Nga Admirina Peçi
Dita e 11 prillit 1985 në Spaç ishte një ditë e pazakontë. Vdekja e diktatorit Enver Hoxha do të merrej vesh që atë ditë në mëngjes mes të burgosurve dhe policëve punonjësve të sigurimit etj….. Por si u përjetua kjo ditë mes të burgosurve dhe xhelatëve të këtij burgu?
Dëshmia e rrallë e Bedri Blloshmit dhe shumë dokumente ekzkluzive mbi këtë ngjarje u dhanë mbrëmë në emisionin “Dosja K” në Report tv.
Blloshmi rrëfen mbi shumë detaje të asaj dite që sundohej nga muzika funebër në Spaç, por edhe për ndëshkimet shtazarake të xhelatëve, ndaj të burgosurve që u shprehën të gëzuar për vdekjen e diktatorit në ditën e zisë. Një ngjarje e panjohur dëshmohet nga Bedri Blloshmi edhe mbi urdhrat e vrasjeve të fshehta në minierë, vrasje të cilat më pas deklaroheshin thjeshtë si aksidente në minierë.
11 prilli i 1985 në burgun e Spaçit, do të ishte një ditë e paharruar për të burgosurit politik të regjimit komunist. Në rrethana krejt të pangjashme ata do të mësonin atë ditë lajmin më shpresëdhënës të jetës së tyre. Bedri Blloshmi po punonte atë ditë në galerinë e vjetër me numër 20 në zonën e dytë të minierës së Spaçit. Ishte një ditë e zakonshme pune në atë minierë të vështirë.
Bedri Blloshmi e kujton kështu: “Po prisja momentin që të vinte ajri i kompresorit. Ne pak a shumë i ndjenim oraret e proceseve të punës që kryenim në galeri. Unë kuptova që kishte kaluar orari i ajrit të kompresorit dhe dola jashtë që të pyesja. Kur dola jashtë, atje te vendi ku rrinte polici ishin mbledhur edhe shumë policë të tjerë, civilë dhe më bëri përshtypje kjo gjë. Pyeta policin dhe ai më bërtiti që të futesha brenda. Kur u ktheva pashë që në vendrojën ushtarake ishte ngritur flamuri në gjysmështizë. Kuptova që diçka kishte ndodhur dhe që ishte diçka e rëndë. Kur shkova në galeri u tregova edhe shokëve. Pastaj erdhi brigadieri i dënuar dhe na urdhëroi që të linim punën. Dolëm jashtë dhe na rreshtuan”.
Zona e dytë e Spaçit atë ditë kishte më shumë policë se sa të dënuar. Ishin të shqetësuar. Asnjë nuk fliste. Policët qanin dhe fshinin lotët me cepat e xhaketave. Të burgosurit i kishin vënë në rresht dhe pas afro 20 minutash kishin zbritur në kamp. I kishin kontrolluar si zakonisht dhe i kishin futur brenda rrethimit. Edhe në kamp gjendja ishte po ashtu e nderë. Kishte aq shumë policë e civilë që kishin zbarkuar në Spaç sa ishte e pamundur të mos kuptoje se një ngjarje e pazakontë kishte ndodhur. Altoparlanti që ishte vendosur në një degë të plepit, i cili ndodhej mes barakave në buzë të përroit, lëshonte muzikë funebër. Të gjithë të burgosurit i kishte përfshirë një gazmend i fshehur.
Bedri Blloshmi thotë: “U kuptua që kishte ndodhur diçka, por kë mund të pyesnim. Hëngrëm drekën sepse ishim turni i parë. Nga e gjithë kjo u kuptua që diktatori nuk merrte më frymë. Në krah, në krevatin ku flija kisha një Etem Ibrahimi nga Vlora. Të nesërmen në mëngjes u ngritëm dhe shkuam në mensë…
Në fakt, unë fola me dy-tre shokë të dënuar dhe nuk e mendova se ndonjë aty do ta kishte mendjen tek unë. Dolëm jashtë, u rreshtuam dhe po prisnim që të niseshim për në punë. Në Spaç në atë kohë ishin dy kampe. Ai ku isha unë dhe të tjerët që i quanin armiq ishte në përrua, ndërsa te kampi te pallatet rrinin të dënuarit ordinerë”.
Ngriti dolli kur gjithë populli mbante zi për Enver Hoxhën
Ngjarja e atij mëngjesi ishte me të vërtetë e rëndë për xhelatët e regjimit në kamp. Gëzimi për vdekjen e diktatori ishte një akt i patolerueshëm për mentalitetin e tyre. Dhe ky akt duhej dënuar maksimalisht. Në raportin që kishte lënë komandanti i togës së policisë Josif Sadikaj për ngjarjen në mensë atë mëngjes, të nesërmen pas vdekjes së Enver Hoxhës shkruhej:
Sot me datë 12.4.1985 në repartin 303 Spaç në rajonin e banimit për krime kundër shtetit, rreth orës 6:00 i dënuari Bedri Blloshmi, në kohën që ka qenë duke ngrënë mëngjesin në mensë dhe kur të dënuarit e tjerë kishin ulur kokën e po hanin bukë u shpreh me fjalët “Gëzuar o shokë” këtë thënie të tij e dëgjoi vetë kryetari i këshillit Dhimitër Stefa, i cili informoi menjëherë. Ky i dënuar i ka thënë këto fjalë në një kohë kur mbarë populli mbante zi për vdekjen e shokut Enver Hoxha. Ky i dënuar paraqet rrezikshmëri. Për këtë mendoj të izolohet dhe të ndiqet penalisht.
Komandanti i Togës së policisë Josif Sadikaj.
Më poshtë dokumenti mban edhe këtë shënim të oficerit të rojes:
“Të izolohet me 30 dit, të përpilohen dokumentet dhe të ndiqet penalisht,
Oficeri i rojes Refat Shkëmbi
Pas këtij raporti komanda e repartit jep vendimin për këtë “mëkat të pafalshëm të këtij kundërshtari të paepur që gëzonte ditën e vdekjes së diktatorit në një kohë kur i gjithë populli qe në zi!!!
“Spaç më 12.4 1985
Reparti i riedukimit 303
Fletë dënimi
Për arsye se i dënuari Bedri Blloshmi ka shkelur paragrafin, pikën, … të rregullores së reparteve të riedukimit duke prishur qetësinë e rregullin në kohën e ngrënies së mëngjesit..
E dënoj me 30 ditë izolim.
Dënimi i fillon në ora ‘7 datë 12.4.1982 dhe i mbaron në ora 7 të datës 10.5.1985
Komisari i repartit 303
Xhemal Zerka
Komandanti i repartit 303 Flamur Topallaj…”
Nisin ndëshkimet… “Një muaj izolim!”
Pas këtyre shkresave, a mbase ende pa u hartuar shkresat, menjëherë pas raportimit të spiunit për ç’ka ishte thënë atë mëngjes në mensë, ndërsa të dënuarit e turnit të parë, mes tyre Bedri Blloshmi, Et’hem Ibrahimi, dhe Agim Hamiti, ishin vënë në rresht për të shkuar në galeri, komandanti i policisë me mëngët e përveshura ishte afruar dhe kishte bërtitur “Kush është Et’hem Ibrahimi?” Dhe kur i përmenduri kishte dëgjuar emrin e tij ishte përgjigjur “unë jam”. Komandanti i ngrysur e me sytë e skuqur nga të qarët e kishte urdhëruar: “Hajde me mua matanë se plasi peshku”. Kjo ishte një ironi e komandantit për Et’hemin, si për ti kujtuar atë që i dënuari kishte thënë në kapanon natën e 11 prillit pasi ishin kthyer nga galeria në kamp. Dikush e kishte spiunuar Et’hemin pasi ai kishte thënë:“Tani plasi peshku. Shpëtuam përfundimisht. Mos u mërzitni tani…”
Por pas Et’hemit komandanti do të shfaqej sërish në kodrën mbi kapanon dhe do të vinte të thërriste këtë herë Bedri Blloshmin…
“Ne ishim në pritje që të vinte policia për të na nxjerrë në punë. Po bisedoja bashkë me Etemin, ishte edhe një Agim Hamiti nga Vlora etj., dhe po flisnim se si do shkonin punët me qeverinë në vijim. Ndërkohë vjen shefi i policisë dhe thirri Etem Ibrahimin. Etemi e kishte dënimin e dytë dhe për 5-6 muaj lirohej. E dërgoi Et’hemin në krahun matanë dhe erdhi përsëri e pyeti se kush ishte Bedri Blloshmi. Më mori dhe mua. Në mesin e urës ku ishim rreshtuar ishte edhe baraka e policit. Shefi policisë më futi aty dhe më pyeti se përse isha i gëzuar e i qeshur. Më çoi në krahun tjetër te një fushë, që atje i thoshin fusha e qymyrit. Atje ishin mbledhur policë e civilë, të cilët të egërsuar po rrihnin Et’hemin. Filluan të më rrihnin edhe mua sepse kisha sharë “babanë” e tyre, se isha shprehur se do të shembej qeveria etj. Pasi na rrahën mirë e mirë të dyve, na mbyllën në birucë. Pas një muaji dola nga biruca…”
Udhër i fshehtë: Vriteni në galeri…
Pas birucës për çdo të dënuar niste rutina e zakonshme. Zgjimi në 5 të mëngjesit apeli, ngrënia e mëngjesit, përgatitja e turnit të radhës për në minierë, norma sfilitëse, kërcënimi me tortura nëse nuk arrin normën, kthimi në kamp e më tej ditët në vijim po njësoj…
Kishin kaluar disa ditë të tilla, pas izolimit dhe Bedri Blloshmi do të merrte një ditë krejt papritur një kërcënim të hapur para qindra të burgosurve politik. Kryetari i degës së punëve të brendshme të Rrëshenit, Bajram Pelo kishte mbledhur gjithë kampin, e kishte nxjerrë para të gjithëve Bedri Blloshmin dhe e kishte kërcënuar ta qepte gojën ndryshe do ia prinin me gërshërë.
Po atë ditë, pas asaj mbledhjeje të pazakontë para kampit, roja i brendshëm, kishte thirrur nj prej të dënuarve që ishte në brigadën e Bedri Blloshmit dhe e kishin futur në birucë për disa orë. Të nesërmen teksa shkonin për në punë ai kishte treguar se çfarë urdhri makabër i kishin dhënë kur ishte në birucë…
Bedri Blloshmi: “Polici mori një nga punëtorët që punonte me mua. Kur shkuam të nesërmen në punë, ai punëtori më tregoi se e kishin futur në birucë dhe atje kishte shkuar edhe kryetari i degës, i cili i kishte thënë: “Ti punon në galeri bashkë me Bedriun, kështu që gjeje mënyrën dhe vrite në galeri. Pastaj hajde të marrësh lirimin e të shkosh në shtëpi”.
Përballja më këtë fakt ishte turbulluese. Në çdo rrethanë i rrezikuari mund të takonte vdekjen. Pasi kishin folur pak çaste për këtë gjë, dy ish të dënuarit që punonin në të njëjtën brigadë do ta shihnin këtej e tutje njëri-tjetrin me dyshim. Bedri Blloshmi e kishte ndarë këtë sekret edhe me dy tre shokë të tij. Tashmë, edhe nëse në minierë ndodhte një aksident i pastër, sërish të gjithë do të besonin se Blloshmin e kishte vrarë shoku i dënuar sipas porosisë së kryetarit të degës.
Dhe vërtet një aksident do të ndodhte në minierë dhe Bedri Blloshmi do të jetonte shumë orë të vështira mes jetës e vdekjes…
12 qershor 1985, dita e aksidentit…
Aksidentin në minierë Bedri Blloshmi e kujton kështu: “Në datën 12 qershor unë rashë në furnelën e galerisë. Minat që nuk plasnin, lëshonin helmin e tyre dhe atje nuk bëhej ajrosja e duhur se nuk kishte nga të qarkullonte ajri. Unë isha dhe pa ngrënë se nuk e haja mëngjesin. Më zuri helmi dhe rashë 13 metra e gjysmë. Poshtë meje ishte ai personi që i kishin kërkuar të më vriste. Ai ishte alarmuar dhe kishte dalë jashtë për të lajmëruar. Erdhën të gjithë. Më nxorën prej andej pa ndjenja. Në infermieri më bënë një gjilpërë për zemrën, dhe më kishin lënë në një dhomë të vogël që quhej dhoma e vdekjeve. Atje kishte edhe të tjerë të shtruar. Kishte ardhur edhe një doktor nga spitali. Ata të kampit i kishin thënë se për 2-3 orë unë do të vdisja.
Ndërsa ai i kishte kundërshtuar dhe kishte kërkuar që të më nisnin për Tiranë dhe le të vdisja rrugës. Më sjellin në Tiranë, në spitalin nr. 2, që ishte spitali i burgut. Kam ndenjur 21-22 ditë. Kur u përmenda, isha i hutuar, nuk përqendrohesha dot se ku isha. Më dhembte shumë koka sepse e kisha goditur. Nuk isha në gjendje as të flisja. Kur u përmenda kuptova se më kishin lidhur këmbë e duar në krevat. Më dhembte edhe kurrizi. Mendova se kisha thyer shtyllën kurrizore. E dija se në atë gjendje mund të jetoja 10-15 vjet megjithëse i paralizuar. Mendoja se si mund të hidhesha nga dritarja e të vritesha”.
Por ky ishte veç një mendim i çastit. Shumë shpejt ai do të ngrihej nga shtrati dhe do ta kthenin sërish në kamp në Spaç. Por kthimi në minierë nuk ishte më një opsion për të. Ai do të refuzonte hapur të punonte në galeri e veç kësaj nuk do e ndalte agjitacionin e propagandën kundër regjimit komunist.
Një ditë, me justifikimin se po e çonin në spitalin e Rrëshenit për ta vizituar, Bedri Blloshmi kishte përfunduar në degën e Punëve të Brendshme. Ai gëzim i pafre, ditën e vdekjes së diktatorit nuk ishte harruar….
Bedri Blloshmi kujton: “Më morën me makinë dhe më çuan në Degën e Brendshme. Atje pashë se po plotësonin një procesverbal arresti. Më çuan te biruca nr. 7. Në mesnatë erdhi kryetari i degës dhe më mori në pyetje. Më rikujtoi gjithë çfarë kisha thënë. Dge i shash po i kam thënë të gjitha. Unë nuk e dua regjimin tuaj. Më tha pse e ka sharë babanë tonë(Enver Hoxhën) . I përgjigja: nuk e dija se është babai juaj”. Më kërcënoi më tha: do të të shtyp si morr”!. Nuk e mbaj mend se sa kohë më mbajtën atje. Pastaj erdhën dy oficerë nga Tirana. Kryetari i degës u shpjegoi se çfarë kisha thënë unë. “Merreni bëni ç’të doni me të. Ky do plumbin ballit”..
Bedriu kujton se atë ditë në hetuesi ata do i propozonin që të mbyllte gojën, të mos bënte më agjitacion e propagandë dhe se do ta transferonin në një burg tjetër. Por pas kthimit në Spaç Bedri Blloshmi si duket kishte vijuar po njësoj. Ai tashmë ishte tepër i rrezikshëm aty, helmonte çdo ditë mendjet e të dënuarve politik me ide e deklarata “se regjimi do të binte shpejt e se do të dilnin në liri”.., “se ai ishte një sistem i dështuar në të gjithë sferat e nuk e kishte të gjatë…”
Ndëshkimi i fundit në Spaç ishte një muaj izolim në qelitë e errëta e ndërkohë, kur izolimi po përfundonte po përgatitej sakaq shkresa për ta transferuar në Burgun e Burrelit. Edhe në këtë shkresë do të theksohej mëkati i rëndë i Bedri Blloshmit: “Ai kishte guxuar të gëzohej e lumturohej ditën që kishte vdekur diktatori..”.
Spaç më 7 .8.1985
Propozim
Për kalimin në regjim Burgu në repartin 321 Burrel të dënuarin Bedri Sami Blloshmi.
Konstatuam
Se i dënuari Bedri Blloshmi ka mbajtur dhe mban qëndrim shumë të keq, nuk është aktivizuar asnjëherë në punë, është element parazit, merret me agjitacion e propagandë të mprehtë armiqësore në mënyrë të fshehtë dhe hapur, duke mohuar rolin udhëheqës të partisë dhe të udhëheqësve kryesor, nënvleftëson arritjet ekonomike shoqërore të vendit tonë, në mënyrë të veçantë ka mbajtur qëndrim shumë të poshtër në ditën e zisë për udhëheqësin tonë, duke thënë se tani do të ndryshojë politika e Partisë dhe e qeverisë shqiptare duke mbajtur në gojë udhëheqësin tonë dhe duke përdorur fjalë fyese dhe ofenduese në prezencën e disa të dënuarve, me sjelljet dhe qëndrimin e tij ne shohim nj armik të betuar të partisë dhe të shtetit.
Për këto ky i dënuar është thirrur dhe këshilluar disa herë , është dënuar me izolim në birucë. Po për këto sjellje, së fundi është demaskuar para gjithë të dënuarve nga ana e kryetarit të degës së punëve të brendshme dhe nga komanda e repartit. Aty në vend që të mbante qëndrim autokritik, në mënyrë të ashpër e krejt armiqësore kundërvihet dhe vërteton përfundimisht rrugën dhe qëllimet që ai i ka vënë vetes si armik i betuar i këtij sistemi. Në këto kushte duke parë rrezikshmërinë që ka ky i dënuar në këtë repart riedukimi, si dhe rolin negativ që luan ky i dënuar tek elementë të veçantë, duke u nisur nga mendimi i kryetari i degës së punëve të brendshme të rrethit:
Vendosëm
Që i dënuari Bedri Blloshmi të mbyllet në regjim burgu në repartin 321 Burrel, për shkak të rrezikshmërisë që ai paraqet në këtë repart riedukimi.
Komisari i Repartit 303
Xhemal Zerka
Komandanti i repartit 303
Flamur Topallaj
Punëtori operativ i repartit 303 Gramoz Velçani
Dakord
Kryetari i degës Punëve të brendshme të rrethit
Bajram Pelo..
Në burgun e Burrelit Bedri Blloshmi do të kalonte ende edhe 5 vite e shtatë muaj. Një tjetër regjim i rreptë e shkatërrues. Por pinjolli i Blloshmëve ia doli të mbijetojë. i la përfundimisht qelitë e Burrelit me 29 mars 1991. Epoka e diktaturës ishte mbyllur. Ai tashmë do të mund të dilte në liri. Por nuk ishte koha për prehje e qetësi. Një betejë e re do të niste për të: gjurmimi i të vërtetave rreth persekutimit të gjatë e të pandërprerë ët familjes së tij nga regjimi komunist për 45 vjet.
Si dhe pse u pushkatua vëllai i tij Vilson Blloshmi dhe kushëriri Genc Leka, kush i spiunoi? Cilët ishin xhelatët? Çfarë makinacionesh përdorën për ti çuar drejt pushkatimit? Si kishin qenë vitet e burgut për babanë dhe xhaxhain e tij, pasojat e pallogaritshme në familjet e dy poetëve të pushkatuar, persekutimin deri tek fëmijët e mitur, etj…
Të gjithë këto ishin pjesë e betejave që Bedri Blloshimit ju desh t’i përballte, gjatë 27 viteve postdiktaturë, për të dëshmuar me dokumente si rrallëkush krimet e kryera ndaj familjes së tij e për ti publikuar vit pas viti në një seri librash me të vërtetë të vyer.
Per cfare krenohet ky qyp!
Per pidhin e satom
Bravo nacionalisti se kur ti ishe ne burg apo internim,gruas,nenes,motres apo vajzave tuaja i ka sajdisur operativi i sigurimit,polici i zones apo brigadieri i fermes!
Shikoni fytyrat e femijve tuaj dhe do bindeni se asnje nuk i ngjan njeri tjetreit se jane mbarsur me lloj llooj palloshesh!
Cfare te benim me teper ne te shkretet?
Sa kishim ne dore e beme,ndersa ju tani kerkoni prap,por ne u plakem e nuk ua bejme dot ate qe benim dikur!
Ti gezoni femijet tane se i keni bukuroshe sic kemi qene ne!
O Mero Baze, si lejon nje koment te tille mor burr????
O moterqir me pseudonimin” bastard kali”, tu shkerdheft motra, si super kurve qe e ke, dhe tu qift vazaja semaforeve, mor kryefisqir!!
Tu te kan qir bejleret motrn dhe stergjysne nder shekuj, mor fisqir i ndyre!!
Paske qene sigurims, dhe paske ” palluar” grate e shqiptareve te burgosur ti fisqir??? sa per pallim eshte larg realiteti, sepse si bij kurvash, edhe impotente keni qene keshtu qe mos u mburr kot.
Me thuaj kush je dhe lejme nje takim kur te duash ti, dhe te aplloj une ty vajzen dhe gruan para syve, fisiqr burr.
Do ta kontrolloj kete artikull edhe per 2 dite te tjera, kam ne pritje te pergjigjes tende o fisderr
‘Hamshori’ jam shumë i sigurte që ti i ke me të dëgjuar ato që shprehe…jam i sigurte qe ti je komplet i paaftë ose ‘pa dhëmbë’ në gojë ose ndryshe ‘bullar’ i quajmë ne nga anët tona gjarprin që s’të kafshon pra si puna jote…ata që kanë bërë nga ato gjëra që përmënde zotrote nuk dalin ‘të mburren’nëpër site…megjithatë mënyra sesi ti u shprehe plotëson qartësisht pazëllin dhe tregon mentalitetin tënd dhe të asaj kurve nënë që të ka lënë kaq pas dore dhe s’të ka dhënë asnjë fije humanizmi. ..’hamshori’ je karakteri më i urryer që kam lexuar ndonjëherë në këtë forum….jam i qartë që ju enveristët jeni qelbanikër të pamëshirshëm pasi keni dhënë prova të pamohueshme për këtë fakt..tipa si ti duhet ti izoloj plotësisht shoqëria…pooo jam shumë dakord me këtë parafolësin që ia hedh fajin meros pasi replika jote nuk duhej të qarkullonte në këtë forum. ..megjithatë unë e përsëris që nuk i besoj ato që shkruajte ndofta ndonjë irritim i momentit shtyu fantazinë tënde në skutat më të errëta të çmëndurisë njerëzore dhe ti the ato që the. .nqs je bër pishman për sa shkruajte më sipër duhet të reagosh dhe të kërkosh ndjesë sepse këtu mes nesh ka shumë persona që kanë vuajtur dhe janë torturuar nga xhelatët e regjimit të qoftëlargut tuaj..pendimi është një virtyt njerëzor dhe nuk të bën inferior ashtu sikurse mospendimi nuk të bën superior
Mesohu o “zhaku” t’u besosh atyre qe ke degjuar dhe pare me syte e tu!
Qe pas 90-tes shume prej seres tende antikomuniste filluan te shanin ish sigurimsat se u kishin perdhunuar nenat,grate,motrast,vajzat etj.
Shume nga keto histori te shpifura kane dale edhe ne media ku shume artiste,sportiste,ish burgaxhinj etj deklaronin se jemi perdhunuar sistematikisht nga sekretaret e partise,brigadieret,shefat etj!
A te kujtohet kengetarja Alida Hisko se cfare derdelliste para ca kohesh per veten e saj,pastaj Jusdtina Aliaj etj?
Ja keto jane fakte qe ju vete i keni thene dhe nuk ka nevoje as te kesh dhembe e as te kesh jetuar ate kohge qe te pranosh mbrockullat tuaja antikomuniste!
Jeni aq gomere sa nuk keni kuptuar se duke shpifur kaq paturpesisht ndaj ish kuadrove te asaj kohe,ne fakt ia keni FUTUR vetes dhe familjeve tuaja!
Tani pse ju vjen keq kur ua perplasin ne fytyre ate cfare ju keni llapur tere kohes?
Sic shpifni ju,kane te drejte edhe te tjheret jo vetem te mbrohen,por edhe te tallen me ju duke shpifur!
Mbollet eren,korret FURTUNEN!
Ik o bythqir spaçi. Qenkerke shprehur ti “do bjere qeveria” ne nje kohe kur Blloshmi vete fliste me nenkuptime.
Bythqira spaçi
.. NUK E DI NE SE KA NDONJE TE BURGOSUR POLITIK A TE AFERM TE TIJ QE PO TREGON ZGJUARSI , QE PO SHPALOS VLERAT E IDEVE {NESE KISHIN } TE TE BURGOSURVE POLITIKE , QE KA VEND NE PARLAMENTIN SHQIPTAR , NE POLITIKEN SHQIPTARE NE PERGJITHESI , PASI NUK KEMI PARE APO DEGJUAR GJE KETO 30 VJET ..! DI QE ISHTE NJE KRYETAR PARLAMENTI , I BURGOSUR POLITIK , NUK ME KUJTOHET EMRI , POR ME TEPER PER TE SHIHJA KU SHKRUHEJ, SE ISHTE AGJENT I SIGURIMIT TE SHTETIT NE BURG , I CILI PAMVARESISHT NGA “THASHETHEMET” , MENDIMI I IM ISHTE SE ISHTE NJERI I QETE , I ARSYETUESHEM, PRANDAJ DHE JAP NGUSHELLIMET E MIJA , TE PREHET I QETE NE PERJETESINE QE E KA FAT I GJITHE NJEREZIMI ..!
Ky krenohet se paska ngritur dolli per vdekjen e Enverit me shurren e gardianit.
Benon mos permend krenarine dhe shurren se s’te dalin mire hesapet me Tarasin.
Ky kurv NNP do jete kelysh komunisti fara e keqe eshte po aty saliu nano ruci meta rama basha te gjitha partite jani vazhdimi i pushtit enver shpresoj sa me shpejt kjo fare e keqe te zhduket qe te shpetok nje here e mire shqiperia respekte ne max per te gjith martiret qe vuajten me shum ato qe ishin burgos edhe internuar zoti do i shperbleje ne nje menyre fatkeqsine qe mbollen fara e keqe e komunismit qe jane akoma ne pushtet nga 1945 deri tash 2018 komunistet e kelyshet e tyre jane akoma
Ky “qyp” ka me se të krenohet ; me vuajtjet e tij, me karakterin e fortë dhe sfidimin e frikës dhe dhunës policore. Nëse nuk dimë t’i respektojmë këto, së paku të heshtim.
Te gjithe te burgaxhinjte e para 90-tes,pavaresisht se shpreheshin kunder socializmit,ata ne fakt ishin dhe jane kunder SHQIPERISE DHE POPULLIT SHQIPTAR!
Shumica vijne nga rraca e qelbur tradhetare e bashkepuntoreve me pushtuesit dhe keto 28 vjet asnjehere nuk kane treguar ndonje gje te mire per interesat e shimices se shqiptareve!
Jane rrace qe populli i urren dhe kurre nuk i ka votuar nje here!
Kane 28 vjet qe vetem shpifin dhe shajne socializmin,por asgje nuk kane bere per Shqiperine!
Atehere per cfare mburren se paskan qene neper burgje?
E gjithe bota ka burgje,por asnje nuk mburret se ka qene ne burg!
Ky Blloshmi ka luajtur pjesen ne burg se ka qene spiun i Sigurimit dhe te gjitha keto i thote tani sa per te justifikuar krimet e tij te shumta kunder shokeve te vet!
Nuk eshte per t’u habitur se sakrifica te tilla kane bere te gjithe trimat e Sigurimit kudo ne bote,por ketij plehres i takoi rasti te mburret me denimin e tij te sajuar!
O Bedri, do bëje mirë të tregoje për të tjerët.
Gjysma e te burgosurve te Spacit ishin spiune te Sigurimit,se po te ishte ndryshe keta lapangjoze do nte kishin krijuar ndonje parti politike moderne dhe do bte kishin marre pushtetin!
Fakti qe keta ulen koken dhe u vajten prap[a te gjithe spiuneve tre sigurimit,UDB-se etj tregon se ata e njihnin padronin e tyre dhe pranuan me deshire sundimin e tyre!
Asnjehere nuk ngriten krye te gjithe burgaxhinjte kunder Sali Berishes qe i talli dhe shfrytezoi pa meshire,por edhe kur hyne ne greve urie dhe i vune flaken vetes asnjeri nga keta lamashe nuk ju afrua grevisteve per solidaritet!
Ja cfare “trimash” kane qene keta ndyresira qe gjoja kishin ngritur krye kunder socializmit!
Me perjashtime te paketa te gjithe kane hyre ne burg si hajdute apo kriminele dhe pastaj aty brenda shaj parti e qeveri;pra ketheheshin ne politik.
Ky është një legen burr që gënjen për çdo gjë që thot.nuk pyeten dëshmitar kundërshtarët e atij sistemi .çfar prisni ju te thot ky mashtrusi kti shyqyr qe i erdhi dita të shpifi e të genjej se koha vet esht piramid në kte sistem. Ky injoranti mashtrus bën heroin sot die ka spiunuar robt e vet .kur diskutonin tre të burgosur për heroizmat që kishin bere ne spaç kur vdiq Enveri nga një tavolinë më matan u hodh një i burgosur tjetër kishte bere nja 20 vjet burg në spaç i tha po pse gënjeni mer burra se kur vdiq Enveri të gjith kan qar në spaç për veç tre personave që bën hallv atyre ju shtua burgu nga 3 vjet kte e kam nigju me veshët e mi kemi qesh me lot. Mos dëgjoni kta legena si ky o njerëz kta jan genjeshtar që sot bejn heroin. Kta kan qen antishqiptar dhe në kte sistem kta nuk e duan shtetin janë njerëz që duan anarshi totale të përfitojnë çte mundin nga pjesa ndershme e popullit dhe në kte rast po grien tu mar para nga taksat tona. Mos u merni me ksi njerzish se me kta të pjell belaja kta si ke as për pun as për shkoll as për atdhetar i ke vetëm për zullumqar.
Nacionalistit i uroj NNP(nenen ne p…)
Bedri!Perse nuk shkruan pak per ish puntorin operativ te Spacit Shyqyri Toska?Nje njeri ordiner i cili ju premtonte te efermve,motrave te te burgosurve per ulje denimi e genjeshtra te tjera dhe me pas i shfrytezonte seksualisht.Me te drejte permend ish kryetarin e deges Bajram Pelo qe ashtu sic kishte ngjyren e lekures e kishte edhe shpirtin,por ne te vertete kur e ndjeu “gjalle” ka ikur ne Itali i veshur si grua nga porti i Shengjinit.Po e dini kush e percolli dhe ja krijoi kushtet?Po ai ish puntor operativ i Spacit Sh.Toska i cili vazhdonte te punonte ne ministrine e rendit edhe pse ishte ne pushtet partia demokratike.Kuptohet lehte se kete nder ja kishte bere nje apo disa ish spiune te tij ne burgun e Spacit qe ishin futur ne politike dhe ne pushtet.Kaq per sot.
O Sigurim Kalemi!
Ta lexoje komentin tend ky Illyriani,qe te mos llape me!
Heu…prap e ke lene detyren ti !? Atje ! me kova me uje te komandanti
Qenke tregu i zgjebosun
E ke gabim shoku Sigurim Kalemi. Ky Pela i Sigurimit, pasi u pushua nga puna si nenkryetar i Deges se Puneve te Brendshme Durres, vertet iku si klandestin nga Porti i Shengjinit me Peshkarexhen Fran Ndue Ivanaj, por ne peshkarexhe e ka hipur nje kapterr katolik i policise jo ky sigurimsi Toska. Kapterri ishte nga familje kulaku vertet, por te emen qe e kishte katundare relativisht te bukur ia ka pas shkerdhyer ish kryetari i Deges se puneve te brendshme Shkoder, Fecorr Shehu. Ne peshkarexhe kishte edhe nje peshkatar ish bashkepunetor sigurimi qe e ndohmoi duke i paguar edhe taksine deri te stacioni i trenit,kur zbriten ne Itali. Me pas kete Pelen e morri ne perpunim SISDE-ja italiane, por e pane qe ishte teper medioker e debil, me shume madje se Fadili ish drejtori i pergjithshem i policise ne kohen e R. Alise (qe spiunonte ne vitet 1993-1994 shqiptaret ne Trieste! Nga hollesite, qe po jap ore Sigurim kalemi besoj se e kupton, qe di shume me teper se ty per kete Pelen e Sigurimit e jo vetem!
Sa te forte e kini pasur partine ! Nje grusht kriminelesh nen udheheqjen e pederit qe
gjuajti si hijena viktimat e gjakosura ; trofe e arritjeve te sistemit makaber qe hengri
kocka njerezish te pa fajshem e qe ndihet krenar per mizorite e tije.C’a “kopili” Ficor
Shehu,sa i zoti,vlen per tu lavderuar,per tu permendur si kuadro e partise qe zbatonte
mesimet e enverit kur fliste ne plenium QI MOTREN,qi motren…..
Bastarde te rraces majmunit !
Cfare keni me shokun Shyqyri ju?
Ai ka bere detyren dhe nuk ka bere pallime!
Ai ishte impotent dhe nuk mund t’i bente qejfin as gruas se tij!
E dime se ka patur shume kerkesa te grave te ish burgaxhinjve,por partia nuk i lejonte keto pune te ndyra te beheshin me armiqte e kllases puntore!
Kaq per sot!
Te falenderoj shume Holta per saktesimin dhe hollesite e tjera ne lidhje me B.Pelon.Po te besohet ty se eshte nje person ne rrjetet sociale qe shkruan statuse te gjate e na i nxjerr kete Pelon qysh ne kohen e komunizmit si demokrat.Ore te vjen te ulerasesh ne kupe te qiellit kur degjon te tilla xhevaire.Sec kam nje ide se une e ti HOLTA duhet te jemi njohur diku.Sikur te takoheshim ndonjehere me siguri do te bisedonim gjate e gjere.Te uroj gjithe te mirat ne sherbim te se vertetes.
Eshte turp te mbrosh krimet e nje diktature qe i denonte njerezit edhe per nje fjale goje. Sesa i mire ishte Enver Hoxha kjo u deshmua edhe nga vrasjet qe ai beri ndaj te gjithe shokeve dhe bashkepunetoreve te tij. Edhe ne rast se sot Shqiperia perpelitet ende ne llucen e fukarallikut, skamjes dhe hajdutllikut kjo vjen edhe sepse vendin e disa komunistave te kuq e zune disa komuniste blu. Te dy palet kane te njejtin mentalitet. Edhe shume nga komunistet dhe partizanet e Luftes se Dyte Boterore qe ishin “mind opened” si Sejfulla Maleshova, Nako Spiru e kompani e “hengren” nga “shoku” i tyre , Tarasi! Te gjitha vendet e Europes Lindore e hodhen poshte pa hezitim komunizmin diktatorial. Vetem ne Shqiperi nostalgjia per ate regjim vazhdon. Sepse e ashtuquajtura demokraci ketu u transformua ne nje shkerdhatokraci te vertete.