BATUTAT/ “Drejtori i Hipotekës është i mirë”, Rama ia kthen qytetarit: S’kam motër as vajzë, ta merrja për dhëndër

21 Maj 2018, 15:09Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me banorët e Bashkisë së Dropullit.

Gjatë këtij bashkëbisedimi nuk kanë munguar dhe batutat nga shefi i qeverisë,

Teksa një nga qytetarët shprehtë shqetësimin e tij për Hipotekat, si dhe për kreun e institucionit të saj, një tjetër banor ndërhyn, duke i dalë në mbrojtje drejtorit dhe shprehet se ai është i mirë.

Por kaq mjaftoi që Rama të ndërhynte, dhe me humor tha se nuk kishte motër që ta merrte për dhëndër këtë drejtor.

Banori: Mund të kemi shpresa për më shumë punësim? (Banori flet, ndërsa Rama i thotë disa herë; vazhdo, vazhdo) Kam shqetësim me Hipotekat. Ju ka çuar dhe djali im mesazh.

Rama: Ua kam thënë të gjithëve, shkruani tek portali ‘Shqipëria që duam’

Banori: Siç keni thënë dhe ju; Shqipëria është një nuse e veshur keq.

Rama: Ku i dëgjoni këto shprehjet e mia ju në Dropull?!

Ndërhyn banori tjetër: Drejtori është i mirë….(drejtori i Hipotekes)

Rama: Nuk kam motër ta marr për dhëndër drejtorin. As vajzë…S’kemi ardhur për të bërë krushqi për drejtorin. Ai tha mendimin e tij për Hipotekat.  (TemA)

2 komente në “BATUTAT/ “Drejtori i Hipotekës është i mirë”, Rama ia kthen qytetarit: S’kam motër as vajzë, ta merrja për dhëndër”

  1. leni says:

    Ke vajze…te gruas

  2. kasem gahinji says:

    i dashur dhe i respektuari zoti edi rama.ne takimet me popullin raportohetceshte bere,shpjegohet cdo te behet,challe ka qeveria,te lidhura edhe me zonen respektive.degjohen me thjeshtesi,jo me fodullek,vrejtjet sygjerimet,mbahen shenime,kur nuk mund te jepen pergjigje ne vend.por mos e shit shume ate portalin tend ,sepse ,per fat te keq,jo te gjithe mund te hyne,per arsye te ndryshme.ca nga padija,ca nga skamja,ca se ai portali yt nuk eshte aq i thjeshte,sa tua mundesoje te gjitheve.prandaj mos e propogando portlin si shetimtar,apo bashkeqeverisje.ndryshe kam te drejte te mendojse ti dote bashkeqeverisesh me ke te do qejfi ty.nese eshte keshtu vazhdo sipas qefittenddhe te spirrapalit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje