Historia e trishtë e parodistit të Vlorës: Nuk flet dot më

21 Maj 2018, 10:04Lifestyle TEMA

Dy humoristët e njohur të grupit parodistët e Vlorës, Afrim Agalliu dhe Agron Hamo, kanë qenë të ftuar në emisionin “Xing” të Ermal Mamaqit.

Në emision mungonin dy parodistët e tjerë, Muhamet Aliko dhe Mane Lumani.

Ata treguan se një prej tyre, Mane Lumani, për shkak të një operacioni në grykë, ka vite që nuk flet.

“Ishte viti 2004 dhe ndodheshim në Amerikë për turne.

Mane u vizitua në një klinikë private dhe u konstatua që kishte një masë në fyt dhe duhej të operohej patjetër.

I hoqën komplet të gjithë kordat. Mane nuk flet më.

Gëzon shëndet të plot dhe nuk mungon në shfaqjet tona.

U trondit kur e mori vesh, ishte moment i vështirë. Kur doli nga doktori ishte shumë i shqetësuar. I kishin thënë që kishte tumor”, treguan Afrimi dhe Agroni.(TemA)

9 komente në “Historia e trishtë e parodistit të Vlorës: Nuk flet dot më”

  1. BAJRAM BALA says:

    SHYQYR QE ESHTE GJALLE.,POR NE VLONJATET NUK E HARROJME HUMORIN E TIJ.SHENDET MANES DHE GJITHE FAMILJES SE TIJ

  2. shqip says:

    Si artdashes i uroj jete te gjate e gezime ne familjen e tij.

  3. "BOHOTINA" says:

    Shendet Manes e jete sa me te gjate. E kam takuar njehere fale mikut tim Muhamet Lika (jo Aliko) sic thote gazetari. Muhametin e kam patur ushtar ne nje vend mjaft te veshtire dhe me ka mbajtur mendjen ne vend me humorin e tij qe i buronte vetvetiu. Te perqafoj Muhamet se largu…

  4. Loni says:

    Kush eshte Mane nga ato kater? Na kane kenaqur shume te gjithe, paçin lumturi .Me vjen keq per Manen, por shyqyr qe eshte gjalle

    1. trojani says:

      I pari majtas…

  5. tonini says:

    Nderim pe ta,te pa arritshem

  6. tonini says:

    nderim per ta,te pa arritshem

  7. Burim Mesi says:

    Edhe pse zeri i mungon Mane ka mundesi te aktroje.Ai ishte shume plastik dhe kete veti mund ta perdore ne paroditese bashku me tre shoket e tije.Zerin le ta bejne treshja.

  8. demo says:

    Dalin politikane,gazetare,shtetare,police,katundare,pasunare, vlojne te sharat ne internet,se i meritojne,Dalin artistet,te gjithe shprehin respekte se i meritojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje