Ky është momenti i frikshëm kur avioni pëson një defekt në fluturim dhe papritur bën një ulje emergjente.
Ulja e avionit ishte emergjente, pas një humbjeje të papritur të presionit të kabinës.
“Onur Air Airbus 321” me 226 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit ka rënë për pothuajse 10 mijë metra lartësi, në 500 metra brenda 5 minutave.
Videoja e shpërndarë nga pasagjerët pas një ulje urgjente në aeroportin e Volgogradit në Rusinë jugore, tregon maskat e oksigjenit që ishin varur nga tavani, nga pasagjerët.
Disa pasagjerë kishin nevojë për ndihmë mjekësore dhe psikologjike pas incidentit “të tmerrshëm”, tha një burim i aeroportit.
Avioni ishte nisur Turqia dhe kishte si destinacion Rusinë. (TemA)