Përpjekje për të mbijetuar deri më 26 maj!

21 Maj 2018, 19:35Editorial TEMA

Nga Mero Baze

Opozita po përpiqet të qëndrojë gjithnjë e më larg “de jure” nga skenat e inskenuara në një kasetë mes personazhit të famshëm “Babale” dhe vëllait të Fatmir Xhafajt, duke shpresuar se mund ta mbajë fabulën gjallë deri më 26 maj, duke ndërruar prezantuesit e saj.

Historia nisi duke pasur si prezantues tre deputetë të PD, pastaj vazhdoi duke pasur prezantues Lulzim Bashën, i cili mendoi se e gjeti veten më në fund si lider opozite, duke imituar skenarin maqedonas. Pastaj kur provat shkuan në Prokurori, filloi sprapsja dhe nxorën në skenë një gazetar, i cili po ashtu nuk mori përsipër përgjimin.

Dhe në fund fabulën po e vazhdon një emision televiziv që shfaqet “part time”.

Kjo histori prej një jave ka vetëm një vazhdim, dhe ai vazhdim duhet të vijë nga Prokuroria dhe gjykatat. Nëse Prokuroria çertifikon një vepër penale, qoftë për Xhafajn, qoftë për “Babalet”, ata duhet të përballen me pasojat e saj juridike dhe politike.

Skenari për ta mbajtur gjallë deri më 26 maj, është një skenar politik, i cili përpiqet të zëvendësojë spotet propagandistike për mitingun.

Problemi që ka Lulzim Basha me histori të tilla, tregojnë pasigurinë që ai ka ndaj asaj që bën, çka krijon dhe pasigurinë e të tjerëve tek ai si lider opozite.

Kur një kryetar opozite i ka dalë zot asaj kasete një herë publikisht, ose duhet t’i qëndrojë vetë deri në fund, ose duhet të kërkojë ndjesë për atë që ka bërë dhe të përballet me pasojat.

Përdorimi i një inskenimi për të nxitur revoltë kundër një ministri dhe për të marrë përfitime politike prej tij, është një thikë me dy presa për një lider opozite, sidomos kur është e qartë se inskenimin e ka nxitur vetë.

Pra, në kushtet kur e di që e ka bërë, ai duhet t’i qëndrojë deri në fund asaj që ka bërë, dhe jo ta degdisë fabulën dorë më dorë, për të fshehur shenjat e gishtave të tij.

Nëse Lulzim Basha është inspiruar vërtet nga “bombat” e Zaevit, duhet të dijë se ato pikë së pari ishin të vërteta, dhe nuk kishte rëndësi nëse ishin të paligjshme, kurse ky ka përgjime “të ligjshme” për të inskenuar një të pavërtetë. Dhe e dyta, Zaev u qëndroi atyre deri në fund, duke i prezantuar vetë dhe duke i bërë objekt hetimesh edhe të Prokurorisë Speciale, ndërsa Basha të gjithë këtë e bën vetëm që të mos hetojë Prokuroria dhe sidomos të shmanget ngritja e Prokurorisë Speciale, SPAK.

Ai nisi t’i dalë zot një inskenimi dhe sapo çështja shkoi në Prokurori, u tërhoq dhe e degdisi përgjegjësinë dorë më dorë, ku të gjithë të jenë autorë dhe askush të mos jetë përgjegjës.

Tani pas një jave, kur “Babalja” është bërë personazh popullor, kur gazetari i përdorur nga PD po sulmohet fatkeqësisht për llogari të keqpërdorimit nga PD, kur dhe vetë “Babalja” nuk merr përsipër përgjimet, vazhdimi i kësaj historie për të mbajtur gjallë vlagën deri të shtunën, është një përpjekje për të gënjyer demokratët, më shumë se sa opinionin publik.

Nëse ai vërtet beson se është para një historie të vërtetë, duhet t’i dalë vetë zot asaj në emër të opozitës, dhe nëse është i pasigurtë, duhet  t’ia lërë në dorë drejtësisë, e cila ka filluar punën.

Kjo skema e Lulzim Bashës që edhe qejfi ja ka që kjo histori të vazhdojë dhe b.. nuk ja mban ta vazhdojë vetë, është në të vërtetë portreti real i opozitës.

Është pak a shumë si ajo batuta e famshme tek filmi “Dimri i fundit”, kur një grua e frikësuar se gjermani po i numëronte gratë që po u çonin bukë partizanëve, dha urdhër: “Lëvizni gra, se po na numërojnë”.

21 komente në “Përpjekje për të mbijetuar deri më 26 maj!”

  1. NjeQytetarOptimist says:

    Cdo dite e me shume lloj lloj Pitkinesh dalin ne kazan per nje ngjarje.. Asnje pergjegjes pervec Xhafajt qe paska filmuar veten e vet dhe se si ajo kasete paska rene ne dore te opozites.. Deri tani kjo llogjike mbetet.. Mero, kjo eshte levizja e fundit e tyre e deshperuar perpara se Institucjonet e reja te Drejtesise po krijohen.. E thote mire Rama: Jane te pangushellueshem !!!!

    1. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


      Nuk më vjen keq
      Nëse Tahiri ka eksportuar drogë
      Nuk më vjen keq
      Nëse Xhafajt janë të inkriminuar
      Nuk më vjen keq
      Nëse Shqiptarët janë sot trokë
      Më vjen keq (me këtë opozitë)
      Pushteti i ngeli Edit edhe 20 vjet në duar!

  2. Shaba says:

    Konstatimet ne kete artikull tingellojne plotesisht te verteta. Spjegimi per mendjen konfjuze te Bashes mund te jete me i thelle. Ne fund te fundit Basha analizohet si subjekt dhe ky mund te jete komplimenti me i mire per te.Fatkeqsisht per ne ai mund te jete thjesht objekt ne kete histori dhe njelloj si dhe deshmitari eshte i detyruar te luaj rolin qe i ka caktuar “ustai”. Me fal z.Mero por mendimi qe Basha meson nga Zaevi nuk eshte i sakte. Zaevi dhe Basha
    Duken te ngjashem sepse ata i Marin udhezimet nga e njejta guzhine . Guzhunjerit kolonel rus I mungon fantazia per skenare te ndryshme per te destabilizuar
    Ballkanin. Ai perserit vetveten,prandaj zaev dhe basha duken njesoj qesharak. Zaev dhe basha jane me te zgjuar se nje kolonel por u eshte zene koka me dere…

  3. Moni says:

    … Bukur dhe teper e “sakte” c’ka flisni rreth Lul-Tullumit … u be e disata here qe ky Bur-Grua i pazot bie brenda me kembet e veta … !

    Ky Berisha, Meta jane ATA qe populli (perve ca verioreve) i do ne BURG

  4. Kombi says:

    BASHA , DHE ZAHARET E TIJ TE TIPIT SALIJANI NUK KANE FRIKE NGA ASKUSHI , SEPSE NUK KA PROKURORI . ATA VAZHDOJNE TE JENE TE PRIVILEGJUAR , CFARE DO QE TE BEJNE NE KETE SHTET ATA NUK NDESHKOHEN .
    SI DUKET PROKURORET KANE FRIKE SE I ELEMINOJNE .

  5. Luli says:

    Bravo Mero,Basha eshte legan pa bythe,dhe ti je nje byth lepires shembullor pa pik karakteri.

  6. Ishte nje propozim says:

    Policia nuk duhet te japi lejen qe PD ta zhvilloje mitingun te bulevardi i “deshmoreve te kombit” , se mbllokohet trafiku I cili sjell shume shqetesime tek taxapaguesit , nese policia i jep leje PD per te demostruar ne kete segment rrugore , ajo duhet te pergjigjet para taxapaguesve . Policia ti japi leje qe PD te demostroje ne nje segment tjeter rrugor apo shesh qe nuk sjell shume shqetesim per taxapaguesit, nje segment i pershtatshem eshte bulevardi i ri tek ish stacioni i trenit.
    Policia duhet ta kete parasysh kete propozim…..

  7. Jani says:

    Po vazhdoi edhe pak ne kete rruge Tema do te shendrohet si gazeta 55 ne variantin online.jo cdo fakt i servirur eshte mashtrim,jo cdo denoncim nga opozitat eshte genjeshter dhe kurre ne asnje vend nje minister o brendshem nuk do rrinte ne detyre pas nje publikimi te tille. Por mos harro se po qe se ai dorhiqet , kariera e tij ajo brilante qe ze fill qe ne kohen e xhaxhit e me pas: merr fund dhe xhafa nuk mund te largohet keshtu.keta njerez qe i jane varur ne qafe ketij vendi per 30 e kusur vjet e kane te veshtire te largohen pa i marre dhe centin e fundit.

  8. Qimoni says:

    Salianji!!! Alibeaj!!!! Bardhi!!!! Luli!!!!! Babale!!!!! Olldashi!!! Jane shume te indinjuar. Ata bashke me Stresin do fitojne

  9. @autori says:

    Cdo dite nga nje editorial per videon e Babales..
    Nderkaq Prokuroria (e Rames) nuk po prononcohet.
    Po ti krahasosh keto shkrime, thuajse vertiten tek te njejtat argumente.
    Edhe flori te pillte kjo video, nuk do ja vlente barra qirane.
    Gjynah qe nje talent gazetarie shperdorohet ne kete fare feje..

  10. Laku says:

    Keshtu e mbroje dhe Saliun ne 97 ten o Mero i pa varuri.

  11. Komiti007 says:

    Keta fare politiqenesh si Lulushi, Paloqja,Muli e kompani hapen nje grope te madhe me kete pergjime sa gjithe Babalet e dynjase jane gati te hidhen ne zjarre per te shpetuar keta e per ti ruajtur do ti fusin ne kete grope dhe te marin babalen dhe gazetar leshin e invistegimit e ti mbulojne me mu..e ……Nuk e di cmendon politikoqja Nard Nokja ……Zot na ruaj nga IDIOTET!!!!!

  12. TNT says:

    Nuk di cfare te them, ti i sh…. brinjet ketyre me profesionalizem qe te ben te mos hapesh as TV jo me lexosh te tjeret. Perfundimisht je ne krye dhe mbas 100 bendesh bosh vjen Artur Zheji qe akoma nuk ka gjetur asnje parashikim te ngjarjeve politike. Ndofta mikrobi Meta ja ka stisur trute

  13. mergim tari says:

    Ajo batuta te filmi Dimri i fundit eshte:
    “O NAZOOOOO, HAJDE MOJ SE PO TE KERKON GJERMANI……”

  14. sul korriku says:

    Rama eshte i madh me shprehjen per dike “ku te ka gjetur Saliu, te GABI ?
    Babalia, gazetar “bytha”dhe Saliani tamam produkte GABI !

  15. lennard says:

    keta Koqet e PD nuk po i numrojme dot se ngjajne shume me njeri tjetrin ,dhe i bie qe Nul Noken e numrojme tre here ,Bardh spahine dy here ,Debil Balliun dy here e keshtu me rradhe.

  16. Berisha ka urdheruar tere “gjirizin” e Shqiperise,analiste ,gazetare ,Blendin,Tosin,Bushatin<Por..! Dardhe me bisht perpara nuk ka! Sali te gjithe e keni bishtin ne Bythe! Bushati kerkon ta kete mire me te gjithe se ku i dihet! Por tani per tani eshte lidhur pas koqeve te ish gruas! Lulezimi nuk e leshon se ka marre para nga pallati qe e prishi Rama ne Vlore! Paraja flet! Shikoni Lubonjen! Na flet per ramen se ku i gjeti parate etj. Po Lubonja me se paguhet,kush e paguan, me cfare parash paguhet,a i fsheh te ardhurat, cfare e lidhte me Blendin,me Becchettin,me rakipin,me Enin tani? Kush e shpuri ne nje tavoline me Biberajn? A eshte spiun serb? Keshtu qe para se Tosi te llape neper TV le t'i spiegoje vjedhjet dhe korrupsionin e tij!

  17. Labi says:

    Ajo qe une pashe te kjo histori eshte se Basha dhe ata zagaret qe i vene mbrapa duan ti lene Shqiptareve nje emer te keq par ate qe ata e quajne moral,spiunlleku dhe pabesia, problemi me i madh behet kur na merr dhe per naive, harron dereziu se gjysma e Shqiptareve te moshes te mesme jetojne jashte, ndryshe nga ai qe vec asaj supes ne darke nuk ka bere gje tjeter ne hollande, ne mungese te ideve te verteta Basha ka kohe qe sillet si pordha neper breke, kesaj i thone germo tare germo se qen Saliun do gjesh.

  18. Sit back and relaks says:

    Mero ja ke kaluar edhe Sean Hannity dhe Tucker Carlson marre sebashku per bythelepirje dhe militantizem. Dikur do ti hapen petet lakrorit e do mbahesh mend si nje “gebels” i koheve moderne bashke me endri fugen, si njeriu qe ndikoi ne trushpelarjen e shqiptareve..

  19. Sit back and relaks says:

    Mero ja ke kaluar edhe Sean Hannity dhe Tucker Carlson marre sebashku per bythelepirje dhe militantizem. Dikur do ti hapen petet lakrorit e do mbahesh mend si nje “gebels” i koheve moderne bashke me endri fugen, si njeriu qe ndikoi ne trushpelarjen e shqiptareve…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje