Arben Ristani: Zotërinj ministra, qëndroni me sy nga selia e PD-së, ju pret gijotina

25 Maj 2018, 10:15Politika TEMA

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Semokratike, Arben Ristani ka zbuluar detaje nga protesta e opozitës që do të mbahet nesër përpara kryeministrisë.

Ristani i ftuar në ‘’Fax News” tha se në këtë protestë forca e PD-së do të jetë pjesëmarrja e lartë e qytetarëve, dhe se nuk do të ketë asnjë akt dhune.

Ristani tha se protesta do të zgjasë për disa orë me radhë, ndërsa nuk ka një afat se kur do të përfundojë.

‘’Forcën tonë e kemi te pjesëmarrja e qytetarëve nga i gjithë vendi, nuk do të ketë asnjë përdorim dhune, protesta do të jetë e qetë.

Kjo protestë do të jetë kundër bandave që drejtojnë dhe kanë marrë peng vendin.

Rama po luan me ëndrrën e shqiptarëve, që është integrimi i vendit në BE”, u shpreh Ristani.

Lidhur me akuzat e kryeministrit Rama se 613 kilogramët e kokainës në Durrës implikojnë njerëz të PD-së, Ristani tha se kjo është një shashkë e radhës, për të hequr vëmendjen nga aktualiteti politik.

‘’Së pari janë kapur keq, po ndodhin ngjarje të rënda, ka video dhe filmime të tjera që implikojnë ministra”, u shpreh Ristani,.

“Zotërinj ministra, qëndroni me sytë nga selia e PD-së, ku ju pret gijotina e videopërgjimeve”.

Ristani tha më tej se Rama ka marrë sinjale se negociatat nuk do të hapen dhe situata përrreth tij po përkeqësohet dita-ditës.

Lidhur me audiopërgjimin e ‘’Babales’’, Ristani u shpreh se PD-ja është e bindur lidhur me vërtetësinë e saj, dhe se Prokuroria do të duhet të punojë me ritme më të shpejta për zbardhjen e së vërtetës te publiku.

8 komente në “Arben Ristani: Zotërinj ministra, qëndroni me sy nga selia e PD-së, ju pret gijotina”

  1. ashtuhe says:

    forca rakija…

    1. Tony uk says:

      Mos ja vini re ka qene i dehur,shaka per inat te vjerres po bente.

  2. Andrea says:

    Po qofte dhe raki do kete o Risto? Jo per gje po mos na vej mundi kot der m Tiron. Va fan pirdhu o Shqupisto

  3. VLORA says:

    Babalja eshte e vertete, e thote ky pijaneci. shok i Babales.Eshte e vertet si zgjedhjet qe u ben ne Tirane,nga qe ishin te verteta e mori shperblimin ne ate vend qe ka ne Pd.Ate pergjim se si eshte le ta thote prokuroria,jo ti pijanec se je i pabesushem .Po te jesh TAP do te besojme se thone cfare ka barku i nxjerr bardhaku.Dukesh tani qe je esell ,prandaj nuk te besojme.

  4. Askushi says:

    Ristano me ke aty. Une damixhanen me raki dhd ti qoftet. E cdo plasi gallata.

  5. "BOHOTINA" says:

    Dereziu ti. Te te rroje dhe ai qe ke ne krah.

  6. Shqiptari nga Kosova says:

    Pi sa me shume RAKI se do dukesh me trim…!

  7. Fari~hu says:

    Kryetari i shoqates te pijanecve qe pshurren ne breke,po shton rradhet dhe po behet gati per zgjedhje te reja me nje formacion alternativ.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje