"Sfakanakis, një “pleh” nacionalist dhe ca shqetësime profesionale"

23 Maj 2018, 16:44Kulturë TEMA

Gazetari Aleksandër Çipa ka folur lidhur me koncertin këngëtarit grek Notis Sfakanaqis në Tiranë.

Çipa ka komentuar polemikat e shumta që janë shkaktuar duke shpjeguar se pse ndodhi kjo.

“Nobelisti grek Jorgos Seferis në vitet ’40-të e cilësonte Ballkanin si oaz të paradokseve.

Vizita gati e njëkohshme e një politikani të njohur dhe e një këngëtari gjithaq, është ndoshta edhe ilustrimi më i posaçëm i këtij konstatimi të bërë gati 80-të  vjet më parë prej shkrimtarit të madh.

Trazime nuk shkaktoi prezenca dhe apo gjuha e politikanit grek në Tiranë, por përkundrazi, këtë e bëri këngëtari Sfakanaqis.

I pari, përcolli mesazhe të një valence të lartë, i dyti shkaktoi trazim dhe ndjenjën e plotë të një prezence provokative.

I dyti, pra këngëtari, në intervistën e parë që dha në median partnere, e nisi nga përgënjeshtrimi i pasinqertë i vetvetes.

Në të gjitha opsionet virtuale, gjenden deklarata raciste dhe të përbindshme antishqiptare të tij, madje nuk mund të fshihet lehtë cilësimi i shqiptarëve “plehra” në mitingjet e partisë më fashiste të Europës së sotme-Agimi i Artë.

Aleanca për llogari komerciale mes një medieje kombëtare dhe një këngëtari racist antishqiptar (edhe pse vetë përfaqëson një pakicë kulturore), përbën një provë shtesë për paradokset që konstatonte nobelisti Seferis në vitet 40 të shekullit të kaluar.

Por kalendari artistik i Notisit,  ka triumfuar duke i bërë vend në skenën më të rëndësishme që ka atdheu ynë për evente të tilla në ditët e sotme.

Le të sillemi me të në mënyrën më të kulturuar. Unë do të dëshiroja ta ndëshkonin me injorim, personalisht refuzoj të jem në atë sallë.

Këtë  arsyetim e bazoj konform logjikës së mishëruar edhe në një ese të hershme të  shkrimtarit tonë Ismail Kadare në vitet ’80-të, ku, duke folur për dy popujt dhe kombet fqinjëruese, shqiptar dhe grek, shprehet se mes nesh ka mëri dhe ndeshje,  por nuk ka luftra kulturore.

Sfida për ne, ndaj Notisit,  le të ketë vlerën e një “note” pra shënimi; vlen si këngëtar por je “pleh” si nacionalist”, tha gazetari Çipa.

Intervista e plotë

Zoti Çipa, javën që shkoi patëm gazetarët në një mënyrë apo tjetër si protagonistë. Kemi çështjen e Ambrozia Metës me Kryeministrin, investigimi i Jetmir Olldashit dhe përplasja e Erion Braçes me Esiona Konomin. Si i gjykoni këto ngjarje?

Jo të gjitha rastet që përmendni, janë gazetari. E vlerësoj rastin e gazetares së re Ambrozia Metaj. Është një ballafaqim me korrektesë të lartë profesionale. Kisha kohë pa shijuar drejtartikulimin e një pyetjeje prej një reportereje drejtuar kryeministrit të vendit. Pasi vetë  kryeministri i ka të papreferueshme konferencat në përballje me gazetarët.

Pyetja e saj, si rrallëherë, bashkëshoqërohej me këmbënguljen dhe gjakftohtësinë e gazetares.

Çdo sjellje dhe intepretim matanë saj, s’ka lidhje me gazetarinë, por ka lidhje vetëm me shërbestarët politikë dhe vetë politikën kaotike të këtij vendi.

Për rastin e dytë, pra të ashtuquajturin investigim, kam interpretimin dhe rezervat e mija.

Por padashur të bie në subjektivizëm, deontologjikisht është e papranueshme që një investigim ose i pretenduar si i tillë, të vihet në dispozicion të partive politike pa iu paraqitur së pari medias dhe prej saj, pra përmes medias, t’i jepet publikut. Eshtë gabim fatal për çdo profesionist një marrëdhënie dhe sidomos një trajektore e tillë e produktit të gazetarit profesionist.

Investigimet janë mund dhe investim i gazetarëve për t’ju servirur publikut vetëm përmes mediave dhe në asnjë mënyrë e asnjë rrethanë, përmes kanaleve të tjera apo ndërmjetësimeve ekstraprofesionale. E vërteta e cdo gazetari i serviret opinionit publik drejtëpërdrejtë dhe jo përmes kalimit nëpër guzhina partiake.

Në emër të këtij parimi dhe vetëm për këtë arsye, Unioni i Gazetarëve Shqiptarë nuk ju bashkua deklaratës së dy organizatave të tjera ndaj rastit në fjalë. Natyrisht në asnjë mënyrë nuk e përjashtojmë solidaritetin për sigurinë dhe inkurajimin e kolegëve që kryejnë investigim apo raportojnë kritikshëm ndaj qeverisjes apo protagonistëve të saj.

Kritik e kam mendimin edhe ndaj sjelljes dhe pretendimit të kryetarit të Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, zotit Brace, për zhurmën e shkaktuar sipas tij, nga reporterja Esiona Konomi. Urdhëri për nxjerrjen jashtë të gazetares  nga salla e mbledhjes së komisionit, është i pajustifikueshëm. Nuk mund të kalohet kaq lehtësisht prej një drejtuesi parlamentar në një masë përjashtuese të gazetarit, nga e drejta për të ndjekur seancën e komisionit.

Politikani-gazetar ose anasjelltas, zoti Erion Braçe edhe kur e humbet tolerancën e politikanit duhet të kujtojë atë të gazetarit. Kjo e nderon më shumë atë sesa radikaliteti i një drejtuesi të përkohshëm komisioni.

Kemi vënë re javën e shkuar një kacafytje me tone alarmante mes analistësh në tv. Pse ka kaq pak tolerancë dhe jo solidaritet mes nesh?

Nuk mendoj se mungon solidariteti. Por kemi një keqpërdorim të rolit. Problemi më i madh që ka aktualisht kategoria profesionale e opinionistëve, lidhet me ngatërresën e koncepteve opozicion me oponencë.

Opozicioni është atribut i opozitave politike dhe këtë mision duhet ta kryejnë vetëm ato në demokracinë politike.

Oponenca është detyrim i çdo gazetari, pavarësisht se në cilën kategori shërben dhe në cilën media është i punësuar.

Kjo ngatërresë kaq evidente, e  shndërron gazetarin në strukturë apo individ parapolitik, ndërsa respektimi i misionit dhe funksionit oponencial e lartëson integritetin e tij dhe shumëfishon besueshmërinë tek publiku.

Po ngjet rëndom ngatërresa e të parës me të dytën, prandaj disa herë dhe madje fatkeqësisht në mënyrë të shëmtuar, shumë prej kolegëve në panelet e shpeshta konvertohen në polemistë dhe konfliktualë para-partiakë e parapolitikë.

Çështja Xhafa tashmë është kthyer në një atu të opozitës, ashtu si një vit më parë me ish-ministrin e Brendshëm. Sipas jush çfarë po synon realisht opozita dhe si i parashikoni zhvillimet?

Unë mendoj se opozita implikimin e njëpasnjëshëm të dy ministrave të Brendshëm të qeverisjeve “Rama1” dhe “Rama2” e koncepton dhe e ka strukturuar si objektiv- “thembër Akili”.

Shigjetat pikërisht në mënyrë më intensive i ka drejtuar aty, por mendoj se ka një përllogaritje të gabuar në kapitullin actual që lidhet me ministrin Xhafaj.

Edi Rama nuk është “Akili” që ta ketë zemrën te thembra.

Dhe për këtë arsye, suksesi politik deri në ekzekutim politik që opozita pati me ish ministrinTahiri, është lexueshëm dhe e qartë për të dështuar dhe për të qenë i tillë tek rasti Xhafaj.

Janë dy të ndryshëm që kanë lidhje me një familje partiake dhe me një vijim qeverisjeje të së njëtës parti.

Këtë  gjë opozita duhet ta llogarisë mirë dhe ta vlerësojë sa më pare, për të mos i’u kthyer  në boomerang. Opozita duhet të mbetet sipas meje, në tri arritjet më të rëndësishme të 6 viteve të fundit: aksioni i suksesshëm për dekriminalizimin e politikës, aksioni i reçencës së kritereve dhe korrupto-rekrutimeve në administratën publike dhe tek suksesi i dekanabizimit të vendit. Natyrisht,  pjesë e së tretës është edhe një objektiv ende i parealizuar i neutralizimit dhe zhbërjes së implikimeve të krimit të organizuar në familje dhe njerëz politikë qoftë majtas e qoftë djathtas, në këtë vend.

Objektivi i tretë është ende i paarritur. Ndërkalljet janë ende të paneutralizuara, sikundër propaganda inkriminuese në jo pak raste ka synim dhe qëllim alibi dhe jo sinqeritet.

Historia politike e të quajturit “tranzicion” është mbyllur de jure, por ende jo de fakto dhe, si e tillë ,opozita duhet të kalojë në avantazh për t’i dhënë një emër real kohës që pason të ashtuquajturën epokë të tranzicionit.

Nëse nuk e bën këtë, do ta konsiderojmë një opozitë që mbetet në shpërgënjtë e demoniakëve të tranzicionit.

Muajin e fundit dy evente të rëndësishme ka përjetuar Tirana dhe që lidhen me dy emra publikë të jetës greke: përkatësisht ardhja e ish-zvkryeministrit Theodoros Pangallos dhe këngëtarit Notis Sfakanaqis në Tiranë. Ky i fundit,  pra këngëtari, madje ka shkaktuar edhe polemika. Pse ndodhi kjo, sipas jush?

Nobelisti grek Jorgos Seferis në vitet ’40-të e cilësonte Ballkanin si oaz të paradokseve.

Vizita gati e njëkohshme e një politikani të njohur dhe e një këngëtari gjithaq, është ndoshta edhe ilustrimi më i posaçëm i këtij konstatimi të bërë gati 80-të  vjet më parë prej shkrimtarit të madh.

Trazime nuk shkaktoi prezenca dhe apo gjuha e politikanit grek në Tiranë, por përkundrazi, këtë e bëri këngëtari Sfakanaqis.

I pari, përcolli mesazhe të një valence të lartë, i dyti shkaktoi trazim dhe ndjenjën e plotë të një prezence provokative.

I dyti, pra këngëtari, në intervistën e parë që dha në median partnere, e nisi nga përgënjeshtrimi i pasinqertë i vetvetes.

Në të gjitha opsionet virtuale, gjenden deklarata raciste dhe të përbindshme antishqiptare të tij, madje nuk mund të fshihet lehtë cilësimi i shqiptarëve “plehra” në mitingjet e partisë më fashiste të Europës së sotme-Agimi i Artë.

Aleanca për llogari komerciale mes një medieje kombëtare dhe një këngëtari racist antishqiptar (edhe pse vetë përfaqëson një pakicë kulturore), përbën një provë shtesë për paradokset që konstatonte nobelisti Seferis në vitet 40 të shekullit të kaluar.

Por kalendari artistik i Notisit,  ka triumfuar duke i bërë vend në skenën më të rëndësishme që ka atdheu ynë për evente të tilla në ditët e sotme.

Le të sillemi me të në mënyrën më të kulturuar. Unë do të dëshiroja ta ndëshkonin me injorim, personalisht refuzoj të jem në atë sallë.

Këtë  arsyetim e bazoj konform logjikës së mishëruar edhe në një ese të hershme të  shkrimtarit tonë Ismail Kadare në vitet ’80-të, ku, duke folur për dy popujt dhe kombet fqinjëruese, shqiptar dhe grek, shprehet se mes nesh ka mëri dhe ndeshje,  por nuk ka luftra kulturore.

Sfida për ne, ndaj Notisit,  le të ketë vlerën e një “note” pra shënimi; vlen si këngëtar por je “pleh” si nacionalist.

(TemA)

43 komente në ““Sfakanakis, një “pleh” nacionalist dhe ca shqetësime profesionale””

  1. Azh says:

    Lexova me ne fund dicka qe mund te vleresohet. pak dhe sakt mos te themqe eshte minoritar apo “grek” floririt kurrrre nuk i humbet vlera,ngjyra ,tingulli. Thjesht Flori

  2. Albani says:

    Te sillesh me kulture ndaj nje fashisti ndot veten.
    Nuk ka kuptim dike ta duartrokasesh si artist,kur si njeri ai eshte kafshe e ndyre.
    Eshte njelloj sikur te duartrokisnim nje “hitler” artist.
    Nderimi I nje “artisti”FASHIST ,do te bente te kerrcisnin eshtrat e gjysherve dhe baballareve ne varre,viktima te mostrave fashiste.
    Ata qe mendojne qe duhet te mbajme lart nivelin dhe te nderojme me duartrokitje nje “artist” fashist,ulin veten e tyre dhe tregojne mungese karakteri dhe identiteti,tregojne qe nuk uhehiqen nga moral dhe parime,jane njerez pa busull.
    Nderoni nje fashist qe I quan kafshe nenat qe ju pollen.

    1. Illyrian Warrior says:

      Shqiptaret ne ballkan ishin njerezit me te nderuar dhe respektuar te fashisteve o cope bajge qe te ka mbet ora edne tek enveri.

      Greket u vrane dhe u poqen te gjalle nga fashistet dhe jo shqiptaret.

      dhe per me teper Nje jevg si ky nuk mund te jete fashist sepse eshte paradoks

      1. @ says:

        Sorry man, but you are just an idiot!

      2. kuc says:

        Tyrceli Warrior, ti je nje antishqiptar i felliqur berishian islamik!
        Pthuuuu race e neveritshme dhe e shpif ?

  3. vubi says:

    Na cat trapin, esht muzik kush do te shkoj kush nuk do te shofi telenovelen turke te klani.

    1. mirel says:

      Bythekiri shqiptari ka vetem.dy alternativa, o.turk, o.grek.
      Shqiptaret e vertete i dhjesin me mut te dyja.

  4. Arjan says:

    Na cate trapin ju analist e gazetare me keto nacionalizmat tuaj . Lereni popullin te kaloj dy ore te kendshme me nje kengetar magjik se fundja nuk ka ardhur per miting por per koncert .

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Po kujt i thua o Arjan , ore po nuk na shqitet lufta e klasave ne , po cpyet , filluan analistet e bythes dhe superpatriotet sikur do tu mari shqiptarizmin Noti , e drejt ajo qe thua , ik e shikoni dhe degjoni nje kengetar te talentuar , se sa per talentin dhe zerin e tij magjik , nuk flet dot asnje , thjesht kapen nga deklaratat e tij mbi politikanet greke , asnje lloj deklarate nuk ka bere kundra shqiptareve , absolutisht asnje thjesht analistet e trapit dhe superpatriotet shqiptare shikojne endra me sy hapur , harojne qe ne greqi kendojne nje dyzi me kengetare dhe kengetare shqiptare dhe nuk i ofendon asnje . Po duhet te quemi qytetare evropiane te civilizuar , te perparuar dhe qe kemi lene pas doktrinat e vjetra , mosbesimin , te shkojme dhe ta degjojme , politika per politikanet , dhe arti dhe kultura per artistet dhe qytetaret qe e duan artin ………

    2. Shqip says:

      Arjan, po te ndodheshe ne nje cfaqje te tij, per te shijuar kete kengetarin “magjik” tendin dhe kengen e tij , dhe te te kerkonte te dilje jashte ti dhe gjithe te huajt e tjere se shfaqja e tij ishte vetem per greket ,a do te flisje keshtu. Mos qofsh shqiptar se nje shqiptar nuk do ta duronte kete gje. Shkurt je ti qe na can trapin ne shtepine tone.

      1. The Punisher says:

        Hahahaha…..beqiret e Janulles jane hedhur ne sulm. Jane nja dy kokrra qe hedhin dhe presin komentet me shtate emra te ndryshem. Me sa duket e paska kap frika edhe organizatorin se mos i ngelen biletat pa shitur.

    3. Albani says:

      Merr dhe familjen ta shijosh taman,thirre dhe per darke dhe liroi krevatin,njerez pa vlera.

  5. Genti says:

    A se kuptoni qe po te ishte Notis antishqiptar apo nacionalist i terbuar a do te vinte te kendonte per publikun qe urren ? Gjithe kjo histeri nacionalizmi folklorik ndaj nje kengetari te njohur eshte shprehje e prapambetjes kulturore dhe patriotizmit te semure qe duhet te shprehet aty ku duhet dhe kur duhet ne shebim te vendit. Ka shume personalitete qe ne momente te caktuara bejne deklarata te nxituara dhe te nxitura nga frymerat e qelbura nacioniste qe pershkojne rajonin or kjo nuk duhet mare si nje konstante pasi njerezit ndryshojne. Vete fakti qe ne nje interviste Notis deklaroi de mediat ja kane interpretuar me keqdashje daklaratat mjafton per ta shur kete histeri nacionalizmi folklorike. Shkoni degjoni muzike te kendeshme dhe do te bindeni se ai de e kendon nuk ka asgje ne zemer pervec ,dashurise, miqesise dhe paqes mes njerezve pa dallim.

  6. Pandi Korce says:

    Vubi dhe Arjan!
    Kur ai thote plehra, e thote per ju.

    1. ilir fetahu says:

      Shume i drejte perfundimi yt o pandi

  7. Q says:

    Kengetar magjik…!! Kush e njeh. Ndoshta ne Greqi ! Mos na habisni.

  8. IVONI says:

    NJERIU I KULTURUAR NUK OFENDON ..! NUK E KUPTOJ KETA “GAZETARE ” C`DUAN TE PERCJELLIN NE PUBLIK, ME KETO SHKRIME QE NUK SHKOJNE , POR GJITHASHTU DHE “TEMA” QE I PARAQET ATO ..!.. EDHE SIKUR TE JETE FASHIST , ESHTE NJE ” FASHIST ” QE VETE DOREZOHET , PRA NUK DO NDESHKIM . AI VJEN SI MIK , SI NJERI I ARTIT DHE SHQIPTARET , DUHET TA PRESIN ,
    TA VLERESOJNE SIPAS MERITES ARTISTIKE , NATYRISHT, AI QE DO TE SHKOJE NE KONCERT ..!.. ATA QE NUK DUAN LE TE SHOHIN PUNEN E TYRE ..! …INDIFERENTIZMI ESHTE SHUME DOMETHENES NE BOTEN E CIVILIZUAR ..!

  9. Mos harroni virtytet says:

    Shume i sakte Çipa..
    Ne fund te fundit nuk po ben miting..
    Por koncert..
    Le te vleresohet per ate qe eshte..
    Mikpritje bujaria dhe toleranca jane virtyte qe s’duhen harruar dhe humbur..
    Ka shume raste shume me ekstreme ne Europe dhe bote qe keto gjera lihen ne anë…
    Duhet pare vetem perpara pqs duam te ecim..
    E ka thene populli brilante “qeni qe leh,nuk te kafshon “

  10. Lumi says:

    Ky tipi qe vec artit meret me racizem ka nevoje per nje bojkot. Sa per muzike degjoni me mire Ermal Meten pas disa ditesh.

  11. Dahon Tabak says:

    Bojkotoni koncertin. Kaq. Nuk ka te beje me muziken, por me kombin dhe simbolin e ksenofobise (ndaj nesh) greke.

    1. Illyrian Warrior says:

      Te eift kensofobia ne byth ty qe ngele duke u nakuar nga jevgjit grek.

      Nje tufe jevgji ju kane bere per ilace.

      Nuk u rruhet shqiptareve per jevgjit neo grek, mos ja fut kot.

      Nese paska pas thenie kunder shqiptareve, mos i shkoni ne koncert ketij jevgjut neo grek, kaq e thjeshte eshte.

      1. Albani says:

        Sepse une nuk fola per Shqipetaret dhe Greket,por per tipikun fashist qe ty nuk te ben pershtypje si idiot qe je.

        1. U dhime duke qesh says:

          Jo Alban. Ky Idiot Warrior ketu me lart, kerkon te hiqet si fashist i lumtur vet, prandaj thote gjithe keto idiotizma te pafund! Ketij BUDALLES i pelqenjne fashistet shqiptare por jo edhe fashistet greke ? ? ?

  12. Pilo says:

    Artist qe ju thot jeni plehra.Ju deshiron inferior.Ju deshiron te vdekur.Dhe ju?????Shkojme ti degjojme muziken.Eshte artist.Po ai vjen tu marre parate dhe te talle k…me ju pastaj ne bisedat me fashistet kur te kthehet ne greqi.

  13. Dr.Alban says:

    ” Gjithe topchaneli qenka futur tek tema”.
    Ju,qe beni si ” te kulturuar” uroj vetem nje gje: Kur te vini ne greqi,t’ ju dalin perpara keta ” te kulturuarit artist” dhe te hiqni ate qe heqin shqiptaret dite per dite…te rrahin femijet tuaj perpara syve tuaj dhe te policise…dhe pastaj ” bujrum” te shkruani mendimet tuaja.
    Qe na karakterizon nje lloj ” kokeulje” si popull kundrejt atyre qe na urrejne e shajne,e di…por qe te pranosh ne shtepine tende ate qe urren qenjen tende,kjo kalon dhe mendimet e mia me te errta.
    Vazhdoni koke- ultesine tuaj kundrejt te tjerve,por amo po qe se ai qe na pa njecik si shtrebert eshte Shqiptar…thiken direkt ne gurrmaz…plumbin tan fisit.
    R.o.b.t ku ti kini!!!

  14. reti says:

    po ka me raciste se shqiptaret qe nuk lane popull pa share.

  15. evgjitngrenesi says:

    të lumtë çipa! ta dëgjojnë bregasit e tjerë 300-sha që i kanë ulur brekët para jevgut grek! doni ta shishni nënshrtimin kulturor si tolerancë!
    kujdes çipa dhe marin mema se topin e ka kapur lobi grek.
    kush vete te noti ose është ose jevg ose kushëriri i furrerrajt(prapë jevg)

  16. Laku says:

    Aleksander ÇIMKA do te behet interesant.Anti Shqiptare jane politikanet qe po i pine gjakun popullit dhe qe ti ha e pi me ta,jo nje kengatar qe vjen te argetije Shqiptaret.

  17. Njona says:

    Ore si shume me vrap e keni marre maloren per nje thashethem qe nuk egziston. Gjeni nje prove, nje video qe Notis ka thene per shqiptaret qe jane plehra, dhe tregoja Notisit ne fytyre, pastaj injorojeni me mos vajtjen ne koncert. Per mua eshte kengetar shume i mire, e do shkoj ne koncert. Ju qe e shani, mos me thoni qe ju acaron muzika dhe kenget e Notisit. Ju qe e shani, jeni te paret qe vraponi ne piste te kerceni kur fillon kenga e Notisit.

  18. kunji says:

    Jemi mesuar qe ti gjykojme njerxit ne prizmin politik, kjo eshte teori e Enverit, ky eshte nje kengetar i madh dhe sigurisht qe ne na pelqen arti i komshive…..

  19. lisi says:

    Plehrat zakonisht shkojne e derdhen tek gropa e plehrave si TOP-i i sotem

  20. Artan nika says:

    Eshte turp dhe per te ardhur keq qe zoti Çupi me prefesion gazetar (pika ne buth)…te shkruaj ne kete lloj menyre …gazetar qe flasin ne ajer…gazetar thashathemesh…gazetar per sensasione apo opinione shtremberuese per faktin e thjeshte se nuk meditojne…turp…sa kohe do te te merrte te beje nje investigim per ato se ka thene Noti per shqiptaret,e verteta eshte se do te te merrte shume kohe,per faktin e thjeshte se nuk do gjeje asnjehere thenie te tij kunder shqiptareve normale…ise Çipa alla cipa dhen exis…

  21. flora says:

    Qellojeni me veze dhe domate qenin……….

  22. Frok Martini says:

    Z. Cipa le te flasin analfabetet, ti je brilant, I sakte ,korekt dhe atdhedashes, kaq mjafton per te drejtuar min e jashtme, Jo si ai pinxhuk qe eshte sot, qe turperon shqiptaret.

  23. sokol g says:

    po kush mutin jemi ne shqiptaret qe gjykojme keshtu.llapem e shame G Bregovic e Z.Colic.Gorani e mbushi sallen dhe sheshin skenderbej dhe keta patriotat e medhenj e mbyllen sqepin.Arti nuk ka atdhe po vetem cilesi.Enveri na diktonte ke te degjonim e ke te pelqenim.kudo nga shkuam i nxorrem emrin e zi vetes kemi punuar e punojme fort per kete askush nuk na do kudo qe shkojme na urrejne.Greket kane muzikene tyre autentike e skane nevoje te imitojne si majmuni dhete nxjerrin bythen e cicat qe te ndjellin spektatore.Sfakianakis eshte kengetar kontrovers ka problemem me producentet sponsorat bile edhe me publikun here here.Por i ben keto se e di qe muzika e tij e vecante eshte magjike dhe qendron shume lart.Nqs ka folur kunder shqiptareve e verteta eshte se nuk na duan,ne shkuam atje pa u marre leje dhe po i furnizojme rregullish me droge.e dyta cdo njeri ka pikpamjet e veta politike shoqerore.ne fund te fundit ai i mohoi ato thenie gje qe barazohet me nje autokritike.Qe ta mbyll salla do jete e mbushur plot dhe une pres dhe nje nate te dyte shfaqjeje.Kalos irthes ARHONDA stin patridha tu aeton.

  24. T. Voda says:

    –Lutem botoje komentin.
    — I NDERUAR CIPA, RESPEKTE PER NIVELIN E KESAJ INTERVISTE ..!!
    Do te deshiroja Gjithkush qe e quan vehten gazetar shqiptar, duhet te ndante te njejtin mendim me ju.

    — Personalisht kam.mendimin se keto evente jane ne kuadrin e thellimit te platformes Greke te aplikuar gjate ketyre 3 dekaddave per degradimin total te Shqiperis, E NE VECANTI , TJETERSIMIN E SHQIPERIS SE JUGUT, REALIZIM E ENDRAVE TE VJETRA TE MONARKO-FASHISTEVE ,me menyren graduale dhe paqsore.

    —NJE SY,- NJE MENDJE,-NJE ZEMER E KUJDESESHME ; –Ska si te mos vere re se ka nje pune te kordinuar, te kalkuluar nga jasht brenda dhe anasjelltas , qe ne te keqen me te vogel duken si teste , matje pulsi, por ne fakt ” MESYMJA FSTKEQSISHT KA FILLUAR”.
    — Ska si te mos vere re se eshte SYNUSR E PUNIAR PER TE KAPUR MAJEN E PIRAMIDES, DREJTUES E PUNONJES KYESORE TE MEDJES. bese thyer e besprere , bisht perdredhur e kurriz perkulur, te korrupar ne te gjitha format qe me pa aftesine e keqdashjen ne keto 3 dekada shkaterruan EKONOMON, MBROJTJEN , RENDIN, DREJTRSIN, MORALIN PRA … SHYULLAT E NJE SHTETI.

    — Qarqeve shoviniste brenda e jasht Greqis . PAS VITET 90 U AFRAN SHANSIN E TRETE, ” SHANSIN E ARTE”. . QE JO PA QELLIM POLITIKA E NENDHESHME GREKE E KA EMERTUAR ..” AGIMI I ARTR “. NE SHERTBIM TE KESAJ POLITIKE TE NENDHESHME ESHTE NDERTUAR NJE STRATEGJI E TERE QE FATKEQSISHT PO FUNKSIONON PA U SHQETSUAR DHE PA U NDALUR.
    — NE VAZHDEN E KESAJ POLITIKE ESHTE DHE VIZITA E KETIJ LLOJE KENGETARI I KAMUFLUAR PAS SYZEVE TR ETRRTA .

    –‘ Eshte ne nderin e Shqiptareve qe te tregohen te kulturuar e te sjellshem , larg incidenteve e provokacioneve. Te tegohen te kujdesshem dhe “TE MBAJNE SHENIME” . Ne se nje kengetar shqiptar do te kish ofenduar Grekerit , veshtire se do ta linin te futej as ne kufi. TE MESOJNE DHE ATA NGA SJELLJA DHE KULTURA JONE, DHE TE KERKOHET TE NA I SHPERBLEJNE ME TE NJEJTEN MONEDHE.
    Tomor Voda _ USA

  25. Belgu says:

    Ky notiz vjen per Euro , vjen per ti thene shqiptareve se une ja u mar leket mu ne mes te Tiranes. Ne qofte se eshte e vertete qe i ka ofenduar shqiptaret, bojkot koncertit

  26. br says:

    Dhe pas tere kesaj, ky tumigrek do tu thote mediave greke:kendova per greket matan greqise jo per ate racen inferiore shqiptare.

  27. Oriku says:

    Ky gjoja “artisti i madh” me qendrimet e tij nuk ka asnje shanc te ndiqet nga shqiptare te vertet qe e respektojne veten e tyre.Ketu te ne ka ca antishqiptare qe jane si ai dhe me keq se ai qe do shkojne ne ate salle te duartrokasin nen justifikimin se po na paraqet art ky tipi.Eshte per te ardhur keq se si e shfleftesojne veten perballe ketyre pacavureve.Ky kishte qendrim antishqiptar ne luften e Kosoves ndersa une duhet te shkoj ta duartrokas ? Ai shume mire ben qe vjen se kerkon te shtoje te ardhurat e tij por keta qe e kane sjelle jam kurioz cfare jane?Se shqiptare qe e respektojne veten e vet ,se besoj.Ajo salle fatekeqesisht do te mbushet me Notet dhe sojin e tij qe jane brenda nesh por shqiptar te vertet se besoj te shkoje te degjoje nje qaraman qe kendon per varesine nga droga….

  28. Sa says:

    Me Turqit shqipfoles as bythen nuk fshijne greket.

  29. Llaman says:

    Cipa eshte as me pak e as me shume simetriku i ketij kengetari., i njohur per antigreqizmin me te cilin gjen tema per publicistiken e tij.

  30. Emma says:

    Do na rrjepin dhe xhepat tani. Biletat variojne nga 5,000 -15,000Lek ! Shkoni shqiptare e shikoni Notis. Greket nuk shkojne te shohin koncertet e kengetareve shqiptare ndonjehere, por ne jemi inferiore me sa kuptohet! Sa per artin e muziken greke nuk e di kush tjeter ne Bote i degjon e shijon vec grekeve e rrethinave te aferta…

  31. Lexues Shqiptar says:

    Jane hedhur ne sulm disa shqipfoles greko/maskarenj,
    per te denigruar nje gazetar shqiptar shume te matur.
    Aleksander Çipa eshte gazetar i pavarur patriot shqiptar.
    Notis Sfakianakis shume here pro partise fashiste greke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje