FOTOT: Burri gjen në oborrin e shtëpisë... bunkerin e Luftës së Dytë Botërore

22 Maj 2018, 14:15Lifestyle TEMA

Një burrë i cili po rinovonte shtëpinë e tij u habit nga ajo çfarë gjeti në oborrin e pasim të vilës së tij.

Chris Scott u trondit pasi aty gjeti një bunker të Luftës së Dytë Botërore që nuk ishte prishur në dekadat që kanë kaluar.

Zbulimi u bë pasi ai shkoi për të hetuar atë që qëndronte fshehur nën atë që Scott mendonte se ishte një mbulesë kullimi pas shtëpisë së tij në Middlesborough.

Ishte ndërtuesi Tony Sizer i cili e bindi atë të hapte kapakun të  vendosur rreth 20 metra larg derës së pasme të shtëpisë.

Pasi kaloi dy ditë duke pastuAr baltën që ishte aty, gjeti një bunker të gjerë të Luftës së Dytë Botërore që përbëhej nga dy dhoma me mure prej betoni dhe dy kapakë shpëtimi. (TemA)

1 komente në “FOTOT: Burri gjen në oborrin e shtëpisë… bunkerin e Luftës së Dytë Botërore”

  1. IP says:

    Gjyshi im kishte ndertuar nje te tille, ne shtepine e tij ne Tirane ku futej gjithe familja gjate luftes se Tiranes ne Tetor-Nentor 44. E quante “Rifugio”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje