Policia "skanon" automjetet e transportit publik në Elbasan

20 Maj 2018, 17:12Kronika TEMA
Policia "skanon" automjetet e transportit publik në Elbasan

Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe në vijim të zbatimit të planit të masave maj 2018 “Për ushtrimin e kontrolleve ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nuk respektojnë mënyrën e përdorimit të automjetit, nisur edhe nga shqetësimet e drejtuesve të automjeteve të licencuara, pasi shumë drejtues mjetesh kanë ndryshuar mënyrën e përdorimit të mjetit, Policia Rrugore e Elbasanit hartoi një plan masash në bashkëpunim me Hetimin Tatimor.

Ky plan masash ka pasur për qëllim parandalimin e destinacionit të përdorimit vetjak në shërbim publik, në parandalimin e ngjarjeve rrugore dhe në rritjen e sigurisë në rrugët kombëtare dhe qendrat e banuara për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Kontrolli është shtrirë në të gjitha akset rrugore kryesore ndërqytetëse dhe rrugët rurale të Elbasanit, ku në përfundim të zbatimit të planit të masave rezultoi se nga Seksioni i Policisë Rrugore në bashkëpunim me Hetimin Tatimor janë kontrolluar 230 automjete të shërbimit të transportit publik për biletat e udhëtimit, licencimin e automjeteve për kryerjen e këtij shërbimi.

Po kështu janë ndëshkuar 35 automjete me masa plotësuese për shkelje të ndryshme. Masat janë marrë ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët nga përdorim vetjak të mjetit i përdorin për shërbim të transportit publik në kundërshtim me ligjin.

2 komente në “Policia “skanon” automjetet e transportit publik në Elbasan”

  1. Fatosi says:

    Polici I dyte ( me I vjetri ne moshe se ashtu duket) ka veshur nje pale kepuuce sikur po dele ne shetitje ( dmth kepuce civile dhe jo ushtarake ) sic I takon policis se Shtetit Shiptare ,dmth nje ushtarakut
    shefat e tyre duhet ti shohin keto gjera ,se perbejne uniformen e nje punonjesi te policis se shtetit , dhe sidomos kur jane ne detyre..Nga ana tjeter shume mire per kete nisem te policise

  2. pandi says:

    po po, erdhi momenti, u be zap elbasani, vrasjet u zbuluan, forca e ligjit goditi, grupe ska me, makinat tani, gramshi u mboll perseri, me mire do behet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje