"Berisha" parcelizoi Bulqizën me koncensione kromi, Basha viziton në spital minatorin e plagosur dhe sulmon Xhafajn. Tallja e...

30 Maj 2018, 12:38Politika TEMA

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka qenë sot në Spitalin Ushtarak ku ka vizituar minatorin e plagosur një ditë më parë në Bulqizë.

Por Basha u perqendrua serisht te Xhafaj dhe pse ishte per nje tjeter arsye ne spital.

Ai theksoi se ‘kjo nuk mund të vazhdojë më, kjo duhet të ndalet dhe që të ndalet ne duhet t’i japim fund një qeverisje të marrë peng nga krimi dhe nga korrupsioni’.

Ashtu si krimi i organizuar ka marrë peng ministrinë e Brendshme që nga koha e Saimir Tahirit dhe tani Agron Xhafaj dhe Fatmir Xhafajt, ashtu mafia e kromit, mafia e lojërave të fatit ka marrë peng Edi Ramën, Olsi Ramën, Damian Gjiknurin.

Kjo që themi sot është e shkruar me vuajtje, me plagë, me varre të hapura në kurriz të shqiptarëvedhe lexohet qartë nga partnerët ndërkombëtarë.

Ndaj është një arsye më shumë për të gjithë shqiptarët të kuptojmë se ka ardhur koha ta flakim tutje këtë qeveri, e cila nuk përfaqëson interesat e njerëzve por të mafies”, u shpreh kreu i PD.

4 komente në ““Berisha” parcelizoi Bulqizën me koncensione kromi, Basha viziton në spital minatorin e plagosur dhe sulmon Xhafajn. Tallja e…”

  1. blerimi says:

    Po pse o luli vocer ngele i tille gjithe jeten tende politike. I Vocer ne arsyetim e argumentim politik, i vocer nga integriteti personal, i vocer ne vlerat njerezore e humane. Ne vend se te rregullosh pak “biografine” per skandalet e bera prej teje, e te njohura boterisht, vazhdon me voceritetin tend te perfitosh nga situatat e ngjarjet e dhimbshme qe u rastisin te kene qytetaret e thjeshte per te bere propaganden tende politike te shpifjeve…
    turp per ata qe te kane vene ne krye te i binden idiotesive dhe sharlatanizmit tend. Turp per opozitaret qe perfaqesohen me ty

  2. Qytetari i thjeshte says:

    Ku kane moral keta pjella komuniste!!!
    Fol fol se dicka do ngelet i thone kesaj pune, por koha kalon dhe ora e gjykimit eshte afer, shume afer edhe per keta derdimen.
    Tik Tak, Tik Tak,
    Josi je e madhe, do ngelesh ne historiedhe per batuten e ores
    Tik Tak, Tik Tak

  3. Bardhi Tolabi says:

    Ketyre Lul-Salusherve,duhet t’ja u mbash ne lule te ballit.Krimet e tyre ne shume drejtime dhe ne kete rast,me parcelizimet dhe koncesionet e minierave,po I vuajne shteti dhe fukarenjte.Keta te dy kryesisht,por dhe te tjere PD-iste,ne vend te tulaten e mos bezajne,kane kurajon te politizojne dhe rastet e fatkeqesive si ne kete “vizite” tek ky fukaraj i plagosur per buken e gojes.

  4. perkthyesi says:

    Keta politikanucet tane as nuk e kane haberin se cfare eshte shkenca e Gjeologjise! Shqetesimi i tyre i vetem eshte si te vjedhin e te djegin sa me shume vendin, se per ate po i paguajme……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje