Artur Zheji: Më vjen gjynah për Ramën. Gratë, dashnoret apo fisi i ministrave derdhen si të harbuar në Europë për qejf, popull ziu veçse sheh

21 Maj 2018, 10:05Politika TEMA

Artur Zheji ka bërë një analizë ku thotë se kryeministri Edi Rama është bërë mjaft qesharak.

Ai shkruan se shefi i qevrisë pastron tualete dhe se gratë e politikanëve lëvizin me makina lluksoze dhe ai nuk i pengon dot.

“Ata përshembull, të nesërmen mbasi qeveria vendos të shkurtojë ndihmën mjerane ekonomike, me pretekstin e “sistemit të ri të pikëzimit”, u hipin makinave të tyre lluksoze, ndërsa gratë, dashnoret apo fisi i tyre në biznes të qeverisë apo të anekseve të saj, derdhen si të harbuara, dyqaneve më të shtrenjta të Shqipërisë apo të Europës”, shkruan Zheji i cili së fundmi është kujtuar edhe për të varfrit.

Ndër të tjera Zheji shkruan: 

“Duket në rraskapitje kryeministri. Rruga e pushtetit po i bëhet gjithmonë e më e përpjetë, sepse ai nuk kupton apo nuk do ta pranojë, që pakënaqësia e përgjithshme për dhunën brutale ekonomike që bëjnë zaptiet dhe taksidarët e qeverisë në terren.

Përpos kësaj, kryeministri nuk e sheh, ose nuk do ta shohë, që pas shtirjes servile të ministrave të tij dhe të superdrejtorëve të tij, në jetën e ditës apo në jetën e natës, ata, nuk kanë më nerva dhe dëshirë të fshehin lekët e grabitura.

Ata përshembull, të nesërmen mbasi qeveria vendos të shkurtojë ndihmën mjerane ekonomike, me pretekstin e “sistemit të ri të pikëzimit”, u hipin makinave të tyre lluksoze, ndërsa gratë, dashnoret apo fisi i tyre në biznes të qeverisë apo të anekseve të saj, derdhen si të harbuara, dyqaneve më të shtrenjta të Shqipërisë apo të Europës.

Dhe popull ziu, sheh dhe dëgjon, sheh, dëgjon dhe bën krahasimet e veta modeste, ndërmjet fjalëve “shtetformuese” dhe sheh nga ana tjetër, shkapërderdhjes shpërdoruese të parasë së pajustifikuar, të pushtetarëve të kamur e të pakapur dot nga askush dhe pordhacë të paparë, në para të vjedhur.

Shikoni disa gra ministrash me super makina, super të shtrenjta, me super tesha të supershtrenjta, që pordhërojnë rrugëve të kryeqytetit shqiptar dhe kryeqyeteve Europiane, këto bejleresha me fis e farë të përkëdhelur në para të madhe.

Ndërkohë duhet të dëgjojmë edhe dokrraxhiun që i udhëheq, tek na thotë disa herë në ditë se “ai dhe ata që e pasojnë”, nuk qenkan njësoj me kundërshtarët e vet, por na qenkan, 2 Soje të ndryshme…

Gjithmonë e më pak të vërteta në fjalët e kryeministrit, gjithmonë e më shumë gënjeshtra të domosdoshme, në mbrojtje të mëkateve shtetshkatrruese të përditshme, me fytyrë të nxirosur nga sikleti se mos po bëhet qesharak.

Por të bërit qesharak është gjithmonë e më i pashmangshëm, sepse drama shndrrohet në komedi herët a vonë, kur gënjeshtra i mbivendoset gënjeshtrës, për të ruajtur gjoja të vërtetën që na servir zoti kryedokrraxhiu i rradhës, që po arrin rekorde të reja, si më i gjati i gënjeshtarëve…

Dhe qesharakja që i ve kapak, është se, tashmë ish kryeministri i pritshmërive të mëdha, ky djalë i kulturuar, ku shumëkush nga Elita shqiptare e para viteve ’90 dhe e pas viteve ’90, depozitoi në kafkën e tij, idera, syçelje, imazhe e vizione romantike dhe shqiptardashëse, nga komandant është shndrruaar në një shërbëtor mjeran të llumit…

Një shërbëtor ekselent, që shtupon vërrat dhe pastron nevojtoret e anijes së vet pirate.
Pastron dhe merr përsipër të aromatizojë me fjalët e veta, gjithmonë e më me pak aromë, tërë të dhjerat dhe halerat e stafit të vet, vetëm sepse ka frikë tashmë, të mbijetojë pa pushtet.

Dhe në mënyrë të nënshtruar e detyrabërës shembullor, e me një krenari false ndër foltore e banaqe, ish kryeministri i pritshmërive të mëdha, u shërben me devocion pikërisht atyre, që në të vërtetë i neverit së brendshmi, se i di mirë çfarë bythrash janë e ç’të dhjera të pështirshme bëjnë, kudo ku munden…

Pra në të vërtetë, t’vjen edhe gjynah nganjëherë, se për ata që njohin shpirtin e artistave dhe aq pak sa mund të ketë mbetur artist kryeministri, tuj e krye këtë detyrë të halepastrimit të detyrueshëm, artistin Rama, sigurisht e pushtojnë në vetmi, ca të vjella të tmerrshme dhe nuk përjshatoj edhe ca të qara të heshtura e me ngërçe dhe ca të dridhura ankthi, që ai e di, se si mund ti nënshtrojë e të ecë kuturu përpara… Vetëm në mbajtje të pushtetit. Tashmë një qëllim në vetvete.” (TemA)

47 komente në “Artur Zheji: Më vjen gjynah për Ramën. Gratë, dashnoret apo fisi i ministrave derdhen si të harbuar në Europë për qejf, popull ziu veçse sheh”

  1. ? says:

    HALEXHI, ZGJEBOXHI!
    I DI MIRË PUNËT E PISAVE TI !??

    1. AMY says:

      dhe kush ka moral dhe flet per te tjeret, ky qe zhgrapi para nga saliu dhe qeveria e tij e meparshme, dhe qe luan kumar dhe ben qejfet e tij, dhe tani i vjen keq per njerezit e thjeshte, jo mor jo, nga goja jote nuk pranohen keto fjale je pjese e sahanit qe ka zhvatur kete vend nder vite, nuk ke moral mor zheji,

    2. Che Guevara says:

      I ke thene mire keto o Zheji,por ke lene kryesoren pa thene:
      -Te gjitha sa the e kane shkakun tek siostemi politik ,kriminal,qe eshte instaluar ne Shqiperi pas 90-tes i vetquajtur “demokratik”!
      Ky fare sistemi beri te mundur qe shumica e pasurise kombetare e popullit shqiptar te grabitej e shkaterrohej ne emer te parimit kriminal te luftes kunder fantazmes se komunizmit!
      I krijoi kushte nje grushti kriminelesh dhe hajdutesh te veshur me pushtet te beheshin miliardere,ndersa shumica e popullit akoma vuajne per buken e gojes!
      Ne se Enver Hoxhes iu deshen 5 vjet per rindertimin e pasojave shkaterrimtare te luftes,sistemi juaj akoma pas 28 vjetesh vazhdon te na mashtroje se gjoja mjerimi i sotem eshgte pasoje e tranzicionit!
      Te gjithe atra qe kane sunduar ne Shqiperi keto 28 vjet,kane qene e jane diktatore dhe administraten shteterore e kane perdorur per interesat e tyre politike e financiare!
      A nuk eshte diktator Rama sot,qe ka kompetence te plote per te caktuar nominalisht te gjithe kandidatet per deputete,kryetare bashkish,ministrat,ambasadorewt etj,etj?
      A nuk eshte diktator Rama kur sot ne Shqiperi nuk ka asnje zyre apo zyrtar qe te ankohesh dhe te gjesh zgjidhje,pasoja te shkeljeve ligjore te vartesve te tyre?
      A nuk eshte diktator Rama kur komunikon ne facebook me rrugacet njelloj si ata?
      A nuk eshte diktator Rama kur lejon qe deputetet te “shesin” mandatin e tyre sikur ta kishin pronen e tyre?
      A nuk eshte diktatot Eama kur lejon qe te ekzistoje rregulli qe cdo drejtues te pushoje edhe pa motivacion punonjesit e tyre nga puna dhe ne rast se e fitojne te drejten me gjyq,demshperblimin nuk e paguan drejtuesi fajtor por shteti?
      A nuk eshte diktator Rama kur ka heshtur per ekzistencen kriminale te GJAKMARRJES ne veri te Shqiperise?
      A nuki neshte diktator Rama kur gjoja na kompeson dritat ne pensionisteve me 1200 leke ne muaj dhe na e xhvat nga ana tjeter me dy fishin, me TVSH-ne per dritat?
      A nuk eshte diktator Rama kur ne listen e barnave te riimburueshme jane te gjitha te cilesise se dobet dhe nuk sherojne aspak?
      A nuk eshte diktator Rama kur lejon qe ministria e shendetesise nuk mbulon ne kohe dhe me furnizime laboratoret e analizave,por i detyron pacientet t’u drejtohen atyre private?
      A nuk eshte diktator Rama kur lejon Ujesjellesin te shese ujin e piste per uje te pijshem duke vjedhur miliarda leke ne muaj qytetaret shqiptare?
      A nuk eshte diktator Rama kur nuk i kompeson biletat e urbanit falas per pensionistet sic e kane shume shtete te Europes?
      Ka edhe shume te tjera,por ne nuk kemi opozite per popullin ,por per hajdutet e kriminelet qe kane hallin e kokes se tyre se po u vjen burgu afer!

  2. Patriot says:

    Mbushur me mllef o Zheji, nuk ke fare kredibilitet. Debileve qe fton ne emisionin tend nuk e ka ngel gje tjeter vec te thone ‘poshte Shqiperia’ ‘Poshte shqiptaret’.

    1. Faiku says:

      Ky gogoleshi sa here shkruan sigurisht pasi e mere aracin nga saliu derdhe mllefin e helmet per shumice shume shpejte do ta hashe dhe ti

  3. Bardhyli says:

    O Turi, sa lek te jep Luli me Sali Serbi-n?! Njerezit qe shesin veteveten si ti, nuk perfillen nga populli.

    1. Bledi says:

      Bardhyl. Pikerisht sepse opozita e kupton qe nuk perfillet nga populli dhe qeverisja, zgjodhi strategji te re, ate te denoncimit nderkombetar. Do e shikosh ne qershor qe ajo do perfillet nga KE.

  4. katarakti says:

    Keto qe thote ky me nder me thane anal-ist kane 27 vjet qe ngjasin ne Shqiperi. DHe eshte normale. Ben pjese ne sistemin qe u instalua. Pse kerkon apo shenjestron Ramen ky, kur e njejta dukuri ka ngjare me Berishen, Nanon dhe Ilir Meten?!

    1. Bledi says:

      Sepse Rama eshte ne pushtet dhe kerkoi gjithe tepsine per vete ne kuader te reformave (paradoksaliaht tek ne sulmohet akoma opozita!).

  5. Timi says:

    Mos te te vije keq or kazan …nuk po lini gje oa i vene ne kurruz Edit…por s beni dot gje, vetem oet faktin e thjeshte qe si eshte punetor, modern dhe me vision dhe populli e dosrpse ai punon per kete vend….ju lehni di qente stij me shume i shtohet sutoriteti dhe respekti nder shqipraret e ne tej…mai ad ju llogarit e as nuk mertet me ju kazan…ai eshte lider europian…

  6. fatmiri says:

    Eh more zheji sa idiot e zemerlig qe je. Nuk le gje pa thene e shpifur per edi ramen vetem nga cmira e zilia. Turp e mban vehten per intelektual.

  7. lizga says:

    asgje e re nga ty z. Zhej……sa shkrim I dobet dhe pesimist…

  8. Lennard says:

    O Zhej Kumarxhiu .ke ngaterruar Oborret e Sale kriminelit dhe te Zen sy-Peshkaqenit apo te Like Floririt dhe te Mona baxhelles.Po si nuk te ben pershtypje Shpalosja e Karmines se Zenit apo Zgerhalljet e Mona baxhelles???
    Apo perfiton ndonje kocke prej tyre.Megjithese Ty nuk te ka Duk mor Mjeran se i Le ke Veni i Lik.

  9. "BOHOTINA" says:

    Je per te qare hallin. Mjere ti…

  10. Ah ngelen dashnoret zgjebse te turit pa u harbuar,vetem po masturbohen

  11. Bixhozi says:

    Ik o bixhozxhi

  12. kolegu says:

    Me vjen keq per ty more Zheji ,kam besuar se ke dinjitet e integritet moral por me deshprove se ndryshe nuk do kishe rene ne llumin e mercenarit politik.Mund te kuptoj edhe nevojen e anes materiale te njeriut ,por te ulesh veten ne kete nivel sa te marrish si argument mbeturinat si Babalja e Salianji ,kete nuk kam mundur ta besoj.Ore ,mire se Ramen e urrene sepse ai nuk u lemon qafen gazetareve dhe mire bene.Rama nuk eshte i persosur ,edhe kjo eshte evertete.Rama ka ca fikside te tijat edhe kjo hane kuvend.Ore i ndertuar behu i sinqerte dhe me thuaj Ti cila eshte alternativa?Beson ti se Lulzim Basha eshte zgjidhja ?Vetem kete me thuaj sinqerisht.Lulzim Basha eshte alternativa qe shpeton shqiptaret apo?NJe genjeshtar , intrigant e pertac i cili vetem akuzon e nxine Shqiperine neper kancelari te huaja,pa bere asgje te hajrit per kete vend.

  13. M says:

    “Analist”dhe” gazetar”injorant, pa moral , pa etike,pa kulture, pa dinjitet, te pa afte per te shkruajtur e per te mbijetuar perdorin fjalor banal ,ofendues e trillojne se u mungon sjellja,objektiviteti tregohen te pa sjellshem e pa pargjegjshem

  14. Albani says:

    Ngele si qen o i shkrete, ditezi e fatzi. S’ ke faj kunari do shume para, shiko se mbase te ecen ndonjehere te besh ca para se me duket do dalesh te lypesh. Haha anal – isti, kazan si te tjeret por ti je llumi i kazanit.

  15. Alban says:

    Merrni vesh ju…Verini ne prove fjalet e ketij gazetari. A genjen?

    E verteta thuhet ne sy. Jane te kamur qeveritarEt permes vjedhjes edhe ju kane blere edhe juve shpirtin. Nuk mendoni fare per femijet tuaj, CFARE TE ARDHME PO U LINI? Ata do jene lypsa si ju tek ata qe kane leke e do shajne mendimin e lire,si qe nuk dini te kundershtoni per te miren e perbashket por vec te serviloseni per hir te kultit te individit.

  16. "BOHOTINA" says:

    Kam pershtypjen se ti Xheji vuan edhe per nje pergjigje te Rames pas tere ketyre postimeve te tuat te fundit pa pike kulture dhe denigruese. Ai hesht dhe ben shume mire. Nuk mund te merret me nje bozaxhi. Jam plotesisht me mendimin e KOLEGUT me lart. Ti nuk je per te share, por per te hapur horizonte. He na jep nje alternative. Nuk ke? Atehere mos u shit kaq lire.

  17. LORA says:

    Eshte lajm i mire.
    Po n’a nofton vete tur-bozhur-majmuni,,klienti cerek-shekullor i antishqiptarizmit te integrum,se po i vjen ngordhja.
    Eshte lajm i mire, per mbrothesine e Shqiperise se njerzve te ndershem e patriote.

  18. Kanalisti says:

    Kur ti vije dita e perendise, ky meriton ti shkruash te guri i varrit; Vdiq nga urrejtja e marazi.

  19. fatekeqesia jone keta, por edhe ata si ti says:

    O Zheji, po halea me halete mirret. Fatekeqesi per ata qe te lexojne ty edhe per mua qe te lexova.

    1. Zheli says:

      Kush e lexon e kush e degjon kete palaço

  20. tarrasi says:

    Ore ti qen me lesh,po hala se more vesh qe betejen me ramen ,te gjithe kori i kazanit ,e keni te humbur pa filluar,gjendja ne te cilen ju ndodheni eshte e kuptushme dhe mjerushme,po nuk ka doktor qe ju nxjerr nga situata,cfardo alibie qe mundoheni te krijoni per te,eshte diskretituse per ju.E.Ramen,po e mundi ,e mund zullumi i tij ,po per ju as se rrun ate mikun fare,prandaj do benit mire qe te rrini ca kohe qetesi.

  21. Ola says:

    Ti dhe rraca tende jeni bere si kllounet e cirkut sju ka mbetur pike dinjiteti nuk e di hallin tuaj por jeni bere aq qesharake sa na cuditni.

  22. Flutura says:

    Ky Zheji leh si qeni kur i shkelin bishtin

    1. vali says:

      O zhei po ti je nje cope gomar,je nje intelektu-hale,qe te duket vetja sikur je me i dituri,me i zgjuari,por ti je nje funderrine,nje pijanec dhe gabim per disa te ftuar qe ne opinion njihen si njerez serioze te shkojne ne studion e tij.Ai i shkon pas kush i ben nder per ti cuar vajzen ne ambasade,apo kush e ben drejtor te RTSH per t’ju dhene paga te larta ndonje gazetareje qe e kishte dashnore,e cila tani na drejton emision ne nje TV informativ,prandaj kur te flasesh per te tjeret duhet te pastrosh veten se nuk te beson njeri.

  23. Kol Tivari says:

    25 comente dhe vetem njefar Bledi e perkrah dhe pelqen shkrimin e ketij majmunit bythpalare
    Zhele Zheji je puthabythasi ma i qelbun i letrave te toiletit qe shkarraviten tek ne

  24. vito says:

    MOS na qaj hallin ne ti o kafsh e rritur ne qytet ,se me zi e me keq se ka qen ky popull nen drejtimin e saliut lulit mulit ne kohen kur ti beje qefe ne ATSHe , nuk ka per te qen mo kurr me keq , athere vuante ky popull , se nje tuf ordineresh tallin bythen me ne , kemi sy te shikojm nuk marim mend nga ty salianji mul noka me shok ,se jeni jashtqitje komtare , nuk e kupton o kokrra gomarit se nuk mer mend njeri nga ju , mos i fyej inteligjencen ktyre qe kan ardhur nga rrethet se nuk jan me ata te vitin 95- 2000 , tani jan ftillu jan me inteligjent dhe nuk e meritojn te ofendojn veten duke mar mendjen tende , sa gjyna per tet at ,se po te degjonte ty do lidhte koken me peshqir idjot i shqupit. PO PATE GJO MOS BEJ SI GORE NEPER GAZETA PER MINISTRAT MBLIDH FAKTE SHKO NE PROKURORI ,e keni zakon ju plera qe vetem genjeni dhe hidhni balt per te ter ata qe ju zen punet ne shtet dhe qeveris .

  25. BUJARI JU DEGJON says:

    Po ike ore qen se na cave bythen duke lehur ore e cast!…

  26. DINGO says:

    O Xhepist .DUAM FAKTE,EMRA MBIEMRA DHE DIKASTERET//?????? A ke bythe apo je kurve qe llap per nje loqe para.
    Llapistet i degjojme kemi 28 vite ….por Arrestime nuk shohim.

  27. Alban Dega says:

    INFORMATORE APO DIKTATORE TE OPINIONIT PUBLIK !?

    – A mos e kishte emrin Vjollca…
    Cico ajo kamikazja e Sali Berishes !?

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Mbaj mend si sot qe sa here Sali Berisha kthehem nga udhetimet e tij te shpeshta jadhte vendit ne gjysmen e pare te viteve 90 , Vjollca Vokshi apo Reiz Cico i drejtoheshin me pyetjet standarte :
    – Zoti President a mund te na thonk dicka per viziten tuaj jashtezakonisht…. teper te rendesishme ne x apo y shtet !?
    Me e forta ishte se si njeri edhe tjetri Kishinev shoqeruar dhe mbuluar vizitat e tij perkatese dhe transmetuar pamjet e tyre ne RTSH.
    Dhe Berisha ia fillonte me pergjigjet e tij edhe me butaforike se pyetjet skandaloze, neveritese deri ne krupe te gazetareve te oborrit …. Takova Zotit x, zonjen y filanin e fistekun… Biseduam per kete e per ate. Do te bejne kete e ate per Shqiperine qe kishte degdisur jashte trollit te saj gati gjysmen e popullsise se saj .
    Kur kryeredaktori per Evropen e gazettes kryesore spanjolle “ El Pais “ me kerkoi ti perktheja nje
    Interviste te tille perpara ekranit te RTSH-se ne Hotel “Dajti “ me thote ti perserisja edhe nje here pyetjet e Vjollca Vokshit per Berishen me thote:
    – Senior Dega estás burlándose con Senior Berisha o conmigo !?
    – Zoti Dega a po tallesh me Zotin Berisha apo me mua !?
    – As me njerin as me tjetrin , i pergjigjem une. Te perktheva fjale per fjale pyetjen e gazetares dhe pergjigjen e Berishes
    – Pergjigja e Berishes ishte qesharake kurse pyetja e gazetares ishte neveritese deri ne krupe ( asqueroso meqe Vjollca e ka mesuar tashme spanjishten ne Venezuele Kolombi )
    Kete ndjesi neveritese deri ne krupe e provoke sa here ndjek Blendi Fevziun apo Ylli Rakipin, Artur Zhejin apo…. gazetaren militante te Berishes qe i drejtoi pyetjen me idioteske qe kam degjuar deri sot Edi Rames sikur kishte dale aty ne kemben e kryegjykatesit suprem Saleh Ramollah Berisha dhe Bandes se tij te Gangstereve apo sikur ishte ne nje miting electoral te PD-se .
    Ne vend te lejojne te ftuarit apo te intervistuarit e tyre shqiptare ose te huaj te japin mendime y, opiniones e tyre e kane kthyer ekranet e televizioneve perkatese ne altoparlante te propagandes dhe sherbimeve te tyre ne dobi e per llogari te PD-se apo Berishes.
    Ne vend te bejne moderatorin dhe infirmatorin e publikut bejne diktatorin, tundin shkopin e dirigjentit sikur te kishin te benin me nje orkester operash apo filarmonike !
    Publiku, teleshikuesit nuk kane interes as ndjekin mendime te Aleksander Frangajt as Ben Blushit, as te
    drejtoreshes ruse te Ora News apo te Blendi Fevziut e aq me pak te gerdallave mediatike Ylli Teneqja e Artur Hajnit me cizme te RTSH-se aq me pak “guximin” idiotesk te nje militantje kamikaze te Sali Berishes, Lulezim Bashes, Mona Cizmes, Enkeled Gebelsit apo Ervin Salanjinit ….
    U dalin e teprojne origjinalet e Babalet e Banalet e
    abalet e Banalet e tyre pa u ndeshur edhe me kamikazet e tyre.
    Kjo eshte aresyeja qe shikueshmetia e Klanit, TCH, Ora News, News24 eshte ne pikiate e se shpejti do te perfundoje ne numrin e votuesve e protestuesve te PD-se, LSI-se dhe opozites se palluar e corientuar te tyre qe po humbin cdo besueshmeri te kryepeshqit politike e biologjike te Mafias antishqiptare me Sali Berishen ne krye !
    Kambanat bien per ata qe kane veshe te degjojne !

  28. artisti qe luan skenderbeun ne film,mesazh nga rusija says:

    i dashur ,biri im turi,beji te fala mamit.

  29. Cuku says:

    Mulla Omari po pellet,,
    Po I vjen radha.se dhe ky ka ca llogari per te dhene .
    Hajdut muti
    Sa mire ja keni gjet kete foto ,si legen sic kanshpirti duket muti
    Lepires bythe ,, plere

  30. truni says:

    O turi,

    me duket se e ne perendim te karrieres tende gazetareske. Nuk lexohesh me – ke mllef me nje person dhe shperndahesh si vaji ne lakra. Mblidh trute se po te rrjedhin

  31. tmerr says:

    a ka zot ti vej zjarrin PS-PD-LSI, a ka zot qe keta te tre per 30 vjet i kan pir gjakun popullit dhe duht te paguajne per kete, a ka zot qe keta te tre te zhduken nje here e pergjithmone, a ka zot qe PS-PD-LSI ti bjer nje rrufe ne koke dhe ta leje ate popull te qete.

  32. Kris says:

    Asnje koment pozitivv per Zhejin! Keshtu eshte kur je medioker dhe mercenar qe hiqesh si sofist! Ju ka ngelur ora me Salen dhe floririn!

  33. J kondili says:

    Ah more Artur, sa here te pata thene:
    largohu nga kazani I plerave se do helmohesh, ti po atje duke germuar.
    Tani askush nuk te shpeton dot.
    Helmi I honorareve me para te grabitura
    te eshte future thelle ne place.
    Me kujtohen historite qe tregonte per ty ne nje gazete njera nga motrat Vokshi, me te cilen ke bashkejetuar ne Itali.
    Ajo ishte e lumtur qe me ne fund te kishte hequr qafe:
    -Turi eshte nje tullumbace e mbushur me pordhe- tregonte Ajo. Nje dembel stambolli qe shet dengla dite – nate. Njeri pa karakter dhe mashtrus. I afte qe tu shesi qorrave lekuren e qenit te zgjebosur per gezof ariu.
    Tha e cfare nuk tha, por e fundit qe tha ishte qe:
    -Pervec sterkalave te peshtymes qe nxirte kur ligjeronte Turi nuk ishte I zoti te me bente gje.

  34. Mihali says:

    Ke ber nje hartim te bukur por duhet prova per keto qe thua.Ti mundet te dlesh rugeve dhe te hedhesh fall dhe do nxjeresh para te madhe,kete pune mund ta besh fare mire.Sa per anlizat qe ben Jane shume te Mira per te mbyllur televizjonin.Ato qe thua ti vetem analiza nuk jan.Vetem Hale nxjer nga goja.

  35. timo says:

    Fatkeqsia jote mor Artur djali është se ti gjthmon ke menduar dhe mendon se je më i aftë se ata qe ke pasur dhe ke përballë dhe anash. Megalloman i kalitur. Prandaj ke mbetur në vend numuro për të mos thënë që ke mbetur mbrapa shokëve të tu dhe shumë, shumë mbrapa shokut tënd të ngushtë Edi Rama.

  36. Arber Iliri says:

    O Zheji mua me vjen keq per ty o njeri.Te bene drejtor te pergj. te rtvsh dhe nuk arrite te beje gje fare.Rama ka ndryshuar menyren e te qeverisurit te vendit.E ke harru si e mori o njeri.Doni me e cu vendin tel Salija perseri.Tmerr e shkuar tmerrit.U be luli kryetar bashkie e dhjeu tiranen e filloi korupsionin prape.

  37. Malo Kanina says:

    Zoti Zhej!
    Te gjitha këtë që thoni ju kanë një kuptim, por vlerë do të merrnin nëse Rama do të ishte më i lig se paraardhësit, si individ. Dhe për sa kohë paraardhësit e tij kanë prekur fundin e ligësisë qytetare dhe njerëzore, atëherë njerëzit kanë të drejtë të mbajnë qëndrim relativist dhe ta shohin në këtë rast Ramën si të keqen më të vogël në drejtim të vendit në këto 27 vjet. Ndaj, përpjekjet tuaja, kurdoherë dhe jo vetëm në këtë rast, kanë për të rënë në vesh të shurdhër, në mos të priten prej lexuesve me një përbuzje të vrazhdë.

  38. Maelga says:

    Kurse mua me vjen keq per Zhejin. Me vjen vertet keq.

  39. lorenc says:

    Floke gjate dhe mendje shkurter

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje