dhe lobimit Rus per permbysjen e qeverise

  7. Preçi says:

    Mero, vdiqe duke mbrojtur Njeriun e Droges | Ed Rama|
    Aty eshte vellai i ministrit duke organizuar tregeti droge më ndermjetesimin e shefave të policise, ti sillesh sa andej ketej.
    Mente si dikur ushtar i Saliut! ?

  8. Lennard says:

    O Ti Prec ! Mos Je Ai Spiuni i Sigurimit???

  9. Agim says:

    O preçi, na hengësh …m marmallaten degjove! O shiksi qe ja kerkove dhe ku ates…

  10. Alban says:

    ADELANTE CAMARADAS ME BANALEN NE KRYE !

    BABALJA APO HAVALJA E PDSH-SE DHE SALI BERISHES !?

    – KU… KU SA POSHTE KA RENE SALIKRACIA !?
    – MOZOMAKEQ !

    – NGA ALBAN DEGA, NJU JORK

    NARKOTRAFIKANTI….
    HUMANTRAFIKANTI….
    PIJANECI KRONIK….
    HAJDUTI I MAKINAVE…
    KUMARXHIU I FAMILJES DHE FEMIJEVE TE VET … BABALJA ESHTE BERE TASH PESE DITE JO VETEM KALI I BETEJES PER KARRIKE E PUSHTET POR EDHE EMBLEMA DHE SIMBOLI
    I PDSH-SE DHE LSI-SE , I OPOZITES SE PALLUAR E SHPARTALLUAR ME KEQ SE GJERMANET NE STALINGRAD !
    “ BANDA E GANGSTEREVE” DHE KRYPESHQVE TE SAJ SALI LUL MUL MONA CIZME XEN ENKELED SALIANJIN EDI PALOKARIT …. ESHTE KATANDISUR SI MOS ME KEQ !
    BABALJA I TYRE, SIC E TREGOJNE DESHMI E PROVA E FAKTE TE PADISKUTUESHME ME ZE E ME FIGURE ESHTE KTHYER E DO TE JETE HAVALJA E KRYPESHQVE POLITIKE, JURIDIKE, MEDIATIKE, BIOLOGJIKE TE “ KESAJ MAFIA QE KA DALE KREJT JASHTE KONTROLLIT” NGA PANIKU DHE TMERRI I REFORMES NE DREJTESI DHE VETINGUT NE DREJTESI E POLICÍ, NE ADMINISTRATE E
    POLITIKE !!!
    SHQIPTARE KUDO QE JENI!
    SHIHNI SA POSHTE KA RENE KARTAGJENA E SALIKRACISE !
    SHIHNI KE KANE KTHYER NE SIMBOL, EMBLEME E TOPUZ TE TYRE PER ARDHJEN NE PUSHTET ME KOMPLOTE, INTRIGA , MASHTRIME, POSHTERSI IDIOTESKE, QESHARAKE, TE NEVERITSHME DERI NE KRUPE !?
    NESE KINI DYSHIM HIDHNI NJE SY VETEM FOTOGRAFISE SE TIJ SY E FYTYRE KUQE NGA ALKOLI E STRESI I KRIMEVE TEPER TE RENDA TE TIJ TE PERMENDURA NE FILLIM TE
    SHKRIMIT
    CFARE NUK PRITET NGA NJE “BANDE GANGSTERESH “ QE PERDORI ARKIVOLIN DHE KUFOMEN E AZEM HSJDARIT, NJE VIKTIME E SALI BERISHES QE E NXORI NE PRITE, SI TOPUZ PER TE SHQYER DYERT E KRYEMINISTRISE DHE PET TE ORGANIZUAR GRUSHTIN FASHIST TE SHTETIT TE 14 SHTATORIT 1998 NE BASHKEPUNIM ME UDB-EN E SLLOBODAN MILLOSHEVICIT E STANISHICIT DUKE IA FUTUR FLAKEN SHQIPERISE DHE THIKEN MBAS SHPINE VELLEZERVE E MOTRAVE SHQIPTARE TE KOSOVES, MAQEDONISE, MALIT TE ZI DHE LUGINES SE PRESHEVES NE CASTET ME TE RENDA, NE KULMIN E HAZEPIT DHE GENOCIDIT ANTISHQIPTAR SETBOMADH NE KOSOVE TE VITEVE 1997-1999 !
    BABALJA I KESAJ BANDE GANGSTERESH NUK ESHTE GJE TJETER VECSE NJE KRIJESE MJERANE NJE DRU ME PRE I HAVALES SE SHQIPERISE I KRYPESHKUT E KAPOBANDES SE KESAJ MAFIE TE KORRUPSIONIT E KRIMIT TE ORGANIZUAR NE SHQIPERi ME EMRIN SALI RAM BERISHA E CO !
    SI I TILLE BABALJA PO DHE DO TE KTHEHET EDHE NE HAVALEN E HAVALES SE SHQIPERISE SALI BERISHA!
    KU… KU SA POSHTE KA RA SALIKRACIA !?
    JANE BERE PER TI MESHIRUAR E PER TI VAJTUAR PER SE GJALLI !
    ZOT FALUA MEKATET ! NUK DINE CFARE BEJNE TE GJORET, DO TE THOSHTE MARK ANTONI PO TE RINGJALLEJ !
    MOZOMAKEQ ( MOS ZOT MA
    KEQ ) THEMI NE MALESINE E GJAKOVES !

  11. skelari says:

    Gjithe mekanizmi eshte propozuar dhe ndertuar nga ish deputeti skafist D.Tahiri !

  12. Asd says:

    Ketu behen “arsyetime” individuale, nderkohe qe jane interesante vetem faktet. Une jam pro xhafes si minister, dhe kisha ndjesi positive, por pas fakteve qe vijne ne drite, duhet te dorehiqet dhe te vije nje tjeter. Vazhdimesia e ketij eshte e kompromentuar, pavaresisht edhe besimit qe ka z. Lu. Sa per ramen, mendoj qe eshte bere nje lolo i pabesueshem.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje