Mustafa Nano rrëfen për seksin dhe një provokim me Ilda Bejlerin: Hera ime e parë me një femër

22 Maj 2018, 19:35Lifestyle TEMA

Mustafa Nano edhe sot e kësaj dite i kujton katër Shtatat, Dyshin e “mirë”, Çupën karo… Kushdo do të mendonte se ishin thjesht letra bixhozi.. Jo se nuk ishin, por në vend të ikonave të zakonshme me dy koka, ishin femra nudo. Ishte 15 vjeç dhe ishte hera e parë që shikonte femra lakuriq.

Mustafa Nano do t’i ndajë me publikun, në një standup komedi me titullin “Nuk ka kurva në këtë botë”, në datat 24, 25, 26, 27 maj, ora 20:00, në sallën “Molier” të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli. Që në titull mund ta kuptosh se Nano ka vendosur t’i turbullojë ujërat sërish.

Duket sikur analisti i njohur e ka kthyer në një qëllim në vetvete të provokojë përmes temash të nxehta, por në fakt nuk është kështu. Ai merr guximin të flasë publikisht për ca tema, që të gjithë i flasin nën zë, nëpër tavolina, por nuk arrijnë t’i bërtasin. Nuk flasin për fetë, për figurat historike, për seksin, edhe pse për këtë të fundit mendojnë në pjesën më të madhe të kohës.

Por Nano ka vendosur ta bëjë këtë gjë publikisht per “panorama”, nisur jo thjesht nga një nevojë personale për të folur, por nga nevoja për të pasur një shoqëri më të hapur, ku të mund të flitet për temat shekullore të konsideruara tabu dhe të mund të “shkërmoqen” dalëngadalë ca mite e klishe që lidhen me femrën dhe mashkullin.

Pasi provokoi me show-n “Edhe profetët dinë të puthin”, plot tre vjet më parë, ku përzjeu Krisht e Muhamet; pasi ndezi debate të flakta sepse cenoi origjinën e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, duke ia bërë nënën sllave, Nano ka vendosur të flasë për seksin, jo thjesht si një akt, por si një shprehje lirie e burrit dhe e gruas, në të njëjtën formë dhe me të njëjtën dëshirë.

HISTORITË PERSONALE

Do të kishte qenë joetike sikur Mustafa Nano të fliste për seksin duke u nisur nga histori të të tjerëve, nga anekdota të dëgjuara lart e poshtë apo mbi teori. Jo se nuk e përdor këtë të fundit, sidomos të Frojdit, por më shumë për të ironizuar pak mbi të. Nano niset nga historitë e veta.

Një rrëfim me doza humori, se si për herë të parë pa imazhin e një femre lakuriq, pastaj raporti i parë seksual… Do të përpiqet ta ngatërrojë publikun, duke e lënë në dilemë nëse hera e parë ka qenë me një femër apo me një mashkull… A do trondiste njeri nëse Mustafa Nano të kishte kryer marrëdhënie seksuale për të parën herë me një burrë?! Sigurisht që kjo duhet zbuluar duke ndjekur rrëfimin e tij prej një orë e gjysmë në skenën e Eksperimentalit.

Gjatë këtij monologu, ai do të flasë edhe për orgazmën. S’mund të kuptohet një bisedë për seksin pa orgazmën mashkullore e femërore, sepse i rezulton që këto të fundit bëjnë sikur nuk e kanë fort të rëndësishme këtë kulminacion, duke u “kënaqur” me kënaqësinë e burrit. Ah, jo, jo. Muçi, nuk është dakord me këtë, madje duhet nxjerrë edhe një ligj për barazi “qejfi”, që duhet të ketë penalitetet e veta. Duke u nisur gjithnjë nga vetja. ai bën një lloj çmitizimi të potencialit mashkullor dhe “namit” që bëjnë në shtrat. E duke i dhënë kuptim titullit të rrëfimit të tij, ai është tërësisht kundër faktit që “një mashkull beqar që shkon me 100 femra, quhet garip, kurse një zonjë apo zonjushë që shkon me 100 burra, quhet kurvë”. Shumë prej episodeve të rrëfyera marrin ngjyrime koloristike edhe nga vendlindja e tij, Skrapari, që, pa dyshim, diktonte kushtet e formimit të individit, ashtu si çdo qytet apo qytezë në Shqipëri. Nano ironizon me dashuri me vendlindjen, ndërsa nuk i kupton dot ata që nuk e përmendin kurrë atë. Duke folur për temat e përzgjedhura, ai përmend si “rastësisht”, personazhe, me të cilët ai është përplasur, ka bërë debate apo edhe nuk ka rënë dakord me veprimet e tyre. Në ca kontekste pikante do të përmendet gazetarja sportive Ilda Bejleri, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ish-kreu i PD, Sali Berisha (e këtu ndalet jo pak), kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi…

Ironizon me arrestimet e bosëve të narkotrafikut, emisionet në studion e Fevziut, precizonin e kolegut të kronikës Artan Hoxha, etj. Madje, ai edhe këndon në italisht dhe në shqip. Nano ka vendosur t’i shkojë deri në fund showt. Skena e teatrit ia kërkon këtë. Por, ndonëse batutat dhe humori mbështjellin gjithë rrëfimin e Nanos, duke e bërë atë dinamik, jo të mërzitshëm, pavarësisht shtrirjes kohore për t’u pasur zili edhe nga një aktor profesionist, gjithçka është tepër serioze.

Jo më kot, ai i referohet në fund të tekstit të tij një novele të Ernest Koliqit, “Gjaku”, historisë së Dodës, i cili nuk arriti t’u rezistojë dot deri në fund zakoneve që i imponon shoqëria, pavarësisht se është edukuar në Perëndim dhe u kthye që andej për të sjellë një frymë tjetër. “Dodë, mos i tut!”, thotë Nano, duke iu drejtuar të gjithë atyre burrave dhe grave, që pa dyshim do të mbushin sallën e teatrit, por edhe përtej sallës, që duan të jetojnë jetën, duke dalë mbi zakonet që imponon shoqëria.

12 komente në “Mustafa Nano rrëfen për seksin dhe një provokim me Ilda Bejlerin: Hera ime e parë me një femër”

  1. fakiri says:

    Do na ndryshoje jeten ! Dhe ajo te nesermen do te kete rrjedhe tjeter duke u vervitur larte si shurra kur te eshte ngrehur.

  2. Goni says:

    Per Mustafa Nanon,
    Fillimisht urime dhe suksese.
    E dyta, per ata bashkeatdhetare qe ndodhen larg dhe shume larg atdheut
    a keni menduar se si ta shohim kete show ?

  3. SELMANI says:

    KY MUCOJA ESHTE NJE KOKERR PROVINCIALI PERVERS QE GJITHSA BEN E THOTE E JUSTIFIKON NE EMER TE MODERNIZMIT, KUR NE FAKT TE RREFEHESH NE GJITHCKA ESHTE PROVINCIALIZEM I PASTER. MUCOJA TREGON KUR I KA RENE ME DORE PER TE PAREN HERE. KUR KA PARE SHAL FEMRASH PER TE PAREN HERE ETJ,ETJ PERVESITETE QE I SHET SI SJELLJE MODERNE. MUC PO QE BURRE NE ATE SKENEN KU DO VISH VERDALLE PER ME SHUME SE NJE ORE TREGO EDHE KUR E PE PER TE PAREN HERE NENE TENDE ME SHALE HAPUR PINGULTHI NGA VRIMA E PORTES. ISHTE ME BABEN TEND APO ME DASHNORIN? MOS HARO MUC SKRAPIDARI.

  4. shvejku says:

    Muc Nano do frlase per temat qe e gjithe bota i quan imorale!
    Ne se Muci eshte kaq LIBERAL,DO BENTE MIRE TE NA RREFENTE ME PARE SE TE NA FTOJE NE TEATER,SE CFARE BISEDASH BEN AI NE SHTEPINE E TIJ!
    FJALA VJEN A I KA THENE DOT MUCI BABAIT TE TIJ SE SA HERE E PALLONTE NENEN E TIJ PAS MARTESES,SE SA E KA PATUR SASINE E PALLIMIT NE KOHE TE NDRYSHME,SE SA E HIDHTE AI SPERMEN PAS PALLIMIT,NE SE IA KA BERE NENES SE TIJ NDONJEHERE NGA PRAPA DHE CFARE KA NDJERE E EMA E TIJ NE KETE RAST!
    PASTAJ TA FILLOJE ME VETEN E TIJ DHE GRUAN DUKE NA E BERE REALISHT KETE BISEDE NE STUDIO QE TA SHIKOJME E DEGJOJME NJE HERE MUCIN SE SI IA KERKON TE SHOQES,NE SE E KA BERE PALLIMIN NE SYTE E FEMIJVE APO NE NDONJE LOKAL DUKE UA TREGUAR TE RINJVE QE TE MOS KENE TURP SE KETO GJERA I KA JETA DHE NUK ESHTRE TURP TA BESH NE MES TE NJEREZVE!
    HIDHU MUCI KESHTU,QE TE NA MBUSHESH MENDJEN TOIP SE EDHE TI JE LIBERAL NE JETE E JO SA PER TE BERE HUMOR!

  5. alphade says:

    Shenim: O zoti Nano ! Qe Adami dhe Eva,pa patur “leksionet” Tuaja
    kane ditur te bejne dashuri dhe sekse . Edhe kafshet dine te bejne
    seks dhe cfare seksi ,pa patur nevoje t’i mesoje ndonje gazetar si
    Ti. I famshem si gazetar, Larry King nuk behesh duke shkruar marrezi
    neper gazeta e libra por duke patur disa virtyte e cilesi si : ndershme-
    rine qe zotrote as qe ke haber,objektivitetin, qe per ty eshte nje nocion
    absteakt, patriotizmin ,qe per ty eshte krejtesisht qesharake dhe bash-
    kohesh me tipat e Lubonjes,Kapllan Resulit e Co. Any way …,! Ne kete
    bote nese do te behesh i “famshen”, sigurisht perkohesisht,merri me
    te tilka tema qe perbejne sensacion dhe ne fund te dites kemi nje “flake
    kashte” qe nuk le asnje gjurme ne jeten shoqerore.

  6. Xha suloja says:

    Mustafa ka vendosur me kohë të bëhet klloun. Le të bëhet. Nuk ka pse t’ja kalojnë kllounët e tjerë si … nuk po përmend emra sepse ka shumë që në skenat tona pas nëntëdhjetës “kllounët” kur duan të qeshin të tjerët flasin fjalët banale. Kjo sepse humori i vërtetë ka vdekur prandaj duke përdorur fjalë të pista dhe të turpshme mendohet se është humori. Edhe për këtë arësye justifikohet kalimi nga rregullat dhe morali në parregullsi dhe imoralitet. Të vimë tek spektakli i këtij të “paturpshmi” dhe të kuptojmë nëse të folurit në skenë pa figura reale na japin ndonjë gjë të re. Të gjithë e dimë Kantin: po nuk hyre në det nuk mëson notin” ose po nuk vure dorën në zjarr nuk kupton se çfarë ndjen realisht. Le të themi sa të duam që zjarri djeg, uji mbyt por vetëm me fjalë as zjarri djeg dhe as uji mbyt. Atëhere po Muçi ç’farë kërkon që përdor vetëm fjalë???!!. Nuk shkon. Prandaj që të kuptohet spektakli, me që z. Muçi don të na tregojë “të pistat”të “pandershmet” , por që ai na tregon se janë të pastra të ndershme, ne kërkojmë që ato që thotë me fjalë dhe me gjeste ti pozojë të vërteta, reale ashtu siç i thotë dhe ti bëjë. Përshembull : Muçi të sjellë në skenë gruan, apo vajzën dhe ti xhveshi lakuriq, të bëjë seks onlain, të mastribuojë vetë para publikut etj. Kështu ne bindemi se vërtet ky njeri do ndryshojë botën. Unë shpresoj tek mençuria dhe vendosmëria se Muçi do ti realizojë këto. Ndryshe gjithçka që tregon pa e provuar është çmënduri e tij dhe e portalit që e shfaq.
    Eh ç’më zuri mua. Prap unë Xha Suloja jam

  7. Bureto says:

    Fix Fare! Megjithëate, thjesht për kuriozitet, dhe pastaj për të gjykuar rreth eventit, mbase show duhet parë.

  8. Jahjaga says:

    prototipi i gjithologut, qe nuk di te bej asgje….fiks si kiu fiu…
    pasi deshton ne cdo iniciative qe ndermerr sespse eshte shume siperfaqsor dhe provincial, provon gjera te reja…nga deshtimi ne deshtim…
    edhe ne nje debat te thjeshte televiziv, ai deshton madje vete ai e mbyll duke kerkuar falje, sic i ndodhi me Elvis Nacin, Ilda Bejlerin, Gazmend Bardhin etj etj…
    kurva ka por jo vetem femra edhe meshkuj gjithashtu…kur je beqar/e mund te nderrosh partner/e sa te duash deri sa te gjesh personin e duhur … nese martohesh dhe vazhdon lidhje te tjera quhesh grue ose burre kurve….sepse jo vetem eshte imorale ne vetvete por shkaterron familjen dhe peri rrjedhoje shoqerine…ky provinciali ben si modernist, kur sot ne Gjermani ka iniciativa per te denuar tradhetine bashkeshortore me burg…

  9. Doraci I art says:

    Skrapari ka tradits qipidhnimi.
    Esht klima uji ajri djelli qe e bejn pidhin te embel atje. Si rakija.
    Pi raki skrapari. Qi skraparllesh. Je ne heaven.

  10. Doraci I art says:

    Skrapari ka tradits qipidhnimi.
    Esht klima uji ajri djelli qe e bejn pidhin te embel atje. Si rakija.
    Pi raki skrapari. Qi skraparllesh. Je ne heaven.

  11. Patriot says:

    Ky Mustafai eshte kokrra e budallait!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje