Kur Kryemadhi u bënte thirrje demokratëve të braktisnin Bashën: Rama ka nënshtruar Lulin e Vogël, por jo shqiptarët

20 Maj 2018, 14:47Politika TEMA

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka publikuar një video të kryetares së LSI-së Monika Kryemadhi gjatë fushatës selektorale të 25 qershorit 2017.

Në video shfaqet me zë dhe figurë Monika Kryemadhi në një nga takimet elektorale të LSI-së, para se të bëhej aleate me kreun e PD-së Lulzim Basha.

Monika e ka quajtur e quajtur kreun e PD-së “Luli i vogël”, dhe duke e akuzuar se nënshtrohet nga kryeministri Edi Rama.

“Edi Rama ka nënshtruar Lulin e Vogël, por nuk mund të nënshtrojë shqiptarët”, deklaron Kryemadhi në këtë takim.

Njëherësh kryetarja e LSI Monika u ka bërë thirrje demokratëve të thjeshtë të rreshtohen kundër Lulit të Vogël.

Për kujtesë po e japim videon e këtij takimi elektoral të para 11 muajsh.(TemA)

Demokratë të ndershëm, mos u gënjeni!!!

A post shared by Taulant Balla (@taulantballaps) on

 

 

2 komente në “Kur Kryemadhi u bënte thirrje demokratëve të braktisnin Bashën: Rama ka nënshtruar Lulin e Vogël, por jo shqiptarët”

  1. ?? says:

    O lumëmadhja MUNIKË.
    Shko nê shtëpi dhe bëj punët e nënës dhe të gruas,
    se në politikë s’duhet vetëm para dhe pafytyrësi ,do dhe ca mëntë ,që të të ndjekin ata që s’kanë.
    Sa më shumë ta dëgjojmë zënë, aq më shumë na nakatos zorrët dhe na vjen për të vjellë.??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje