VIDEO: Deputeti i Putin-it godet me shuplakë nxënësin, çuditërisht përkrahet nga rrjeti

23 Maj 2018, 12:12Lifestyle TEMA

Një deputet nga partia e presidentit rus Vladimir Putin, është filmuar teksa godiste me shuplakë një nxënës i cili e kishte fyer atë.

Por çuditërisht përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë lavdëruar politikanin Andrey Odintsov për këtë veprim që kishte bërë.

Odintsov ishte duke inspektuar punimet që po zhvilloheshin në stadiumin e një shkolle të mesme në Eldigino në Pushkin të Moskës, kur dy nxënës po bënin zhurmë nga karriget e stadiumit.

I zhgënjyer për mos respektin e treguar nga nxënësit, Odintsov që ka shiritin e zi në karate sikurse presidenti Putin, iu afrua të rinjve dhe pa u menduar dy herë e goditi shuplakë në fytyrë njërin prej tyre.

Nxënësi menjëherë e raportoi rastin tek arsimtarët, kurse Odintsov është ftuar në zyrën e drejtorit të shkollës ku është kërkuar nga ai ta shpjegoj sjelljen e tij në stadium.

Megjithatë, 33-vjeçari ka refuzuar të kërkoj falje për shuplakën e dhënë adoleshentit, duke thënë se “e di se si duhet të trajtoj të rinjtë”. (TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje