Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë ka reaguar ashpër ndaj Gjermanisë e cila ka dhënë leje për fushatën ku morën pjesë mbështetësit e terrorizmit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë me shkrim nga MPJ e Turqisë, rikujtohet se Gjermania ka marrë një vendim i cili ndalon që politikanët e shteteve të treta të takohen në këtë vend me votuesit e tyre, ku thuhet se Turqia nuk është dakord me këtë rregullim i cili nuk përputhet me demokracinë.
Përveç kësaj, në deklaratë thuhet se “zyrtarët e qeverisë turke nuk do të ndërmarrin hapa në kundërshtim me këtë rregull, por që është transmetuar tek autoritetet gjermane pritja që ndalesa e vendosur të zbatohet për të gjitha partitë politike pa asnjë dallim”.
Duke bërë të ditur se kur është mësuar se një parti politike nga Turqia do të organizojë fushatë zgjedhore në qytetin Këln i është rikujtuar kjo çështje autoriteteve gjermane dhe se janë bërë paralajmërimet e nevojshme.
“Përkundër të gjitha këtyre, leja e dhënë nga Gjermania për një aktivitet të tillë nuk ka asnjë anë të pranueshme apo të shpjegueshme. Lejimi i fushatës në fjalë, e cila është realizuar me pjesëmarrjen e simboleve të organizatës terroriste PKK dhe të degëve të saj në Gjermani, tregon shembullin e fundit të standardeve të dyfishta. Kjo qasje hipokrite, të cilën e dënojmë fuqishëm, nuk përputhet as me demokracinë, as me luftën kundër terrorizmit, as me pritjet e normalizimit të marrëdhënieve Turqi-Gjermani”, thuhet në deklaratë.
Erdogani mund te shpalle ke te doje terroristne ne territorin e saj po s’mund te detyroje vendet e tjera te bejne te njejten gje nese nuk kane prova per ti shpallur te tille. Erdogani kujton se ka te beje me pula te ngordhura si Bosnja dhe Kosova te cilave ju ben presione per te zbatuar axhendaen e tij Otomano-islamike duke harruar se duhet te matet 100 here kur ju hakerrehet vendeve kryesosre te Evropes si Gjermani,Franca apo Britania se s’do gjejne vrime miu ku te futen ! ! ! ! Fuqite Evropiane ja treguan vendin te semures se Bosforit para mese 100 vjetesh e jo me Turqise se Erdoganit qe fryehet si tullumbac me armet e Pernedimit.