Ministrisë e Brendshme ka nënshkruar një marrëveshje me ‘Ernest&Yang’ mbi operacionet lidhur me pastrimin e parave.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka deklaruar se qeveria ka një plan veprimi në këtë fushë dhe se duhet një bashkëpunim i të gjitha agjencive ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
“Janë një sërë veprash penale për t’u verifikuar. Policia e Shtetit është në një moment reformimi në këtë fushë, në kuadrin e reformimit të policisë kriminale.
Miratimi i planit të veprimit për këtë çështje është hap i rëndësishëm përpara, që do ta vërë këtë çështje në prioritetet e qeverisë, por dhe koordinimi më i mirë mes agjencive ligjzbatuese që operojnë në këtë fushë.
Operacioni Forca e Ligjit na ka dhënë një mësim të rëndësishëm, sado e fortë të jetë një agjenci, nëse nuk kemi koordinim të mirë mes të gjitha agjencive nuk mund të kemi suksesin e duhur.
Në kontekstin e këtij plani veprimi, kjo mbetet një nga domosdoshmëritë për të pasur sukses.
Ofrimi i një kompanie të tillë me eksperiencë ndërkombëtare do të jetë vlerë e shtuar për analiza të rëndësishme, për të kuptuar cila është qasja më e mirë në vendin tonë.
Për të identifikuar cilat mund të jenë organizimet më të rëndësishme, për të rritur nivelin e trajnimit të kapaciteteve që kemi, për të koordinuar jo vetëm ndërveprimin mes aktorëve shqiptarë, por dhe me aktorët ndërkombëtarë që operojnë në fushën e pastrimit të parave.
Një gjë është shumë e rëndësishme, trajtimi i gjithë këtyre raporteve, burimeve, të dhënave, që kërkojnë kompani të aftë për ta bërë këtë gjë.
Shpresoj që nënshkrimi i kësaj marrëveshje do të jetë kontribut në fushën e luftës kundër krimit ekonomik, pastrimit të parave dhe korrupsionit”, tha Fatmir Xhafaj. (TemA)
Aman more zoti minister po peshqit e medhenj te z.Lu,se me sa duket z.Lu eshte bere vete peshk I madh pas darkes me liken, fatin, bashen, etj. Po mos gabimisht bie edhe Lu ne rrjete, duhet kujdes se mbetet Kirgistani pa ambassador amerikan.
Shume mire… por Erns Yang eshte shoqeri qa ka dege dhe ne Shqiperi. Kjo shoqei mban kontabilitetin e qendra dhjetra shoqerive ketu. Mos kemi konflikt interesi. Nderkohe ka drejtues te larte ligjzbatues psh min financave e tatime… kane aktivitete ekonomike te ditura dhe pse ligji nuk i lejon. I kane te baballareve apo te vetat. Si do vrprohet?
Per te qene realist shoku Fatime.
Me rastin e Babales me te vertete qe te rrane ne qafe.
Qe edhe sikur nje fije te jene te verteta.
Inkrimiojne vellain tend dhe jo ty personalisht.
Por ti kthehemi subjektit te shkrimit ..
Mqs je aq “i paster”.
Dhe nuk Po behet fjale per demagogji..
Por per para te pista..
Po flas si nje njeri popull qe me te vertete nuk i duron hipokrizite dhe intrigat e shpifjet siç t’u ben.
Por qe nuk duron as hipokrizite.
Mqs je ne aksion te parave te pista (nqs me te vertete).
Na trego shoku Fatmir te ardhurat dhe shpenzimet reale te tua dhe familjes tende ( nuk Po flas per deklareten ne ILDP).
Na trego me çfare e bleve shtepine.
Mercedesin G-Class ( super luks).
Na trego me cfare e ndertoi familja e jote dhe vellezrit e tu pallatin ne lulishten e Vlores.
Na trego nqs realisht influencove per lejet Dhe nqs ke pas pjese perfituese reale .
Si dhe nqs nga te gjitha keto vellai per vellain ( se keto jem ne Shqiperi) nuk i ka dhene ndonje “ dore” sponsorizim support mbeshtetje etj..
Te perkrah per te padrejtat qe tu ben.
Por jo per keto…
Nuk jam Saliu dhe nuk me rruhet per te..
DREJTËSI per te gjithē nqs doni me bë shtet !!
Note: Jo si Saliu ( edhe pse jeni te gjithe njelloj)
Po parate qe ka pastruar vellai i ministrit do kontrollohen?
Te bashkepunosh me partner kaq te fuqishem do te thot qe ne saj te punes se mire ke perfituar besimin e firmave prestigjoze.
Kam pershtypjen qe do jet nje nga mekanizmat me fryt dhenes ne ndihme te evidentimit te parave te pista te krimit dhe bllokimit te tyre.
Une vazhdoj te jem i mendimit qe realisht duhej te ishte bere kohe me pare operacioni forca e ligjit por me mire vone se kurre. Urime