Ky është momenti kur një grua futet me makinën e saj në mes të njerëzve që po vraponin edhe pse rruga ishte bllokuar pikërisht për këtë event sportiv.
Edhe pas përpjekjeve të një burri për ta ndalur atë, gruaja nuk bën prapa por i jep gaz makinës se saj dhe futet në mes të turmës.
Është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë që gruaja të mund të ndalonte makinën.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan shoferen që të futej në mes të turmës së njerëzve që po vraponin.
Ngjarja ndodhi në Devon, Angli. (TemA)