Kë do të besojë publiku, "Babalen" apo Ramën?

21 Maj 2018, 14:02Politika TEMA

Nga Eduard Zaloshnja

Java e shkuar, filloi me publikimin nga PD-ja, të një përgjimi audio, përmes të cilit pretendohej se, një ish-skafist kishte biseduar me vëllanë e ministrit të Brendshëm, për dërgimin e një sasie kanabisi drejt Italisë. Më pas, ish-skafisti i përgjimit (Albert Veliu, i njohur në Vlorë me nofkën “Babale”), deklaroi se, biseda e publikuar (mes tij dhe vëllait të ministrit të Brendshëm), ishte autentike.

Nga ana tjetër, në një fjalim para grupit parlamentar socialist, Edi Rama deklaroi se e kishte dërguar regjistrimin e bisedës së sipërcituar, në një agjenci të specializuar jashtë Shqipërisë dhe, nga përgjigjja e asaj agjencie, ishte bindur se regjistrimi nuk ishte autentik.

Ditët e javës u mbushën me deklarata e kundërdeklarata nga politikanë dhe gazetarë, të cilët mbështesnin, ose versionin e “Babales”, ose të Ramës. Por këto dy versione janë diametralisht të kundërta – nuk ka vend për një të vërtetë të mesme midis tyre. Ose ish-skafisti “Babale” po tregon të vërtetën, ose Rama…

Në një rast të tillë, në një vend me shtet të konsoliduar ligjor, i lihet drejtësisë të thotë fjalën e fundit. Por, në Shqipëri, ne kemi patur raste të ngjashme, kur ekspertët e huaj kanë deklaruar se, një regjistrim privat video/audio ka qenë autentik, ndërkohë që ekspertët vendas kanë deklaruar të kundërtën. Ose më keq akoma, kemi patur një rast kur, FBI-ja amerikane ka deklaruar se ka patur qitje të drejtpërdrejtë nga arma e oficerit të Gardës së Republikës, drejt protestuesit të vrarë me duar në xhepa në bulevard, ndërkohë që, ekspertët shqiptarë kanë dalë në përfundimin se ka patur një rikoshet plumbi te… halat e pishës.

Nisur nga kjo përvojë shqiptare, nuk mund të pritet që i gjithë opinioni publik të bindet nga verdikti që do të japë eventualisht, drejtësia në këtë rast (nëse ish-skafisti “Babale” apo Rama ka thënë të vërtetën). Në qoftë se, drejtësia konkludon se i pari ka thënë të vërtetën, përkrahësit e PS-së do të thonë se drejtësia ende kontrollohet nga Berisha, në kohën e të cilit janë emëruar prokurorët dhe gjykatësit aktualë. Në të kundërtën, përkrahësit e PD-së do të thonë se, Rama e ka shtënë tashmë në dorë drejtësinë.

Me pak fjalë, opinioni publik do të jetë i ndarë mes ish-skafistit “Babale” dhe Ramës. Por, a kemi ndonjë të dhënë se, në ç’proporcione ndahet aktualisht opinioni shqiptar në duelin “Babale-Rama”?

Në një sondazh online të një prej faqeve shqiptare më të ndjekura në internet, pyeteshin vizitorët: “A i besoni dëshmisë së Albert Veliut, që solli Partia Demokratike?” Dhe 2/3 e pjesëmarrësve në sondazh, i ishin përgjigjur “Jo” kësaj pyetje. Ndërkohë, vetëm 1/3 e besonin dëshminë e ish-skafistit “Babale”.

Ky sondazh online ka dy probleme statistikore. Së pari, kampioni i tij përfaqëson vetëm vizitorët e faqes konkrete të internetit. Së dyti, përgjigjja e pyetjes kishte vetëm dy mundësi; ose jo, ose po. Normalisht, për pyetje të tilla, jepet edhe një mundësi e tretë; “S’e di”. Me këtë opsion, u jepet mundësia të shprehen edhe ata që nuk janë të sigurt, nëse diçka është e vërtetë apo jo.

Për arsyet e mësipërme, nuk mund të thuhet se, statistikisht, 2/3 e shqiptarëve besojnë Ramën dhe 1/3 ish-skafistin “Babale”. Sidoqoftë, fakti që faqja e sipërcituar e internetit i takon një televizioni kryesor kombëtar, i cili ka disa muaj që ka qenë shumë kritik ndaj qeverisë, si dhe fakti që numri i pjesëmarrësve në votimin online ka qenë i madh (nënkupto shumëngjyrësh), të lejon të mendosh se ndjeshëm, më shumë shqiptarë i besojnë Ramës, krahasimisht me ish-skafistin “Babale”.

Parë nga një këndvështrim më afatgjatë, betejat mediatike mes pakicës dhe shumicës (në shtete ku ekzistojnë të dyja), bëhen për votat. Kështu që, lind natyrshëm pyetja: Çfarë efekti mund të ketë te votat, dueli mediatik, “Babale-Rama”?

Nga një sondazh që zhvillova një ditë para se ky duel të fillonte, më rezultoi se, PS-ja kishte rreth 80 mijë votues të vendosur më pak, se sa në qershor 2017, ndërkohë që PD-ja kishte rreth 75 mijë më shumë, se sa niveli tejet i ulët i atij qershori (shihni grafikun shoqërues). Sidoqoftë, PS-ja kishte ende një epërsi prej 155 mijë votash ndaj PD-së.

Kur të zhvilloj në qershor sondazhin e radhës, do të kem mundësinë të testoj se, ç’efekt mund të ketë te votat, dueli mediatik “Babale-Rama”?(AFP.al)

16 komente në “Kë do të besojë publiku, “Babalen” apo Ramën?”

  1. un menoj ; says:

    TE BESOJNE ATA QE KAN SHKERDHYER MOTREN E KTIJ
    GABELI PEDERASTE ?

    1. prizem says:

      Babalen , Babalen se ai po ben opozite tani ne Shqiperi…

  2. Ola says:

    sigurisht z Rama ??

  3. Alban Dega says:

    DOPJO 13 OGURZEZE E SALIKRACISE !

    -“Sondazhet” e Kadi Zaloshnjes dhe
    Profecia e Kreshnik Spahiut !

    – Opozita Banale e Babales dhe theqafja e
    Luigjit te 14- te Junior !

    – 13 + 13 = 26 maji 2018

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A Ishte burre !?
    A ishte grúa !?
    Apo nuk e di !?
    “Per nje te vertete ka vetem nje te vertete”, thote filozofia popullore kineze e lashte sa vete njerezimi.
    Thelbi i analizes se Zotit Zaloshnja eshte se per nje te vertete ka tri te verteta:
    Po !
    Jo !
    Nuk e di !
    Kur dikush nuk e di te verteten atehere ka te drejte te mos thote as po as jo dhe nuk pergjigjet fare !
    Por deri sot gjenetikisht eshte e pamundur qe nje qenie njerezore te jete edhe burre edhe grúa njekohesisht !
    Fakti qe vetem 0. 00000001 per qind e popullsise boterore, pra nje ne cdo 10 milione njerez , ose rreth 750 prej 7. Miliarde njerezve , mund te kete lindur me dy organe seksuale te kunderta seksuale njekohesissht eshte krejt i paperfillshem ne cdo studim shoqeror, shkencor dhe njerezor
    Eshte nje perjashtim gati absolut !
    Cdo ligj njerezor, shkencor a universal ka perjashtimet e veta !
    Ka vetem nje te vertete absolute ne Boten e sotme:
    cdo gje eshte relative !
    Ndersa sondazhi i fundit i Zaloshnjes duket ashiqare se eshte paguar nga PDSH-ja apo LSI-a e Babales, simbolit dhe topuzit me qesharak per te ardhur ne pushtet dhe per te zhbere Reformat e Vetingun jetike per shqiptaret e per Shqiperine ne Drejtesi e Polici ne Administrate e Politike!
    E Kadiu Zaloshnja sic tregoi ashiqare edhe sondazhi qesharak i 25 qershori 2017 gjithnje anon nga ai qe paguan me shume !
    Fiasko totale !
    Total failure, thone amerikanet !
    Protestat e 27 janarit, te Babales se Alibe, Bardh Salianjin Lul Berishes e Mona Cizmes se bashkuar sic e treguan edhe vete mediat vizive te Kazanit te Sali Mul Sllobodanit deshmojne se duhet marre seriozisht vetem kur ti kalojne 100 vetat e Sazan Gurit, sic e tha vet nje nga ish-skifteret e Cadres Kreshnik Spahiu .
    Vete zgjedhja e 26 majit 2018 per protesten e ardhshme nga Ceta e Opozites se Banales, me falni Babales eshte nje ogur i zi …
    Kane zgjedhur diten ogurzeze te 26 majit 1996, qe eshte dita e funeralit te demokratures berishiste qe shenoi fillimin e fundit te Salikracise qe e rrenoi te pakten 13 here deri sot Shqiperine ne 13 vjet te sundimit te Luigjit te 14 junior , Saliqit !
    E sic e di mire Zaloshnja, 13 eshte numer ters jo vetem ne Nenen e demokracise boterore, por gati ne gjithe Boten ashtu si edhe e Premtja e Zeze , Black Friday !
    Aq me ogurzeze e ters kur behen bashke, kur ciftezohen dy 13-ta, 13 + 13 apo Dopjo 13 = 26 maj 2018 !

  4. joel shkodra says:

    Pyetje te tilla nuk duhen vene titull shkrimi e, aq me pak, t’i drejtohen publikut, sepse pergjigja le jashte drejtesine.

  5. Lumi says:

    Kjeshtu nderlidhen trafikantet, skafistet, kryeministrin dhe opozitaret (kandidatet per kryeminister) ne nje shoqeri primitive. Ketu politika dhe shoqeria nuk meret me punesimin the zhvillimit po me llafe, me the, te thash..Pastaj jam pa pune, s’i tja bej hallit. Etj. Pergjigja: shko ha lllafe dhe politike.

  6. Shofer Petro says:

    Do te besojme Ramen teresisht. Ke te besojme Saliun?

  7. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ju mendoni se Babale,do cante detin me 20 kg ” barishte” !!!!!!!!!!!
    Sigurisht qe skafi 7m i gjate do paguhej nga ai.
    Ke pyetur sa eshte cmimi i nje rruge me skaf,mjaftojne ??????
    Varfanjaku nga Vlora,pervec cmimit te “barishteve” do paguante dhe skafin.
    Me se ?????
    Zalo,njerez si Babalo nuk e bejne dote ate rruge,mos u merr me lojra fjalesh !

  8. vito says:

    BABALET e shqupit , pra llumi i kti veni , do besojn BABALEN , ne 75 perqinçi tjeter qe emi votu qeverin besojm tek kryeministri me i mir i kti vendi kto 25 vjet demokraci .

  9. ujka says:

    ne publiku vetem gazetaret besojme!

    hehehhehehe!

  10. edi says:

    ore delenxhi ish spiun sikurse gjithe familja tende e sigurimit te shtetit more deshtak qe as Amerika nukte pruri ne brazed kur do ta mbyllesh gojen more hale dhe mos genjesh diten me diell.more bythlepiresi I idiotit Edi Rama

  11. Lennard says:

    Z.Zaloshnja e shtroni Gabim Problemin.Ai nuk eshte midis Babales dhe kryeministrit po eshte midis PD dhe PS.E gjithe kjo katrahure eshte sajuar ne Kuzhinen e oborrit te Lul-Hajdutit dhe Sali Kermes -Kriminel-Spiun Serb dhe antishqiptar

  12. Iliri says:

    Pse jane kaq idiote me keto shkrime keta analiste.Bejne shkrim ke do besoje populli nje pijanec drogaxhi hajdut qe thot qe thote qe eshte e vertet cfare them une apo kryeministrin i cili thote te flasin organet kopetente per te verteten.Ky eshte nje dallim shume i madh qe ne mentalitet midis Edi Rames dhe carahoshi apo dhe Sali berishes i cili dha dhe verdiktin vet para se te shprehej gjykata per 4 njerez qe i vrau vet ne mes te bulevardit.

  13. vaso says:

    Nuk besoj asnjerin.Besoj faktin qe ministri ka nje vella{me jete te gjate},qe sapo e dergoi ne Italo te kryej nje denim qe ka marre para disa vitesh.Ne baze te kushteve te vetingut qe po kalojne varetesit e tij,me inisiativen e tij,duhet te dorehiqet.
    Nuk ka asnje arsye per zhurme te tepert.Nuk ka te tjere per te vene ne ate post?

  14. Jak Boston says:

    Dy mashtruesa me profesione te ndryshme; njeri politikan dhe kryeminister kurse tjetri skafist dhe burgaxhi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje